AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Srebrenica: kujtimet mbi një masakër

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Intervista, Kultura, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Srebrenica.

Artisti nga Irlanda e Veriut Anthony Haughey po shënon 20 vjetorin e masakrave të Srebrenicës të vitit 1995 me një film mbi ideologjitë konfliktuale dhe këndvështrimet e debatuara mbi vrasjet.

srebrenica“Qe goxha tronditëse me të vërtetë kur unë shkova aty për herë të parë,” thotë Haughey, i cili vizitoi fillimisht Bosnjën dhe Hercegovinën më 1998, tri vjet pasi lufta përfundoi.

“Unë mbaj mend se Sarajeva qe shumë e shkatërruar dhe më pas, kur shkoje në zonat rurale, fshatra të tërë qenë fshirë nga faqja e dheut. Qe një skenë e plotë shkatërrimesh,” thotë ai.

“Unë mbaj mend herën e parë që vizitova Srebrenicën, gjë që do të mbetet gjithmonë në mendjen time – një vend i errët, i gjithë qyteti i shkatërruar, era e drurit të djegur nga bombardimet; qe një vend i trishtueshëm, i shkretë.”

Që nga ajo kohë, Haughey është fiksuar nga historia e humbjes dhe e krimit të Srebrenicës. Ai u kthye sërish një dekadë më vonë, më 2010, për të marrë pjesë në një kamp veror për të rinjtë. “Qe ndryshe, industria nuk kishte filluar ende, por qyteza në përgjithësi qe rindërtuar, megjithëse kishte ende gjurmë të luftës,” rikujton ai.

Atij i ka mbresa të veçanta një fjalim që u mbajt nga një nga lektorët e ftuar në kampin veror, një ish paqeruajtës holandez i Kombeve të Bashkuara, i cili qe stacionuar në “zonën e sigurtë” të shpallur nga OKB në kohën kur kjo zonë u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995. Vizita e tij e dytë bëri që ai të peshkohej nga ideja e të bërit të një filmi mbi këtë histori të papërfunduar të vrasjeve masive të boshnjakëve nga forcat e serbëve të Bosnjës.

“unë nuk desha një histori viktimash dhe viktimizuesish – bota e di këtë histori. Ajo që desha është ideologjia, si u krijua historia në këtë moment, si dhe historitë kundërshtuese të cilat janë ndërtuar në narrativat e njerëzve,” shpjegon ai.

“Në film unë desha të hyja dhe të shikoja gjurmët fizuale, qendrën përkujtimore të OKB-së në Potokari, [për viktimat e masakrave] dhe disa nga vendet e masakrave. Kamera është vazhdimisht në lëvizje nëpër vende të ndryshme, duke kërkuar referenca kumbuese vizuale të asaj që ndodhi,” shton ai.

Bashkë me pamjet nga vendet ku njerëzit u vranë, janë edhe dëshmitë e dorës së parë nga disa nga ata që gjendeshin në këto vende në kohën e krimit. Një artikull i kohëve të fundit në një gazetë të Dublinit, Irish Examiner, e përshkroi ndikimin e përgjithshëm të filmit si “trishtues”.

Një nga magjepsjet e Haughey janë “hijet” mbi muret e ish bazës së OKB-së në Potokari – gjurmët e besnikërsë ndaj ish udhëheqësit komunist jugosllav Josip Broz Tito dhe grafitet raciste apo pornografia që kanë lënë pas ushtarët hollandezë.

“Këto shtresa të historisë janë duke rrjedhur nëpër mure. Për mua kjo është një histori e rëndësishme, e cila na shtyn ne të mendojmë mbi fajin, pozicionin e OKB-së dhe Europës te faji,” thotë ajo.

Kjo është arsyeja pse, shpjegon ai, vendosi ta titullojë filmin ‘UNresolved’, (E pazgjidhur nga OKB), një referencë për rolin e OKB-së dhe rezolutën e saj për shpalljen e Srebrenicës “zonë e siguritë”, megjithëse ajo më vonë rezultoi e pasigurtë. Vitin e kaluar, një gjykatë hollandeze vendosi që Hollanda qe përgjegjëse për vdekjet e më shumë se 300 boshnjakëve nga Srebrenica për shkak se trupat e saj paqeruajtëse nuk ia dolën t’i mbrojnë ata.

Një problem tjetër i pazgjidhur është që Haughey eksploron interpretimet e ndryshme mbi krimin e Srebrenicës nga grupimet e ndryshme etnike. Ai beson se vendimet e gjykatës ndërkombëtare, të cilat deklaruan se në Srebrenicë është kryer një gjenocid, duhet të respektohen, por gjithsesi ka hapësirë për të zhvilluar “historitë e ndryshme”.

“Kur mendoj mbi Srebrenicën, e di që ajo është shumë e kundërshtuar. Në Irlandën e Veriut, në mungesë të të vërtetës dhe një këshilli ripajtues, shumë projekte të tregimit të historisë janë zhvilluar nga të gjitha palët. Unë mendoj se ka qenë me të vërtetë interesante dhe unë u përfshova në këtë, dhe ajo që del janë narrativat e kundërta, por ato janë bërë që të qëndrojnë bashkë. Njerëz nga grupime të ndryshme etnike kanë tradita dhe histori të ndryshme dhe unë nuk mund të injoroj asnjërën prej rrëfimeve,” thotë ai.

Haughey, i cili e përshkruan veten si një “artist të angazhuar në shoqëri”, thotë se puna e tij ka qenë gjithmonë mbi sjelljen e historive dhe njerëzve sëbashku: “Për të rrëzuar kufirin mes botës së artit dhe botës reale,” shpjegon ai.

I pyetur nëse ai mendon se eksperienca e tij e të jetuarit në Irlandën e Veriut gjatë konfliktit atje e ka ndihmuar të kuptojë Srebrenicën, Haughey përgjigjet me kujdes: “Unë kam paksa ankth kur e pretendoj këtë, por ndoshta, realiteti është se kur ti ke jetuar përmes një situate konflikti, unë mund të them se jam më i ndjeshëm. Gjithsesi, nuk pretendoj se kam ekspertizë.”

Pavarësisht kësaj ai shton: “Të qenit nga Irlanda e Veriut ndihmon në të kuptuarit se konflikti është një ëështje komplekse, se si njerëzit rindërtojnë jetët e tyre dhe se si një artist sheh se si krijohet historia. Ti mund ta vizualizosh atë, dhe mund ta lexosh atë përmes narrativave.”

Haughey së fundmi ka qenë duke transmetuar ‘UN resolved’ në përpjekjen e tij të parë për ta shfaqur në publik në Limerick të Irlandës dhe shpreson se do të jetë në gjendje ta shfaqë atë në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Museun Perandorak të Luftës në Londër.

Etiketa: gjenocidGjurmëtGjykatëGjykatësIrlandakampKELondërLuftaOKBPunaSHShpresONSrebrenicaTitoVendimetvizita
Tjetri
Greqia sërish nën makthin e daljes nga Euro (Fotogaleri)

Greqia sërish nën makthin e daljes nga Euro (Fotogaleri)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.