AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zemërata kroate për deklarimet e pasurisë thellohet

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i administratës shtetërore. Foto: Flickr

Qeveria kroate ka paralajmëruar largimin e krerëve të agjencisë shtetërore që urdhëruan fshehjen e deklarimeve të pasurisë nga publiku.

Ministri i administratës shtetërore. Foto: Flickr
Ministri i administratës shtetërore. Foto: Flickr

Duke shprehur pakënaqësinë në rritje për mënyrën se si çështja po trajtohet, qeveria kroate të  enjten tha se do të largonte kryesinë e agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, AZOP, pas vendimit të saj për të fshirë deklaratat e pasurive të zyrtarëve nga uebsajti.

Qeveria do të marrë vendimin për largimin e drejtorit të AZOP, Ante Rajkovaca dhe zëdhënëses Dubravka Dolenc, me votim në parlament, aty ku koalicioni qeverisës ka një shumicë.

Vendimi pason atë të AZOP për të hequr të ashtuquajturat letra pronësie – deklaratat e pronësisë – nga uebsajti i komisionit parlamentar për zgjidhjen e konflikteve të interesit me justifikimin se publikimi i të dhënave shkelte aktin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Me zgjedhjet parlamentare në fund të këtij viti ose në fillim të 2016, lëvizja u interpretua si një mbulim i konflikteve të mundshme të interesit ose si prona të fituara ilegalisht nga zyrtarët qeveritarë.

Duke iu adresuar spekulimit të medias për çështjen, ministri i administratës shtetërore Arsen Bauk foli për median pas seance parlamentare të enjten mbrëma.

“Ky është vetëm konfirmim i faktit se qeveria nuk është pas vendimit mbi ndryshimet e të dhënave të lejuara për publikim dhe tërheqjes së deklaratave,” tha Bauk.

Për më tepër, anëtarë të Partisë qeverisëse Social Demokrate, SDP, në parlament hoqën një amendament të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Amendamenti, që do të nxirret për votim përpara pushimeve të verës, udhëron që rregullimet e mbrojtjes së të dhënave të mos mbulojnë zyrtarë publik në të ardhmen.

Kryetarja e komisionit për konfliktin e interesit, Dalija Oreskoviç, të martën tha se komisioni synonte të ngrinte një padi ndaj AZOP për vendimin e marrë.

Ajo tha se heqja e të dhënave nga deklaratat e pasurisë kishte pakësuar vlerën e tyre, meqënëse këto të dhëna ndihmonin njerëzit të identifikonin kur të ardhurat e zyrtarëve nuk përputheshin me fitimet ligjore gjatë mandateve dhe gjithashtu zbulonin konflikte të mundshme interesi.

Sipas ligjit, të gjithë anëtarët e parlamentit dhe qeverisë si dhe disa zyrtarë të tjerë duhet të paraqesin deklarim pasurie, të listojnë të gjitha pronat, obligimet financiare, kreditë dhe rrogat.

Deklaratat dorëzohen kur zyrtarët marrin postin dhe kur u mbaron mandati. Kështu, publiku mund të kuptojë nëse politikanët kanë fituar para gjatë shërbimit në institucione shtetërore.

Etiketa: demokratekonfirmimpadiParaparlamentpronaQeveriaSHsocial demokrateVendimivotimZgjedhjet
Tjetri
Tregjet e stilit të vjetër lulëzojnë në fshatrat malorë të Shqipërisë

Shtrenjtohen ushqimet, duhani, celularët dhe arsimi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.