AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kolonia jetëshkurtër ruse në Afrikë (Fotogaleri)

Radio Evropa e LirengaRadio Evropa e Lire
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kozakët duke u fotografuar në Abisini më 1889.

Një përpjekje aventureske e një grupi kozakësh rus për t’i dhënë Rusisë një vend nën diellin e ngrohtë të Afrikës, përfundoi shpejt me dorëzim në vitin 1889.

Achinov dhe ekspedita e tij, në ballinën e gazetës javore franceze "Journal Des Voyages", pak pas nisjes nga Odesa në dhjetor të vitit 1888.
Achinov dhe ekspedita e tij, në ballinën e gazetës javore franceze “Journal Des Voyages”, pak pas nisjes nga Odesa në dhjetor të vitit 1888.

Në vitin 1888, “Lufta për Afrikën”, e cila për synim kishte kolonizimin e këtij kontinenti, ishte gati në përfundim. Fuqitë evropiane vijëzuan kolonitë e tyre, ndërsa Perandoria Ruse ende synonte “një vend në kontinentin e Diellit”.

Në vitin 1883, Nikolay Ivanovitch Achinov, një aventurier dhe eksplorator, vizitoi Abisininë në përpjekje për të krijuar lidhje fetare dhe politike mes dy vendeve. Pasi ai u kthye në Rusi, Achinov bëri thirrje për një ekspeditë kolonizuese në Somalilandin francez, një territor i gjerë në bregun e Afrikës Veri-Lindore.

Achinov bindi pjesëmarrësit në aventurën e tij se sulltani i Taxhurës, Mohammed Loitah, i pati dhënë atij në përdorim tokë në rajon.

Më 10 dhjetor 1988, Archinov u nis bashkë me 165 kozakë në bordin e anijes Kornilov nga Odesa për në Aleksandri. Ekspedita hipi pas kësaj në anijen ruse Lazarev e cila i dërgoi ato në Port Said, në hyrjen veriore të Kanalit të Suezit. Atje, Achinov mori me qira anijen austriake Amfitrida, e cila i dëgoi në gjirin e Taxhurës më 6 janar 1889. Ekspedita u përshëndet nga një grup priftërinjsh etiopianë.

Achinov nuk e pati të mundur të mbante kozakët e tij nën kontroll dhe disa prej tyre sulmuan banorët vendës duke vjedhur një lopë dhe një dele. Sulltani i Taxhurës (Tadjoura) pranoi 60 franga (3 napolona ar) si dëmshpërblim për vjedhjen. Ministria e Jashtme e Francës kërkoi shpjegime nga Rusia mbi veprimet e Achimov, dhe ambasadori i Rusisë në Paris deklaroi se Perandoria Ruse nuk kishte lidhje me këtë aventurë.

Ekspedita vendosi më 14 janar të përdorë një fortesë të braktisur egjiptiane të njohur si Sagallo për bazë të re të kolonisë Achinov e emërtoi fortesën Moska e Re. Një tendë u ngrit për të shërbyer si kisha e Shën Nikollës dhe flamuri i ekspeditës u ngrit.

E përjavshmja tregonte rrugëtimin: nga Port Said ata morrën një anije austriake me avull, duke arritur në Sagallo në janar 1889.
E përjavshmja tregonte rrugëtimin: nga Port Said ata morrën një anije austriake me avull, duke arritur në Sagallo në janar 1889.

Nëpër media u përhapën shpejt thashetheme mbi ekspeditën. Më vonë, disa kolonistë u arratisën për të vajtur në Obok, një qytet port në Xhibuti nën kontrollin e francezëve si dhe informuan këta të fundit mbi vendndodhjen e saktë të kolonisë. Më 5 shkurt, kozakët vunë re disa anije lufte franceze. Një ultimatum u dha, por Achinov nuk e kuptoi mirë dhe nuk u dorëzua. Një breshëri artilerie i kapi në befasi rusët dhe shkaktoi 6 të vdekur dhe 22 të plagosur mes tyre. Në këtë pikë, rusët ngritën një këmishë të bardhë për të treguar se dorëzoheshin. Qeveria e Rusisë e akuzoi Achimov për mosbindje ndaj carit dhe për akte piraterie. Pjesëmarrësit e aventurës u arrestuan dhe u depërtuan për në Odesa.

Kolonia e parë dhe e vetme e Rusisë në Afrikë zgjati më pak se një muaj. I takoi Perandorisë Sovjetike shumë dekada më vonë të kthehej në Afrikë, kësaj here si një ideologji frymëzuese për Socializmin Afrikan.

Kozakët duke u fotografuar në Abisini më 1889.
Kozakët duke u fotografuar në Abisini më 1889.
Një artikull tjetër francez, me portretin e Achinovit. Kolonia ishte në Afrikën Lindore Franceze. Më pak se një muaj pas ngritjes, anijet luftarake franceze arritën dhe filluan të hapin zjarr. Kozakët ngritën flamurin e bardhë të dorëzimit.
Një artikull tjetër francez, me portretin e Achinovit. Kolonia ishte në Afrikën Lindore Franceze. Më pak se një muaj pas ngritjes, anijet luftarake franceze arritën dhe filluan të hapin zjarr. Kozakët ngritën flamurin e bardhë të dorëzimit.
Pamje nga fshati sot...
Pamje nga fshati sot…

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Etiketa: AfrikanAnijeBanorëEvropaLuftaLufteMediaMoskaQeveriarajonRusëRusiRusiaSHZjarr
Tjetri
Një Tokë, Një Popull: Një Iluzion

Nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë fiton edhe Serbia

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.