AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të izolosh Izraelin

Daoud KuttabngaDaoud Kuttab
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Me tërheqjen e Izraelit nga negociatat e paqes Izrael-Palestinë, justifikimi për të mos e censuruar atë shumë ashpër në institucionet ndërkombëtare apo përdorimi i bojkoteve për ta ndëshkuar për krime lufte nuk është më i vlefshëm.

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, sigurisht që ka arsye për të festuar. Ai befasoi pothuajse këdo duke siguruar një fitore elektorale vendimtare, duke siguruar një mandat të tretë në vazhdimësi në post pasi partia e tij e krahut të djathtë Likud fitoi një avantazh pesë-vendësh në Knesset mbi rivalin e saj kryesor, Bashkimin Zionist të qendrës së majtë. Por festimi ka gjasa të jetë i shkurtër. Mënyra se si Netanyahu sajoi këtë rezultat – duke hequr dorë nga zotimi i tij për një zgjidhje dy-shtetërore me Palestinën dhe impenjimi për të vazhduar ndërtimin e kolonive në tokën e pushtuar – pothuajse me siguri do të kenë pasoja politike dhe diplomatike për Izraelin.

Në vitet e fundit, qëndrimi i vijës së ashpër nga Netanyahu ka përcaktuar gjithnjë e më shumë besueshmërinë ndërkombëtare të Izraelit, ndërsa ka bindur palestinezët që jetojnë në territoret e pushtuara se një marrëveshje e vërtetë me Izraelin është e pamundur. (Në fakt, palestinezët treguan pak interes në rezultatin e kësaj zgjedhje).

Tani që Netanyahu ka intensifikuar retorikën e tij të krahut të djathtë – dhe është shpërblyer me një tjetër mandat në pushtet – lëvizja ndërkombëtare për të izoluar Izraelin do të fitojë vetëm shpejtësi. Mbi të gjitha, mbështetja për negociata direkte midis Izraelit dhe Palestinës nuk ka më kuptim, edhe për aleatin kryesor të Izraelit, Shtetet e Bashkuara, sepse supozimet që gjenden nën këtë qasje janë shkatërruar.

Supozimi i parë i tillë ishte se të dyja palët pranonin situatën dy-shtetërore si bazë gjenerale për një marrëveshje kompromisi. Dhe, në fakt, në Universitetin Bar Ilian në 2009, Netanyahu deklaroi vullnetin e tij për të pranuar krijimin e shtetit Palestine, me kushtin që të ishte i demilitarizuar dhe që palestinezët ta njihnin Izraelin si atdhe të hebrenjve. Ky nuk është më rasti: dy ditë përpara zgjedhjeve, Netanyahu u zotua me forcë se qeveria e tij nuk do ta lejonte kurrë shtetësinë palestineze.

Supozimi i dytë kyç që gjendet në negociatat e paqes ishte se Izraeli, si një shtet demokratik, nuk do të donte të sundonte të tjerët përmes pushtimit ushtarak – duke i mohuar kështu atyre të drejtën themelore të vetëvendosjes – në përjetësi. Por Netanyahu ka treguar tani se Izraeli është një demokraci vetëm për shtetasit e tij hebre, duke shpërfillur shtetasit arabë të Izraelit, që përbëjnë 20 për qind të popullatës së vendit, në kuptimin flagrant të racës. Në orët e fundit të zgjedhjeve, Netanyahu, i bëri thirrje izraelitëve hebrenj të marrin pjesë, sepse ‘arabët po votojnë me tufa’.

Duke eliminuar këto dy supozime kritike për negociatat me palestinezët, qeveria aktuale e Izraelit – dhe, në mënyrë indirekte, shumica e izraelitëve – ka shkatërruar lustrën e hollë të legjitimitetit që komuniteti ndërkombëtar ka ngritur rreth një vendi që ka pushtuar një popullsi tjetër për rreth pesë dekada. Justifikimi për të mos censuruar Izraelin shumë ashpër në institucionet ndërkombëtare apo përdorimi i bojkoteve për të ndëshkuar Izraelin për krime lufte nuk është më i vlefshëm.

Dukshëm, disa grupe kanë njohur prej kohësh nevojën për masa të rënda. Në 2005 palestinezët që jetonin në diasporë dhe të tjerët startuan lëvizjen për bojkote ndërkombëtare, mos investime dhe sanksione (BDS), me qëllimin e detyrimit të Izraelit që të ndalte shkeljen e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht politikat e tij kolonizuese. Lëvizja BDS ka hasur në rezistencë domethënëse në shumë pjesë të botës, prej besimit se praktikat e saj janë të panevojshme dhe nuk ndihmojë. Kjo do të ndryshojë tani.

Ngjashmërisht, SHBA kundërshtoi lëvizjen nga Palestina – një shtet vëzhgues jo-anëtar i njohur prej Kombeve të Bashkuara – për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale (IÇ). Pavarësisht mungesës së progresit në negociatat e paqes, liderët amerikanë vazhduan të besojnë në demokracinë dhe gatishmërinë e Izraelit për të ndjekur zgjidhjen dy-shtetërore. Edhe kjo, gjithashtu, do të ndryshojë.

E thënë thjeshtë, tani që liderët e Izraelit hequr dorë prej zotimit të tyre për të negociuar paqe me Palestinën, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të justifikojë më qasjen mbizotëruese. Në vend të kësaj, ai duhet veprojë sipas vlerave të shpallura duke izoluar Izraelin politikisht dhe ekonomikisht.

­Për më tepër, liderët botërorë duhet të mbështesin përpjekjet e Palestinës për të zgjidhur konfliktet e saj me Izraelin përmes agjencive ndërkombëtare neutrale si IÇ. Dhe forumet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara duhet të dënojnë refuzimin e Izraelit për t’i dhënë fund zaptimit të tij 47-vjeçar, duke e bërë të qartë se shteti nuk do të përfitojë më nga një standard i dyfishtë diplomatik.

Në 1990, kur Saddam Hussein çoi forcat irakiane për të pushtuar Kuvajtin, duke pretenduar se ai po rimerrte territorin e humbur, Këshilli i Sigurisë i OKB votoi, bazuar në kapitullin shtatë të statutit të OKB, për të ndëshkuar Irakun duke vendosur një embargo financiare dhe tregtare strikte. Po kështu, kur aparteidi i Afrikës së Jugut refuzoi t’i siguronte shumicës me ngjyrë të drejtat themelore, komuniteti ndërkombëtar mbështeti një fushatë madhore mos-investimit dhe të sanksioneve.

Sot, Izraeli po mbështetet mbi pretendime historike për të pushtuar popullsi tjetër. Qeveria e tij, që ka zbuluar mbështetjet raciste, po i mohon katër milionë palestinezëve të drejtat themelore dhe madje po përdor kundër tyre forcë ushtarake. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet siç duhet, duke intensifikuar bojkotet, mos investimet dhe sanksionet, derisa palestinezët të mund të jetojnë të lirë në një shtet vërtetë të pavarur krah Izraelit.

 

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Isolating Israel

Etiketa: Binyamin NetanyahudemokraciembargofitoreGjykatëGjykatëshebrehebrenjinvestimeIzraelIzraeliKrimekrime lufteLuftemarrëveshjeMasanegociataOKBPalestinaPalestinepaqePartiapasojaProject SyndicateQeveriasanksioneSHSHBAShtetet e Bashkuarazgjedhje
Tjetri
Elefanti i bardhë dhe privatizimi i rrugëve

Elefanti i bardhë dhe privatizimi i rrugëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.