AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Diskutimi i kryeministrit Rama për ‘një komb’ alarmon Serbinë

Gordana AndricngaGordana Andric
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Tiranë, ka zemëruar Beogradin, i cili ka nxitur BE-në të reagojë ndaj deklaratave ‘nacionaliste’ të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Rama-Mustafa
Foto nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Foto: LSA

Nikola Selakoviç, ministri serb i drejtësisë, tha se Serbia nuk do të ‘rrinte urtë’ mbi krijimin e mundshëm të një ‘Shqipërie të Madhe’, që Salakoviç tha se Edi Rama, kryeministri shqiptar ka nënshkruar të hënën.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të rrijë pa reaguar ndaj krijimit të një Shqipërie të madhe dhe ata [Shqipëria dhe Kosova] nuk kanë përse shtiren, pasi ishte e qartë se për çfarë ishte kjo,” tha Selakoviç për agjencinë e lajmeve Tanjug të hënën.

Komentet erdhën pasi Rama mbajti një takim të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë të hënën nën sloganin ‘një tokë, një popull, një ëndërr’, ku 11 marrëveshje midis dy vendeve u nënshkruan.

Çfarë e zemëroi Beogradin ishte referenca e Ramës ‘Sa për ëndrrën tonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, politikbërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të saj të përhershëm.”

Ministri serb i drejtësisë tha se Brukseli duhet të frenojë Shqipërinë për deklarata të tilla.

“Ne nxisim BE-në ta kundërshtojë atë, dhe jo të heshtë e ta shikojë këtë me dashamirësi” tha Selakoviç.

Lista Serbe, partia qeverisëse e mbështetur nga Beogradi në Kosovën veriore kryesisht serbe, të hënën tha se komentet e Ramës përbënin një kërcënim për serbët dhe jo-shqiptarët në Kosovë.

“Mbledhja e përbashkët e qeverive shqiptare dhe të Prishtinës fatkeqësisht tregon qartë aspiratat nacionaliste të shqiptarëve,” shkroi partia.

Bashkimi gradual i Shqipërisë dhe Kosovës, që ishte dikur pjesë e Serbisë por me shqiptarë kryesisht etnik, ka qenë prej kohësh një skenar makthi për qeveritë serbe.

Për dy vendet në fjalë, të dyja të vogla dhe të varfra, gjithsesi forcimi i i lidhjeve të ngushta kulturore dhe ekonomike ka kuptim.

Partitë kryesore të Shqipërisë e kanë luajtur të gjitha kartën e nacionalizmin në një kohë ose në një tjetër, duke shkaktuar shqetësim mes Bashkimit Europian dhe diplomatëve amerikanë.

Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2013, një parti e vogël nacionaliste e quajtur Aleanca Kuqezi mori mbështetje në sondazhe, por kjo nuk iu përkthye në vota.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, flirtoi me idetë nacionalite, duke akuzuar grupe anonime që kundërshtuan bashkimin e shqiptarëve për ‘Shqiptaro-fobi’.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë tradicionalisht jo fort të mira dhe u përkeqësuan gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990 kur Serbia përdori forcë brutale për të shtypur agjitacionin separatist.

Tensionet midis dy vendeve u shtuan përsëri pas ndeshjes Shqipëri-Serbi Euro 2016 në tetor 2014. Ndeshja u braktis kur shpërthyen përleshjet pasi një dron që mbante një hartë të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi stadium.

Pasi shpërtheu grindja në fushë, disa lojtarë shqiptarë u sulmuan prej tifozëve serbë që hynë në fushë.

Koncepti i Shqipërisë së Madhe i ka rrënjët pas luftërave të Ballkanit të 1912-1913, që ripërcaktoi kufijtë në rajon.

Marrëveshja e re mundësoi krijimin e një Shqipërie të pavarur – por jashtë saj u lanë disa rajone që shqiptarët prisnin të ishin pjesë e shtetit të ri.

Tokat që disa shqiptarë i konsiderojnë si të atdheut të tyre përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, pjesën më jugore të Serbisë, Maqedoninë perëndimore dhe pak nga Mali i Zi dhe Greqia.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBrukselidiplomatEdi RamaEuroGreqiaKosovaKosovëMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMbledhjePartiarajonRamaSali BerishaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTanjugVota
Tjetri
Diskutimi i kryeministrit Rama për ‘një komb’ alarmon Serbinë

Spektakli nacionalist shqiptar: Më shumë lehje se sa kafshim

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.