AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Artisti serb ekspozitë me ‘Kombet e Vdekura’

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ivan Grubanov. Foto kortezi e artistit.

Artisti Ivan Grubanov, puna e parë e madhe e të cilit ishin vizatime të Sllobodan Millosheviçit në gjyq, analizon idenë e vendeve që nuk ekzistojnë më në një ekspozitë në Bienalen prestigjoze të këtij viti në Venecia.

Ivan Grubanov. Foto kortezi e artistit.
Ivan Grubanov. Foto kortezi e artistit.

Artisti Ivan Grubanov do të përfaqësojë Serbinë në Venecia me ekspozitën e tij “Kombet e Bashkuara të Vdekura”, e cila përmban flamujt e Jugosllavisë, të Perandorisë Osmane, Austro-Hungareze, Republikës Demokratike Gjermane, të Bashkimin Sovjetik, Çekosllovakisë dhe shteteve të tjera që tashmë nuk ekzistojnë më.

Një total prej 100 flamuj vendesh që janë zhdukur gjatë historisë 120 vjeçare të Bienales së Venecias do të shfaqen në Pavjonin Serb të ekspozitës; në muret brenda do të jenë emrat tredimensional të të gjithë këtyre vendeve, si dhe vitet midis të cilave ato kanë ekzistuar.

Tema kryesore që Grubanov përpiqet të eksplorojë në artin e tij është kujtesa kolektive, në veçanti kujtimet që lidhen me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

“Ndërsa rritesha dhe formohesha si njeri në rrethana tepër të turbullta, kuptova se sa janë përshtypjet dhe kujtimet e mia personale në konfrontim me tregim zyrtar historik,” tha ai për BIRN.

“Mundësitë për të interpretuar dhe kundërshtuar interpretimet historike si edhe për të ndikuar në kujtesën kolektive janë tepër interesante për t’u eksploruar,” tha ai.

Projekti i parë i Grubanov në shkallë të gjerë, “Vizitori”, ishte një koleksion vizatimesh i të ndjerit presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Ai i realizoi vizatimet në gjyqin e Millosheviçit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me bazë në Hagë, i cili vazhdoi derisa Millosheviçi vdiq në vitin 2006.

Ai shpjegoi se përndiqej ende nga kujtimet e luftrave të viteve 1990 kur filloi gjyqi dhe “donte një lloj përballjeje të vërtetë me atë kapitull të jetës time”.

“Takimi me Millosheviçin në gjyq ishte aq intensiv saqë nuk mendoja dot si duhej dhe në vend të kësaj vizatova,” kujton ai.

Vepra të tjera të mëparshme të Grubanovit përfshijnë “Kujtim Përndjekës”, një koleksion fotografish dhe imazhesh të ngatërruara të babait të tij me fotografi të ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak jugosllav në Beograd, e cila u shkatërrua nga sulmet ajrore të NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999.

“Me shpërthimin e dhunës, si Shtabi i Përgjithshëm ashtu edhe një koncept i ish-vendit u shkatërruan. Babai im është në rolin e tij në këto imazhe, ndërsa vendi dhe ndërtesa e tij përfaqësojnë nënën dhe të qëndrojnë si relike e një epoke, të zhveshur dhe pa asnjë kuptim ,” tha ai.

“Kombet e Bashkuara të Vdekura” të Grubanovit është një pasues logjik i “Flamuj të Vdekur”, një prej veprave të tij të mëparshme të artit, një koleksion i flamujve të republikave dhe të organizatave që nuk ekzistojnë më.

Imazhe nga "Kombet e Bashkuara të Vdekura". Foto kortezi e artistit.
Imazhe nga “Kombet e Bashkuara të Vdekura”.
Foto kortezi e artistit.

Thelbi i këtij koleksioni ishin flamuj nga ish-shteti jugosllav: flamuj federalë, flamuj të republikave dhe provincave përbërëse, si dhe flamujt e sindikatave të punëtorëve dhe të ish-Ligës së Komunistëve.

“Idetë e para në lidhje me flamujt e vdekur më lindi në vitin 2011, kur gjeta disa flamuj që nuk përdoren më në një institucion kulturor. Ata ishin flamujt e ish-vendit dhe republikave të tij,” shpjegoi Grubanov.

“Flamujt janë objekte arti me një efekt të magjishëm,” shtoi ai. “Ata kanë fuqinë për të influencuar jetë dhe indivivë nëpërmjet simbolizmit të tyre.”

Edhe pse ai u përzgjodh të prezantonte ekspozitën e tij në panairin prestigjioz të artit në Venecia, Grubanov e pranon se ai ftohet rrallë për të treguar veprat e tij të mendueshme dhe ndonjëherë provokuese në Serbi.

Ai e prezanton artin e tij kryesisht jashtë vendit. Rezultati i mungesës së interesit në vendin e tij mund të jetë për shkak të faktit se publiku serb dëshiron t’i shmangë gjërat shqetësuese që i kujtojnë vitet 1990.

Por artisti thotë se ky qëndrim mund të jetë një gabim: “Thelbi i shumë problemeve me të cilat ne përballemi sot qëndron në vitet 1990,” përfundon ai.

Ekspozita Ndërkombëtare e 56-të e Artit në Venecia do të zgjasë nga data 9 maj deri më 22 nëntor.

 

Etiketa: BeogradBIRNDhunëfotografiGjykatëGjyqGjyqiJugosllaviKombet e BashkuaraMillosheviçNATOParaPunaPunëPunëtorPunëtorëSerbiSllobodan Millosheviç
Tjetri
Pandëshkueshmëria: problem serioz për 96 për qind të shqiptarëve

Pandëshkueshmëria: problem serioz për 96 për qind të shqiptarëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.