AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Grafiti për të shënuar 20 vjetorin e luftës në Bosnjë

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Murali i Paqes në Sarajevë. Foto kortezi e artistit.

Artisti amerikan Caleb Neelon punoi me të rinj boshnjakë të etniteteve të ndryshme për të krijuar një projekt në grafiti të quajtur “Murale Paqeje” për të shënuar 20 vjetorin e përfundimit të konfliktit.

Murali i Paqes në Mostar. Fotoja kortezi e artistit.
Murali i Paqes në Mostar. Fotoja kortezi e artistit.

Neelon u frymëzua për ta filluar karrierën e tij në grafiti kur ishte adoleshent, kur pa muralet e realizuara me bojë në murin që dikur ndante Berlinin, një tjetër qytet që po zhvillohet nga vite të tëra konflikt.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë muajin e kaluar, ai punoi për vepra të mëdha artistike të realizuara në ambient të hapur, tema e të cilave ishte paqja, bashkë me 40 studentë – një në qytetin boshnjako-kroat të ndarë të Mostarit, dy të tjerat në Sarajevë dhe tjetra nëë Sarajavelën lindore me shumicë serbe.

Neelon e përshkroi Bosnjën dhe Hercegovinën si “një vend të bvukur me një peisazh të mrekullueshëm natyror, ushqim të mirë dhe njerëz miqësor”, por tha se ishte e pamundur ta harroje të kaluarën e saj të trazuar të kohëve të fundit.

“Sigurisht që si amerikan, ka disa gjëra mbi Bosnjën që të godasin menjëherë. Ato më të dukshmet sigurisht që janë vrimat që kanë ngelur nga bombat dhe plumbat në ato që duken si ndërtesa të zakonshme,” tha ai.

“Kjo është shumë ndryshe nga hera e parë që kam parë dëmtime lufte, por kur vjen nga një vend ku s’ka dëmtime të tilla dhe vjen në një vend ku ka gjëra të tilla, kjo është gjëja e parë që do të vësh re. Nuk mund ta shmangësh, edhe pse këto dëmtime janë shkaktuar më shumë se 20 vjet më parë. Kjo më bëri të mendoj se sa e çuditshme është kjo për një amerikan që vjen nga një vend shumë i familjarizuar me armët, por jo i familjarizuar me vrimat që ato armë lënë,” shtoi ai.

Neelon-it i bënë gjithashtu përshtypje manifestimet e dukshme të ndarjes të krijuara nga sistemet e ndara mes dy entiteveve politike boshnjake, Federatës boshnjako-kroate dhe Republika me shumicë serbe e Srpskas.

“Policia boshnjake patrullon pjesën e poshtme të rrugës drejt malit Trebevic dhe ajo serbe patrullon pjesën e sipërme. Shoferët e taksive ndalojnë për të hequr tabelën “Taksi” nga makina dhe e fusin brenda në të. Pyes veten nëse kjo do të funksionojë vërtet apo do të çojë drejt një shoqërie me të mirë afatgjatë?” pyeti artisti.

37-vjeçari Neelon është redaktori i një reviste arti të titulluar “Juxtapox” dhe është autor ose ka bashkëpunuar në më shumë se një dyzinë me libra, ndër ta edhe “Historia e Grafitit Amerikan”.

Vizita e tij u organizua nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë në bashkëpunim me një OJQ-vendase, “Motus Adulescenti”, për të shënuar 20 vjetorin e marrëveshjes së paqes, e cila i dha fund luftës që shkaktoi 100,000 të vdekur dhe më shumë se dy milion njerëz të zhvendosur nga vendi i tyre.

Edhe pse titulli i muraleve ishte paqja dhe grupi i artistëve të rinj me të cilët ai punoi i përkisnin atnive të ndryshme, Neelon thotë se ai nuk i detyroi për këtë gjë.

“U njoha me grupin, por të jem i sinqertë, nuk pyeta kurrë se kush ishte çfarë, sepse edhe pse jam kureshtar të di për eksperiencat jetësore të njerëzve, doja gjithashtu që piktura të ishte një vend ku pjesëmarrësit mund të rrinin dhe të argëtoheshin duke pikturuar diçka të madhe dhe plot ngjyra,” shpjegoi ai.

Murali i Paqes në Sarajevë. Foto kortezi e artistit.
Murali i Paqes në Sarajevë. Foto kortezi e artistit.

“Unë gjithashtu vij nga një kulturë në Amerikë ku diversiteti multikulturor është diçka normale dhe të pyesësh dikë për përkatësinë e tij fetare ose prejardhjen e tij është shpesh një pyetje e çuditshme. Shumë amerikanë dinë shumë pak nga vendi nga vijnë paraardhësit e tyre ose përse. Mendoj se amerikanët kanë një respekt natyror për faktin që ndodhta paraardhësit e tyre mund të kenë dashur të harrojnë dhe të ecin para nga situata që kanë lënë pas krahëve të tyre,” shtoi ai.

Por ai tha se puna që grupi bëri bashkë dhe mesazhi në murale, është shumë pranë përkufizimit të tij personal të paqes.

“Paqja është njerëzit që punojnë shumë dhe luajnë fort se bashku për një kauzë të përbashkët, qoftë kjo ndërtim rrugësh dhe ndërtesash, përkujdesje ndaj atyre që kanë nevojë apo festime në rrugë,” tha ai.

“Me shpërthimin e dhunës, si shtabi i përgjithshëm ashtu edhe koncepti i një ish-vendi u fshinë. Babai im është në rolin e tij në këto imazhe, ndërsa vendi dhe ndërtesat e tij paraqesin nënë, dhe përfaqësojnë një relikë të asaj epoke, të zhveshura dhe pa asnjë kuptim,” tha ai.

Etiketa: ArmëDhunëGrafitikonfliktLufteMakinaParaPoliciaPunaSHShoferstudentvizita
Tjetri
Koha për realitet me Lindjen e Mesme

Koha për realitet me Lindjen e Mesme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.