Cilat duhet të jetë objektivat e reja të zhvillimit deri në vitin 2030 të cilat liderë botërorë të 193 qeverive do t’i përcaktojnë së shpejti? Shëndetësia përbën një sektor delikat…
Epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore ka mbizotëruar artikujt kryesorë në një pjesë të madhe të vitit të shkuar. Por, aq shkatërrimtar sa ç’ishte shpërthimi i saj, numri i vdekjeve më pak se 20,000 persona duket i vogël krahasuar me sëmundje të parandalueshme si AIDS, tuberkulozi dhe malaria, që të marra së bashku kanë shkaktuar më shumë se tre milionë vdekje në 2013, duke goditur më fuqishëm njerëzit më të varfër të botës. Adresimi i këtyre sëmundjeve do të ishte një investim shumë i mirë.
E vërteta është se neve nga mungojnë burimet – si njerëzore dhe në kapital – për të zgjidhur çdo problem me të cilin përballet bota, ndaj ne duhet të përqendrohemi në zonat ku mund të bëjmë të mirën më të madhe. Kjo është ajo që 193 qeveri kombëtare po përpiqen aktualisht të bëjnë teksa krijojnë një grup objektivash zhvillimi që do të arrihen deri në 2030. Për të ndihmuar drejtimin e këtyre përpjekjeve, think-tanku im, Qendra e Konsensusit në Kopenhagen, i kërkoi 60 skuadrave të ekonomistëve më të mirë të vlerësojnë disa nga shënjestrat kyçe dhe të argumentojnë nga ana ekonomike se cili duhet të jetë në listën përfundimtare.
Shëndeti është një çështje e madhe, ndaj u adresua nga gjashtë grupe ekspertësh dhe tetë grupe analistësh – që të marrë së bashku mbulojnë shumë terren analitik. Por një objektiv doli si i veçantë nga aspekti kosto-efektivitet: trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse të parandalueshme.
Merrni shembull tuberkulozin, që vret rreth 1.4 milionë njerëz çdo vit. Dy miliard njerëz nëpër botë mbajnë bakterin që shkakton TB, një nga dhjetë që zhvillojnë sëmundjen.
Për të qenë të sigurt, progres domethënës është bërë në luftën kundër TB, që ka vrarë rreth 100 milionë njerëz gjatë shekullit të njëzetë. Antibiotikë praktikisht kanë zhdukur sëmundjen në shtetet e pasura dhe kanë ndihmuar në pakësimin e shkallës së vdekshmërisë nga TB deri në një të tretën gjatë dy dekadave të fundit, duke shpëtuar rreth 37 milionë jetë që prej 1995.
Por TB mbetet i përhapur mes të varfërve dhe progresi drejt eliminimit të tij është penguar nga sisteme të dobëta shëndetësore, varfëria dhe nga rezistenca e TB. Pavarësisht vendit që zë, trajtimi i TB merr vetëm 4 për qind të ndihmës totale të zhvillimit të shpenzuar në shëndetësi, krahasuar me 25 për qind për HIV.
Një nga problemet është se TB mund të jetë i vështirë për tu detektuar, veçanërisht në shtetet me sisteme të dobëta shëndetësore. Kjo është arsyeja përse Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon disa ilaçe parandaluese që kushtojnë vetëm 21 dollarë për person, për popullatat me rrezik të lartë. Trajtimi është shumë efektivë dhe, mesatarisht, mund të zgjasë jetën produktive deri në 20 vjet.
Për rreth 8 miliard dollarë në vit, pothuajse kushdo i infektuar me TB kudo në botë mund të marrë trajtim – një përpjekje që do të sjellë rreth 359 miliard dollarë përfitime. Me fjalë të tjera, çdo dollar i shpenzuar në trajtimin e TB do të gjeneronte 43 dollarë në kthim, duke e bërë një investim shumë të mirë.
Një tjetër sëmundje vrasëse që prek të varfrit dhe të dobëtit është malaria. Ku 90 për qind e vdekjeve nga malaria ndodhin në Afrikën nën-Sahariane dhe 77 për qind janë fëmijë nën moshën pesë vjeç.
Edhe këtu, ka një zgjidhje kosto-efektivitet. Ndërsa artemisinina është mjekimi më efektiv kundër malaries, përhapja e përdorimit të tij rrezikon të nxisë rezistencë emergjente mes parazitëve që shkaktojnë sëmundjen. Administrimi i artemisininës në kombinim me një ose disa substanca të tjera antimalarie, megjithatë mund të vonojë zhvillimin e rezistencës, ndërsa ndihmon në shpëtimin e pothuajse gjysmë milionë jetë njerëzish në vit. Një investim gjysmë miliard dollarë në luftën ndaj malaries do të sillte rreth 20 miliard dollarë në kthim (ose, më saktë, 36 dollarë për çdo dollar të shpenzuar).
Një tjetër sëmundje madhore vrastare, HIV/AIDS, u shtua më shumë së fundmi krahasuar me TB dhe malarien që kanë qenë të pranishme për mijëvjeçarë. Ndërsa trajtimi me ilaçe anti-retrovirale ka bërë diferencë të madhe te njerëzit e infektuar me HIV, nuk është i lirë. Shpëtimi i 200,000 milionë jetëve njerëzish në shtetet më të prekura do të kërkonte rreth 1 miliard dollarë në vit, me çdo dollarë të shpenzuar që kthen rreth 10 dollarë përfitime.
Por ka një opsion më efiçent. Rrethprerja te meshkujt është një trajtim që mund të ulë transmetimin e HIV te meshkujt gjatë marrëdhënies deri në 60 për qind, dhe, me pak vonesë, gjithashtu pakëson transmetimin te gratë. Megjithëse kjo qasje nuk do të jetë aq efektive sa trajtimi me ilaçe, do të kushtojë pak, 30 milionë dollarë në vit – dhe do të sjellë rreth 1 miliard dollarë përfitime. Kjo do të thotë 28 dollarë në këmbim të çdo dollari të shpenzuar.
Duke pasur rastin për trajtimin e disa sëmundjeve specifike të parandalueshme ose të kurueshme, dikush mund të mendojë se përmirësimi i mbulimit të përgjithshëm shëndetësor për të ndihmuar popullsitë nga të gjitha sëmundjet që dalin do të sillte përfitime më të mëdha. Për shembull, një ekonomist që punon në projekt argumentoi se përqendrimi në disa sëmundje kyçe krijon ishull ekselence në një det mosfunksionimi.
Por, në realitet, një qasje omnibus do të ishte më e shtrenjtë dhe më pak efikase. Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi për të gjithë botën në zhvillim do të kushtonte më shumë se 400 miliard dollarë në vit dhe do të sillte vetëm 4 dollarë përfitime për çdo dollar të shpenzuar.
Iniciativat e lidhura me shëndetin kanë potencialin jo vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish, por edhe për t’i transformuar ato dhe kështu duhet të futen në agjendën e re të zhvillimit global. Sfida qëndron në identifikimin e iniciativave specifike që do të jenë shumica e burimeve të kufizuara. I përket liderëve botëror të ekzaminojnë provat dhe të bëjnë zgjidhje të zgjuara. Miliona jetë njerëzish varen nga kjo.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Right Health Investments