AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vëllai i shqiptaro-amerikanëve të vrarë paralajmëron kryeministrin serb

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vëllai i tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në Kosovë pak pas luftës i kërkoi kryeministrit serb të bëjë përparime në zgjidhjen e vrasjes para vizitës së tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët u vranë në Kosovë 15 vjet më parë nga forcat serbe, paralajmëroi kryeministrin Aleksandër Vuçi se familja do të shkakonte polemika nëse nuk bëhej ndonjë progres domethënës në këtë çështje para se kryeministri serb të vizitojë Beogradin.

Fatos Bytyçi.

Fatos Bytyçi tha se Vuçiçi kishte premtuar familjes në disa raste se ai nuk do ta vizitonte SHBA-në apo takohej me Presidentin Barack Obama para se të kishte zhvillime të rëndësishme në këtë çështje.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara ose takimi me presidentin Obama pa pasur progres në këtë çështje do të ishte premtimi i tij i shkelur në lidhje me këtë çështje. Ai më ka shprehur gjithmonë angazhimin e tij personal që vrasësit e vëllezërve të mi të ndiqeshin penalisht – pavarësisht se kush janë ata,” tha Bytyçi të enjten.

Premtimi i fundit që ai mori nga qeveria serbe ishte se çështja do të zgjidhej deri në mars të këtij viti, tha ai. Prokuroria serbe ka njoftuar gjithashtu disa herë se do të zgjidhë çështjen, por deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.

Vëllezërve Bytyçi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, iu bashkuan një dege vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të quajtur Brigadat e Atlantikut, e cila ishte aktive gjatë konfliktit me forcat e Beogradit në vitin 1999.

Përkrahë anëtarëve të tjerë të Brigadave të Atlantikut, të cilët kryesisht kishin ardhur nga SHBA-ja, vëllezërit udhëtuan për në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë. Sipas Fatose Bytyçit, pas marrëveshjes së paqes të korrik 1999 që i dha fund luftës së Kosovës, ata ranë dakord tëshoqëronin disa fqinjët romë në Serbi.

Por kur ata kaluan një vijë të pashënuar kufitare pranë Merdares, u arrestuan nga policia serbe se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në atë që atëherë ishte ish-Jugosllavia.

Pasi kryen dënimet e tyre, ndërsa largoheshin nga burgu u Prokupljes, u arrestuan përsëri, u çuan në një qendër stërvitore policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.

Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, ata u lidhën me tel nga persona të panjohur dhe u çuan në një vendgrumbullim plehrash, ku u ekzekutuan me plumba pas qafe.

Eshtrat e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001 nga një varr masiv në fshatin Petrovo.

Prokuroria e krimeve të luftës paditi dy oficerë policie, Streten Popovic dhe Milos Stojanovic, për transportim të vëllezërve nga Prokuplje në Petrovo Selo. Në vitin 2012 të dy u liruan nga akuzat.

Gjatë gjyqit, Stojanovic dhe Popovic u shprehën se ata morën urdhër t’i shoqëronin vëllezërit në Petrovo Selo nga Vlastimir Djordjevic, i cili në atë kohë ishte ndihmës ministër i brendshëm i Serbisë.

Vitin e kluar Gjykata e Hagës e dënoi Djordjevicin me 18 vjet burg për krime lufte në Kosovë.

Hetimi fillestar për vrasjen e vëllezërve, i cili u nis nga prokuroria serbe për krimet e luftës me ndihmën e SHBA-ve, u përqëndrua te tre persona: Djordjevic, Vlajko Stojiljkovic, një ish-ministër i brendshëm i cili vrau veten në vitin 2002, dhe Goran Radosavljevic, ish-komandant i një njësie speciale policore dhe i qendrës së stërvitjes në Petrovo Selo.

Radosavljevic tani është në pension, por mbetet aktiv në politikë si anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Progresiste të Serbisë. Ai gjithashtu drejton disa kompani të sigurimit.

Ai është marrë në pyetje në lidhje me vdekjet e vëllezërve Bytyçi, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Ai ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje në krim.

Serbia është vënë disa herë nën presion nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje – më e fundit në muajin mars nga një agjenci qeveritare e quajtur “Komiteti Amerikan i Helsinkit”, i cili tha se mungesa e përparimit në çështjen Bytyçi tregonte se nuk ishte vendosur drejtësi.

Autoritetet u kritikuan gjithashtu edhe nga ambasadori i SHBA-ve për krimet e luftës Stefen Rap, i cili deklaroi se Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që urdhëruan krimin dhe se asnjë ambasador amerikan do të pushojë së i bëri presion Serbinë derisa kjo çështje të zgjidhet.

Vucic mori një ftesë për të vizituar SHBA-në më 9 prill nga zv/presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Data e vizitës mbetet ende për t’u përcaktuar.

Etiketa: ambasadorBarack ObamaBidenBurgBytyçiGjykataJoe BidenKosovëKrimKrimekrime lufteLufteMinistër i BrendshëmParaPoliciaprogresProkuroriaQeveriaromSerbiSerbiaSHBAshqiptareShtetet e Bashkuaravarrvarr masivvizitavuçiç
Tjetri
Liberlandi: Shteti më i ri sovran i Ballkanit

Liberlandi: Shteti më i ri sovran i Ballkanit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.