AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues të grupit të armatosur

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pesë të akuzuarit nga policia maqedonase si organizatorë të sulmit kanë lidhje të hershme me UÇK-në dhe luftën në Maqedoni. Dy prej tyre u lakuan si organizatorë të “inskenimit” të Goshnicës.

Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva
Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva

Pesë personat e akuzuar nga autoritetet maqedonase për sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë kanë lidhje të hershme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Policia maqedonase deklaroi se ka arrestuar Muhamed Krasniqin, Sami Ukshinin, Beg Rizajn dhe Deme Shehun, të cilët akuzohen se drejtonin grupin e armatosur në Kumanovë. I pesti drejtues i këtij grupi akuzohet të jetë Mirsad Ndrecaj, por ai nuk rezulton mes personave të dorëzuar tek policia maqedonase.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i quajtur Genc Sefa. Sipas policisë maqedonase, shtetasi nga Shqipëria është rezident në Gjermani.

BIRN analizoi profilet e të akuzuarve për sulmin e armatosur në Kumanovë në rrjetet sociale, prej nga rezulton se të pestë drejtuesit e akuzuar janë të lidhur me UÇK-në dhe me grupime të tjera të armatosura përgjatë viteteve 2000 në Ballkan.

Muhamed Krasniqi, i cili njihej si komandant Malisheva ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Dy drejtuesit e tjerë të grupit, Sami Ukshini dhe Beg Rizaj rezultojnë gjithashtu të kenë qenë luftëtarë të UÇK-së.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit dhe pas luftës ai ka shërbyer edhe si truprojë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërsa Sami Ukshini, i cili njihet si komandant Sokoli ka marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Kosovë dhe në Maqedoni.

Mirsad Ndrecaj i njohur si Komandant NATO
Mirsad Ndrecaj i njohur si Komandant NATO

Emrat e tyre janë lakuar edhe në incidentin e Goshnicës, ku një postë policie u sulmua nga një grup i armatosur më 21 prill 2015. Sipas gazetës serbe Blic, ky sulm ishte inskenuar nga shërbimet sekrete maqedonase për të tërhequr vëmendjen nga afera e përgjimeve.

Blic shkruante gjithashtu se për incidentin ishin paguar rreth 2 milionë euro. Ndërsa Ukshini dhe Begaj ishin takuar para ngjarjes me Ali Ahmetin, i cili sipas gazetës serbe kishte qenë kundër.

Në faqen e tij në Facebook, Sami Ukshini i cilësoi këto akuza si “dizinformata”. I arrestuari i katërt nga policia maqedonase rezulton të jetë Dem Shehu nga Deçani. Ai ka qenë gjithashtu luftëtar i UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni.

Mirsad Ndrecaj është i akuzuari i pestë i autoriteteve maqedonase për sulmin e përgjakshëm në Kumanovë. Por ndryshe nga katër të tjerët, Ndrecaj nuk është arrestuar ende nga policia.

Gjatë luftës në Kosovë, Mirsad Ndrecaj njihej me nofkën “komandant Nato”. Më vonë, ai ishte aktivist shumë i afërm me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe në vitin 2009 u arrestua në Gjakovë me dyshimin se ishte përfshirë në një skemë të manipulimit të votave.

Pesë ish-komandantët e UÇK-së akuzohen nga autoritetet maqedonase se organizuan sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë gjatë së shtunës dhe të dielës.

Gjatë këtyre sulmeve mbetën të vrarë tetë punonjës të policisë, 14 pjestarë të grupit të armatosur dhe u plagosën mbi 37 persona.

Beg Rizaj
Beg Rizaj
Dem Shehu
Dem Shehu
Etiketa: AAKaktivistAkuzaBallkanBIRNdemeEuroFacebookGjermaniHaradinajKosovëMaqedoniNATOParaPoliciaRamush HaradinajRrjetet socialeSHshqipShqipëriaSulm
Tjetri
Qetësia rikthehet në qytetin e shkatërruar të Maqedonisë

Dhuna në Maqedoni shqetëson shtetet fqinje të Ballkanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.