AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Vuçiç irritohet nga Rama: S’do të lejojë kurrë ‘Shqipërinë e Madhe’

Gordana AndricUna HajdaringaGordana AndricdheUna Hajdari
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pasi media Serbe shtrembëroj deklaratat e kryeministrit Rama gjatë një interviste televizive, homologu i tij Serb Aleksandar Vuçiç është përbetuar që bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk do të behët kurrë realitet.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb Aleksandar Vuçic | Foto nga : AP
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb Aleksandar Vuçic | Foto nga : AP

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi përmes një postimi në rrjetin social Twitter  se Serbia s’do të lejojë kurrë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen në një shtet të vetëm.

Postimi i tij në Twitter ditën e martë erdhi pasi mediat serbe njoftuan se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, kishte thënë se nëse BE-ja nuk arriti t’i lejonte të dy shtetet të bashkohen në një Europë pa kufij, ato do të bashkohen “në mënyrën klasike”.

“I premtoj kryeministrit Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë në formën klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë, që të ndalen së provokuari paqen në rajon”, shkroi Vuçiç.

Në fakt, një transkriptim i intervistës së Ramës për TV Klan Kosova tregon se kryeministri shqiptar është keqinterpretuar dhe se ai nuk përmendi bashkimin “klasik”.

“Bashkimi i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, i shqiptarëve që jetojnë në dy vende shqiptare, është i pashmangshëm dhe nuk vihet në dyshim. Çështja është si do të ndodhë kjo,” tha Rama gjatë intervistës.

“A do të funksionojë si pjesë e Bashkimit Evropian, si një proces natyror i pranuar nga të gjithë, apo do të ndodhë si një reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së për të kuptuar se vetë Europa ka nevojë të ndryshojë qasjen ndaj vetes së saj,” shtoi ai.

“Një Europë strategjike do të kërkonte fillimisht që Ballkani të bëhet pjesë e saj, dhe së dyti, që të gjithë etnitë në Ballkan të mund të jenë së bashku, pa u dashur të përballen me kufij,” tha Rama në një intervistë për Baton Haxhiun e transmetuar ditën e hënë.

Megjithatë, zyrtarët serbë u hodhën menjëherë në sulm, bazuar në raportet e fjalimit të Ramës që u botuan në mediat e tyre.

Marko Djuric, kreu i zyrës së Kosovës në qeverinë serbe, tha për agjencinë e lajmeve “Tanjug” se Rama “kishte sulmuar paqen”, gjë që kërcënonte stabilitetin rajonal dhe po bënte thirrje për ndryshim kufijsh në Ballkan.

“E paralajmërojmë Shqipërinë të mos i bjerë më daulleve të luftës dhe të përkushtohet plotësisht në respektimin e detyrimeve të mira ndërkombëtare dhe fqinjësore,” tha Djuric.

Ai tha se zyrtarët serbë po komunikonin me komunitetin ndërkombëtar për deklaratën e supozuar të Ramës dhe se BE-ja dhe OKB-ja duhet të reagonin ndaj atyre që ai i quajti “nxitje për ndarje të reja”.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian për politikë të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, ditën e martë në mbrëmje tha se deklarata e Ramës ishte një “provokim i papranueshëm” dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor secili përparojnë me ritmin e tyre.

“Pasi shqyrtuam atë që tha kryeministri Rama në një intervistë, theksojmë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane.”

“Të gjithë partnerët në rajon në thelb kanë konfirmuar angazhimin e tyre ndaj këtij qëllimi dhe vendosmërinë për të përmbushur kriteret e nevojshme, me respekt të plotë ndaj parimeve dhe standarteve të BE-së.”

“Këto angazhime gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë; të gjitha deklaratat provokuese në këtë kontekst janë të papranueshme,” tha Kocijancic në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Beta.

Tensionet midis Beogradit dhe Tiranës janë rritur ndjeshëm së fundmi. Një sesion i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës më 24 mars zemëroi Beogradin, i cili i bëri thirrje BE-së të reagonte ndaj deklaratave “nacionaliste” të kryeministrit Rama.

Rama e organizoi takimin e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare në Tiranë nën sloganin “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Ajo që e zemëroi sidomos Beogradin ishte komenti i Ramës se “ëndrra jonë, është unifikimi kombëtar nëpërmjet Bashkimit Evropian”, të cilin ai e quajti “një frymëzim të përhershëm të përbashkët”.

Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri s’kanë qenë kurrë të mira, por ato u përkeqësuan edhe më shumë gjithë konfliktit në Kosovë gjatë viteve 1990, kur Serbia përdori forcë brutale për të shtypur shqiptarët e Kosovës.

Tensionet midis dy vendeve u rritën përsëri gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, kualifikuese për Euro 2016 në tetor të vitit 2014.

Ndeshja u braktis kur shpërthyen përleshjet pasi një dron me hartën e Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi stadium. Zyrtarët serbë akuzuan vëllain e Ramës, Olsin, se e kishte ai telekomandën e dronit, gjë të cilën ai e mohoi rreptësisht.

Etiketa: BallkanBallkaniBEEdi RamaEuroEuropaKlanKlan KosovaKosovaKosovëKryeministri Edi RamaMediamediat serbendarjeOKBrajonRamaSerbiSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareSulmTanjugtelekomandëTiranëTV KlanTwitter
Tjetri
Pedagogët e Universitetit të Tiranës i bashkohen studentëve protestues

Pedagogët e Universitetit të Tiranës i bashkohen studentëve protestues

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.