AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një Vit i Tokës

Johan RockstromngaJohan Rockstrom
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i moshuar shëtit në parkun Kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës. Foto: Ivana Dervishi |BIRN

Që nga 1970, shkencëtarët kanë mësuar jo vetëm që aktiviteti njerëzor është shkaku kryesor i ndryshimit mjedisor në Tokë, por gjithashtu se po e çon planetin përtej limiteve natyrore. Për hir të planetit dhe të njerëzve që varen prej tij, le ta bëjmë 2015 Vitin e Tokës.

Gjelbërimi i Kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Gjelbërimi i Kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Më 22 prill, bota shënoi 45-vjetorin e Ditës së Tokës, krijuar në 1970 për të tërhequr vëmendjen ndaj sfidave mjedisore. Kurrë nuk kanë qenë ato sfida më të mëdha dhe më urgjente se sa janë sot. Kombinimi i ndryshimit klimatik, erozionit të biodiversitetit dhe sosjes së burimeve po e çon planetin drejt një pike kthese, përtej të cilës objektivat si zhvillimi i qëndrueshëm dhe reduktimi i varfërisë do të jetë më i vështirë se kurrë për t’u arritur.

Që nga 1970, shkencëtarët kanë mësuar jo vetëm që aktiviteti njerëzor është shkaku kryesor i ndryshimit mjedisor në Tokë, por gjithashtu se po e çon planetin përtej limiteve natyrore. Nëse ne nuk bëjmë ndryshime të mëdha shpejt, rezultatet mund të jenë shkatërruese.

Liderët globalë duket se e njihnin këtë kur ranë dakord pesë vite më parë të kufizojnë ngrohjen globale gjatë këtij shekulli në 2º Celsius mbi nivelet para-industriale – pragu pas së cilës ne rrezikojmë të nxisim pasoja më shkatërrimtare të ndryshimit klimatik. Por veprime të forta për të pakësuar çlirimet e gazit serë nuk janë marrë. Përkundrazi, çlirimet janë rritur ndjeshëm; si pasojë, viti i shkuar ishte më i ngrohti në histori.

Bota është tani në rrugën për të shterur ‘buxhetin’ e mbetur për çlirimet e CO2, që tani llogaritet më pak se një trilion ton, në vetëm 25 vjet. Rezultati mund të jetë ndryshime katastrofike si rritja e pamenaxhueshme e niveleve të deteve, valët shkatërrimtare të ngrohta dhe thatësirat e vazhdueshme që krijojnë sfida të paprecedent në kuptimin e sigurisë ushqimore, ekosistemeve, shëndetit dhe infrastrukturës. Nuk është çudi që më të varfit dhe më të cenueshmit do të goditen më fort.

Ne duhet të ndryshojmë drejtim. Dita e Tokës duhet të shërbejë si një kujtues – dhe, në fakt, si një katalizator – i asaj që bota ka nevojë vërtetë: veprimit të fortë dhe të qëndrueshëm. Fatmirësisht, 2015-a mund të shënojë fillimin e një ndryshimi për mirë.

Këtë vit, liderët botërorë do të takohen tre herë për të hartuar një rrugë të re për planetin tonë. Në korrik, ata do të takohen në Addis Ababa, Etiopi, për Konferencën mbi Financimin e Zhvillimit. Në shtator, ata do të mblidhen për të miratuar Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që do të udhëzojnë përpjeket e zhvillimit deri në 2030. Dhe në dhjetor, ata do të drejtohen për në Paris për të negociuar një marrëveshje të re globale për klimën.

Rezultatet e këtyre takimeve do të formësojnë trashëgiminë e këtij brezi për zhvillimin dhe rritjen e mjedisit dhe ekonomisë. Duke dekarbonizuar ekonominë botërore dhe duke kufizuar ndryshimin klimatik, liderët botërorë do të krijojnë një valë inovacioni, mbështesin emergjencën për industri të reja dhe vende pune dhe do të gjenerojnë mundësi të gjera ekonomike.

