AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Sulmet huligane rrisin tensionet etnike në Bosnje

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pesë të rinj u plagosën kur një autobus që transportonte lojtarët adoleshente nga një klub futboll nga një qytet kryesisht kroato-boshnjak u sulmua në kryeqytetin boshnjak.

Tensionet etnike u përshkallëzuan në Bosnje dhe Hercegovinë në fundjavë pasi lojtarët e rinj nga qyteti jugor i Siroki Brijegut u sulmuan nga një grup i huliganësh në Sarajevë.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite, kur lojtarët e rinjtë të ekipit nga Siroki Brigej hipën në autobusin e tyre për t’u kthyer në shtëpi pas ndeshjes kundër “FK Zeljeznicar” të Sarajevës.

Lojtarët nga Siroki Brijeg thanë për median lokale se atyre u ishte afruar një grup huliganësh i cili doli nga një kafene aty pranë. Huliganët i parë i kishin sharë ata me emra nënçmues që ndonjëherë përdoren për të fyer kroatët e Bosnjës, pastaj i kishin sulmuar ata me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri. Një nga lojtarët Zeljeznicarit u përpoq t’i mbronte ata, por s’ia doli mbanë, thanë ata.

Pesë lojtarë pësuan dëmtime të lehta dhe autobusi u dëmtua lehtë, tha klubi i Siroki Brijegut në një deklaratë në faqen e tij zyrtare. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Të dy ekipet tha se sulmi ishte i papranueshëm.

“Klubi i futbollit të Siroki Brijegut e dënon ashpër këtë incident në Sarajevë, shpreh pakënaqësinë për faktin se shëndeti dhe siguria e të rinjve tanë u vu në rrezik dhe kërkon identifikimin e shpejtë dhe dënimin e autorëve,” thuhej në deklaratën e klubit.

“Ne i dënojmë ashpër veprime të tilla. Citojmë në mënyrë të qartë se jemi kundër çdo dhune në rrugë,” tha FK Zeljeznicar në një deklaratë në faqen e tij.

Si masë paraprake pas sulmit, tifozët e Zeljeznicarit nga Sarajeva nuk u lejuan të marrin pjesë në një ndeshje të ligës mes dy ekipeve të para nga të dy klubet në Siroki Brijeg ditën e diel. Gjatë ndeshjes nuk u raportuan incidente të mëdha.

Në një incident tjetër në qytetin e Dobojt, ku mbizotëron popullsia serbe, persona të panjohur shkruan grafiti duke thënë “Slaughter Balijas (një term nënçmues që përdoret për myslimanët), si të rinjtë dhe të moshuarit”, njoftoi media vendase ditën e hënë. Grafiti ishte nënshkruar nga “Vojvode (Duka) 1990” – një grup tifozësh nga ekipi vendas i FK Sloga Dobojt.

Përleshjet mes huliganëve nuk janë të rralla në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një sërë rastesh, dhuna e tillë është shkaktuar nga tensionet etnike që ende vazhdojnë në Bosnje, pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës. Për këtë arsye, Unioni i Futbollit të vend në disa raste ka penalizuar ekipet duke i urdhëruar ata të luajnë në stadiume bosh.

Një nga shembuj më të keq gjatë viteve të fundit ishte një përplasje mes huliganëve në Siroki Brijeg në tetor 2009, kur një tifoz FK Zeljeznicarit, Vedran Puljic, u qëllua dhe u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Për të theksuar absurditetin e kësaj situate, vetë Puljic ishte një kroat i Bosnjes, i cili po bënte tifozllëk për ekipin e Sarajevës.

Vrasësi i tij u identifikua dhe arrestua, por më pas u lejua t’i mbathte në Kroaci, ku autoritetet ngritën akuza ndaj tij disa javë më parë.

Etiketa: AkuzaArrestimBosnjedhunaGrafitiKroaciLokaleMASMediaPararrezikSarajevëSHSiguria
Tjetri
Rumania nxit Moldavinë t’i qëndrojë rrugës së BE-së

Ministri rumun i financave jep dorëheqjen pas hetimit për ryshfet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.