AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Altruizmi Efektiv

Peter SingerngaPeter Singer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Chuong/Flickr

Çfarë fshihet pas bamirësisë dhe altruizmit? Është e vërtetë se disa njerëz dhurojnë vetëm për kënaqësinë që marrin nga dhënia apo ndihma ndaj të tjerëve është motivimi i duhur. Peter Singer nga Universitetin Princeton diskuton mbi Indeksin Botëror të Dhurimit 2014

Foto: Chuong/Flickr
Foto: Chuong/Flickr

Mundet që njerëzit të motivohen vërtetë nga altruizmi? Libri im i ri Më e mira që mund të bësh diskuton lëvizjen e re Altruizmi Efektiv, dhe, gjatë intervistave rreth librit, u habita se sa shpesh u bë kjo pyetje.

Përse duhet ne të dyshojmë se disa njerëz sillen me altruizëm, të paktë ndonjëherë? Në terma evolucionarë, ne mund ta kuptojmë lehtësisht altruizmin ndaj të afërmve dhe të tjerëve që mund të ndihmojnë reciprokisht. Duket bindëse se sapo aftësia jonë për të arsyetuar dhe reflektuar zhvillohet mjaftueshëm sa për të na bërë të kuptojmë se të huajt mund të vuajnë dhe t’i gëzohen jetës si ne, atëherë të paktën disa prej nesh do të sillen me altruizëm ndaj të panjohurve gjithashtu.

Organizata e sondazheve Gallup pyeti njerëz në 135 shtete nëse kishin dhuruar para për bamirësi, kishin qenë vullnetarë në një organizatë apo kishin ndihmuar një të panjohur në muajin e fundit. Rezultatet e Gallup, që formojnë bazën e Indeksit Botëror të Dhurimit 2014, tregojnë se afërsisht 2.3 miliard njerëz, një e treta e popullatës botërore, bëjnë të paktën një veprim altruist në muaj.

Një provë më objektive për altruizmin mbështet këto zbulime. Në shumë shtete, furnizimi me gjak për qëllime mjekësore mbështetet te dhurimet vullnetare dhe anonime. Kudo në botë, më shumë se 11 milionë njerëz i kanë vënë emrat e tyre te regjistrat e dhuruesve për palcë kocke, duke nënshkruar gatishmërinë për të dhuruar palcën e tyre te një i panjohur. Një numër i vogël por në rritje ka shkuar më tej, duke dhuruar një veshkë te një i panjohur. Pati 177 dhurime altruiste nga dhurues të gjallë në Shtetet e Bashkuara në 2013 dhe 118 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë atij viti deri në prill të 2014.

Më pas vijnë ata që dhurojnë për bamirësi. Vetëm në SHBA, individët dhanë 240 miliard dollarë për bamirësi në 2013. Fondacionet dhe korporatat e çuan këtë në një total prej 335 miliard dollarë ose rreth 2 për qind e të ardhurave kombëtare bruto.

SHBA-ja shpesh mendohet të jetë më bamirëse se shtetet e tjera, por në kuptimin proporcionit të popullatës me paratë e dhuruara, Mianmari, Malta, Irlanda, Britania, Kanadaja, Holanda dhe Islanda janë të gjitha më mirë. Në Mianmar, 91% e njerëzve të marrë në pyetje kishin dhënë para në muajin e shkuar (shifra korrespondente me SHBA është 68%) duke treguar traditën e dhurimit të Budistëve Theravada për të mbështetur murgjit dhe murgeshat. Mianmari gjithashtu kishte përqindjen më të lartë të njerëzve që bënin punë vullnetare.

SHBA-ja, megjithatë, ka kategorizimin më të lartë për ndihmën ndaj një të huaji. Kjo, së bashku me klasifikimin më të lartë për kohën vullnetare, e ngushtoi rezultatin Mianmarin si shtetin më bujar në botë.

Duhet pranuar se jo të gjitha dhurimet janë altruiste. Qendra Linkoln e Nju Jorkut lajmëroi muajin e shkuar se manjati miliarder i indrustrisë së argëtimit David Geffen ka dhuruar 100 milionë dollarë për të rinovuar ndërtesën e koncerteve të saj, Hollin Avery Fisher, me kushtin që t’i vihej emrin Holli David Geffen.

Kjo dhuratë duket e motivuar nga dëshira për famë sesa nga dëshira për të bër ëmirë. Mbi të gjitha, siç mund ta dinte edhe Geffen, familja e Avery Fisher duhej të kompensohej me një pagesë prej 15 milionë dollarë që të binde dakord për ndryshimin e emrit. Në çdo rast, në një botë me një miliard njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme, nuk do të ishte e vështirë për një altruist të vlerësonte se ka shumë mënyra për të bërë mirë në vend që të rinovohej një sallë koncerti për dashamirësit e muzikës.

Në spektrin tjetër të dhurimit, psikologët që studiojnë sjelljen e dhurimit kanë sugjeruar se njërazit që japin sasi të vogla parash te një numër i madh bamirësish mund të jenë më pak të motivuar nga dëshira për të ndihmuar të tjerët dhe më tepër nga shkëlqimi i ngrohtë që marrin kur bëjnë një dhurim. Përkundrazi, dhuruesit e tjerë japin sasi të mëdha zakonisht vetëm në disa bamirësi të zgjedhura në bazë të dijenisë rreth asaj që bën bamirësia. Ata duan të kenë një ndikim pozitiv në botë. Dhuratat e tyre mund të bëjnë jetët e tyre më të mira, por kjo nuk i motivon ata.

Lëvizja e Altruizmit Efektiv konsiston te njerëzit që japin në mënyrën e fundit, duke kombinuar mendjen me zemrën. Synimi i tyre është të bëjnë sa më mirë me burimet që janë të gatshëm të lënë mënjanë për atë qëllim.

Këto burime mund të përfshijnë një të dhjetën, çerekun ose edhe gjysmën e të ardhurave të tyre. Altruizmi i tyre mund të përfshijë kohën e tyre ose talentet dhe influencon zgjedhjen e tyre të karrirës. Për të arritur synimet e tyre, ata përdorin arsyen dhe faktin për t’u siguruar se burimet që ata japin për të bërë mirë të jenë sa më efektive të jetë e mundur.

Disa studime tregojnë se njerëzit që janë më bujarë janë zakonisht më të lumtur dhe më të kënaqur me jetët e tyre sesa ata që nuk japin. Dhe studime të tjera tregojnë se dhënia çon në aktivitet në qendrat e shpërblimit në tru (zonat e trurit që gjithashtu stimulohen nga ushqimi i mirë dhe seksi).

Por kjo nuk do të thotë se këta dhurues nuk janë altruistë. Motivi i tyre direkt është të ndihmojnë të tjerët dhe dhurimi i bën ata të lumtur vetëm si pasojë e faktit se ndihmon të tjerët. Nëse ne do të kishim më shumë nga këta njerëz, do të kishim më shumë dhurime dhe kjo është ajo që duam. Përkufizimi i ngushtë i altruizmit aq sa termi të mund të aplikohet vetëm kur dhurimi është i kundërt me interesin e përgjithshëm të njeriut do të humbte kuptimin pasi stimulimi më i mirë është ai ku promovimi i interesave të të tjerëve harmonizohet me interesat e tua.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate.

Etiketa: IrlandaLibriMaltaMianmarMjekmjekëndikimpaktParaProject SyndicatepsikologSHSHBAShtetet e Bashkuara
Tjetri
Projektligji për mediat online hap debatin mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri

Kundër propozimit për cenzurimin e komenteve online!

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.