Është e gjitha në dorën tonë për të inkurajuar liderët politikë të bëjnë atë që duhet për të siguruar një rezultat të tillë. Ashtu siç i kërkojmë qeverive tona të zgjidhin rreziqe të lidhura me terrorizimin dhe epidemitë, duhet të ushtrojmë presion që të veprojnë tani për të ruajtur mjedisin tonë natyror dhe për të kufizuar ndryshimin klimatik.

Këtu, komuniteti shkencor ka një përgjegjësi të veçantë për të ndarë kërkimin e vet dhe pasojat e mundshme. Kjo është arsyeja përse unë dhe 16 shkencëtarë të tjerë në Ligën e Tokës – që përfaqëson institucionet akademike botërore si Instituti i Potsdamit për Kërkimin mbi Ndikimin Klimatik, Institutin e Tokës, Universitetin Tsinghua dhe Qendrën e Ripërtëritjes në Stokholm – kanë publikuar Deklaratën e Tokës, që vendos tetë elementët kryesorë për një marrëveshje të suksesshme globale mbi klimën, që do arrihet në Paris në dhjetor.

  • Së pari, marrëveshja duhet të ritheksojë zotimin e shteteve për të kufizuar ngrohjen globale nën 2°C.
  • Së dyti, marrëveshja duhet të njohë buxhetin global të mbetur për çlirimet e CO2.
  • Së treti, marrëveshja duhet të vendosë themelin për një transformim elementar të ekonomisë, me fillimin e menjëhershëm të dekarbonizimit, në mënyrë që të krijohet një shoqëri e zero-karbonit deri në 2050.
  • Së katërti, të gjitha 196 shtetet në Konventën Klimatike të Kombeve të Bashkuara duhet të formulojnë një rrugë konsistente me dekarbonizimin, ku shtetet më të pasura të kryesojnë.
  • Së pesti, shtetet duhet të promovojnë inovacionin në teknologjitë e pastra dhe të sigurojnë akses universal për zgjidhjet ekzistuese teknologjike.
  • Së gjashti, qeveritë duhet të bien dakord të mbështesin përshtatjen ndaj ndryshimit klimatik dhe të zgjidhin humbjen dhe dëmtin e lidhur me të.
  • Së shtati, marrëveshja duhet të përfshijë parashikime për garancitë e rezervat e karbonit dhe ekosistemet jetësore.
  • Së teti, të ndihmojë shtetet në zhvillim të luftojnë ndryshimin klimatik, dhuruesit të ofrojnë mbështetje shtesë në një nivel të paktën të krahasueshëm me ndihmën e zhvillimit global aktual.

Lajmi  i mirë është se këto tetë objektiva janë realiste dhe të arritshme; në fakt, pak progres ka filluar të bëhet. Vitin e shkuar, çlirimet totale të CO2 nga sektori energjetik mbetën të pandryshuara vit pas viti për herë të parë. Raportimet e fundit tregojnë se emisionet në Kinë, çliruesen më të madhe të gazeve serë në botë, gjithashtu nuk u rritën nga 2013 deri në 2014.

Rrjedha po ndryshon. Dekarbonizimi ka filluar tashmë dhe apeli për një botë pa karburante fosile po rritet – jo vetëm sepse do të kufizonte ndryshimin klimatik, por sepse do të ishte më e përparuar teknologjikisht, demokratike, freksibël, e shëndetshme dhe dinamike ekonomikisht. Kjo është koha e duhur për të hyrë kryesisht në një rrugë zero-karbon.

Me marrëveshjen e duhur globale, bota mund ta bëjë këtë më në fund. Për hir të planetit dhe të njerëzve që varen prej tij, le ta bëjmë 2015 Vitin e Tokës.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate.An Earth Year

Etiketa: akademikeApeliBIRNCO2Ivana DervishiMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMjedisitpaktParapasojaprogresProject SyndicateSHshtatorTiranëzhvillim
Tjetri
Trenat në lëvizje vrasin 14 imigrantë në Maqedoni

Trenat në lëvizje vrasin 14 imigrantë në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.