AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ministrat dorëhiqen ndërsa kriza thellohet në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qeveria e lodhur e Gruevskit kryen disa zëvendësime pasi ministrat e brendshëm dhe të transportit si dhe kreu u policisë sekrete – që të tre të përfshirë në skandalin e përgjimeve – dhanë dorëheqjen të martën në darkë.

Gruevski. Foto:MIA
Gruevski. Foto:MIA

Ministrja e Brendshme Gordana Jankuloska dhe ministri i Transportit Mile Janakieski dhanë dorëheqjen të martën në darkë bashkë me Saso Mijalkov, shef i policisë sekrete. Një njoftim për shtyp tha se kryeministri Niloka Gruevski e ka pranuar dorëheqjen e tyre dhe ka propozuar ministrat e rinj në parlament.

Dorëheqja e tri figurave kyçe të qeverisë së tij vjen në një kohë krize të thellë politike të lidhur me pretendimet e opozitës së kryeministri Gruevski dhe kushëriri i tij, shefi i shërbimeve sekrete Mijalkov, kanë urdhëruar mbikëqyrjen e paligjshme të rreth 20 mijë njerëzve përfshirë shumë ministrave.

Që nga shkurti opozita ka qenë duke publikuar bisedat e përgjuara që duket se tregojnë se qeveria është përfshirë në një numër të madh shkeljesh dhe hilesh politike, përfshirë manipulimin e votave, abuzimin me sistemin e drejtësisë dhe fshehjen e vrasjes së një të riu nga një oficer policie.

Në shumë nga përgjimet inkriminuese, të tri zyrtarët duket se janë bashkëbiseduesit kryesorë.

“Shpresoj që dorëheqja ime të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së imponuar nga opozita me sjelljen e saj anti-shtet,” shkroi me fodullëk Mijalkov në letrën e dorëheqjes.

Të tre qenë mes bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Gruevskit dhe mbanin pozicionet e tyre që kur Gruevski mori pushtetin në vitin 2006.

Dorëheqja e Jankulovskës pasoi edhe fundjavën dramatike të dy ditëve të luftimeve mes forcave të policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë. Tetë oficerë policie u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën. Maqedonia ka deklaruar se janë vrarë edhe 14 anëtarë të grupimit të armatosur shqiptar.

“Në këto kohë të vështira, kur Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike, është koha që unë të dorëhiqem, gjë që unë shpresoj se do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës,” shkroi Jankuloska.

Ministri i ri i propozuar i brendshëm është Mitko Cavkov, kreu aktual i Byrosë së Sigurisë Publike ndërsa ministri i ri i transportit i propozuar është Vlado Misajlovski, kreu i autoritetit rrugor të Maqedonisë.

Ndryshimet në qeverisje pritet të kryhen shpejt në një seancë parlamentare të përcaktuar për të mërkurën.

“Nuk ka kohë për triumfalizëm. Dorëheqjet e Jankuloska, Janakieski dhe Mijalkov nuk janë objektivat tona finale. Ky është vetëm një hap përpara drejt fundit të Nikola Gruevskit,” komentoi në Facebook kreu i opozitës socialdemokrate Zoran Zaev.

Ndërsa thirrjet për dorëheqjen e qeverisë Gruevski vijojnë të shtohen, socialdemokratët kanë planifikuar një protestë të madhe kundër qeverisë më 17 maj.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e të gjithë qeverisë për shkak të shkeljeve të rënda të zbuluara nga përgjimet.

Etiketa: FacebookGruevskiKrizakrizeMaqedoniMaqedoniaOpozitaparlamentPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSaso MijalkovSHZoran Zaev
Tjetri
Britania dhe situata parazgjedhore

Çfarë do të ndodhë tani me Britaninë në Europë?

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.