AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ministria e kulturës mban pezull të drejtat e autorit mbi filmin

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Esat Musliu. Foto: BIRN

Ministria e kulturës ka pezulluar aktivitetin e dy prej tre agjencive kolektive për mbrojtjen e të drejtave të autorit që nga muaji nëntor duke i shkaktuar artistëve që ato përfaqësojnë një dëm financiar që llogaritet në dhjetëra miliona lekë.

Esat Musliu. Foto: BIRN
Esat Musliu. Foto: BIRN

Esat Mulsiu duket shprehimisht i frustruar ndërsa shfleton një dosje të trashë me dokumente në zyrën e tij te vogël të mbuluar me postera filmash, pranë shkollës Edit Durhami në Tiranë.

Musliu ka një karrierë të gjatë që shtrihet në katër dekada si regjisor, skenarist dhe producent, gjatë së cilës ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të mirënjohur të filmit shqiptarë, si Piro Milkani, Dhimitër Anagnosti, apo Gëzim Erebara.

Autori i gjashtë filmave artistikë të prodhuar me regjinë e tij dhe dhjetëra dokumentarësh televiziv, tani Musliu është drejtori ekzekutiv i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë, FMAA, një nga tre agjencitë e të drejtave të autorit në Shqipëri.

FMAA është themeluar në vitin 2003 me mbështetjen e IREX, një organizata jo-fitimprurëse Amerikane, dhe prej dymbëdhjetë vjetësh ka punuar për të përfaqësuar të drejtat autoriale për dhjetëra regjisor të filmit shqiptar.

Megjithatë, që nga muaji shkurt aktiviteti i kësaj agjencie kolektive është pezulluar me urdhër të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, pasi Ministria e Kulturës nuk është shprehur akoma për rinovimin e licencës së organizatës prej më shumë se gjashtë muajsh.

“Ministria e kulturës na ka lënë në pritje, kjo pritje është e papërcaktuar është pa limit, kjo na shqetëson dhe na ka shqetësuar përtej mase,” thotë Musliu. “Ky veprim që na ka bërë ministria e kulturës ne gati na ka asgjësuar,” shton ai.

Musliu nënvizon se pezullimi i aktivitetit ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik për shoqatën dhe si rrjedhimin mungesë të ardhurash për artistët që ajo përfaqëson.

Sipas ligjit për të drejtën e autorit të miratuar në vitin 2005, agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me të si FMAA, janë persona juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë.

Sipas Musliut FMAA përfaqëson  të drejtat autoriale të më shumë se 70 artistëve shqiptarë nga fusha e filmit dhe videos.

Agjencitë e përfaqësimit kolektiv janë të regjistruara si organizata jo-fitimprurëse, dhe licencohen për një periudhë 3-vjeçare nga ministria e kulturës me propozim të Zyrës Shqiptarë të së Drejtës së Autorit, ZSHDA.

Sipas dokumenteve të para nga BIRN, FMAA ka aplikuar për rinovimin e licencës së saj që në muajin nëntor dhe ajo akoma nuk ka marrë një përgjigje për kërkesën e saj nga ministria e kulturës.

Musliu thotë se edhe pse ZSHDA i ka rekomanduar ministrisë së kulturës që ta rinovojë licencës e FMAA, kjo e fundit nuk ka denjuar akoma të shprehet.

Ndryshe nga proceset e mëparshme të licensimit, në fillim të shkurtit ZSHDA ka urdhëruar pezullimin e aktivitet të FMAA-së, ndërkohë që ministria e kulturës nuk është shprehur akoma për licencën.

“Përbën kundërvajtje administrative kryerja e veprimeve si ndërmjetës ose si agjenci për administrim kolektiv…kur personi fizik ose juridik nuk është i pajisur me licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie nga ministria e kulturës,” ZSHDA i shkruan FMAA-së në datën 9 shkurt.

Neni 108 i ligjit për të drejtën e autorit specifikon që ‘agjencitë e administrimit kolektiv krijohen sipas degëve të artit, por jo më shumë se një agjenci për çdo degë arti.”

Në praktikë kjo do të thotë që të gjithë artistët që përfaqësohen nga FMAA mbeten të papërfaqësuar ndërkohë që agjencisë i është pezulluar aktiviteti.

Musliu thotë që pezullimi i ka sjellë agjencisë një dëm prej 4 milion lekësh, sepse përkoi me periudhën kur FMAA lidhte kontratat me televizionet kabllore lokale për filmat shqiptarë që ato transmetojnë.

E pyetur nga BIRN ministria e kulturës nuk e komentoi dëmin që i është shkaktuar artistëve por mohoi që procesi i licencimit të jetë vonuar në mënyrë artificiale.

“FMAA dhe AMP janë në proces të hetimit administrativ nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku po shqyrtohet dokumentacioni,” tha Milena Selimi, këshilltarja për median e ministres Mirels Kumbaro, në një përgjigje me shkrim.

“Nuk është bllokuar procesi i rilicencimit, por pasi të mbarojë shqyrtimi, brenda 3 mujorit të dytë do të merret vendimmarrja e duhur. Jemi duke ndërtuar një proces të qartë për operimin dhe funksionimin e tyre në treg,” shtoi ajo.

Agjencia e Administrimit Kolektiv të Drejtave te Producentëve, AMP, gjithashtu nuk e ka marrë licensën nga ministria e kulturës edhe pse ka aplikuar për rinovimin e saj ashtu si FMAA.

Nga tre agjencitë që operojnë në tregun shqiptarë, vetëm Agjencia e administrimit kolektiv për të drejtën e artistëve interpretë, AKDIE, ka arritur të rilicensohet nga ministria.

Në janar 2013, ZSHDA e kishte akuzuar AKDIE, se ‘nuk kishte përmbushur detyrimin për të mbledhur nga përdoruesit të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre titullarëve të së drejtës së autorit,’ duke kërkuar heqjen e licensës së saj.

Musliu mohon të jetë informuar nga ministria e kulturës se FMAA është nën hetimin administrativ, por shton që është e dyshimtë që e vetmja agjenci që është kërkuar të mbyllet ZSHDA dy vjet më parë është licensuar nga ministra e kulturës ndërkohë që aktiviteti i dy të tjerave është pezulluar.

“Nuk kam të drejtë dhe nuk kam fakte të them që e pashë kur u dha thesi me para, [por] janë ca gjëra që ngjallin shumë dyshime,” u shpreh ai.  “Të drejtat e autorit në Shqipëri po shkelen jo me dy këmbë por me katër,” Musliu shtoi.

Etiketa: AdministrativeAMPBIRNDokumentardosjeFushaKumbaroLokaleMinistria e KulturësParaSHshqipShqipërishqiptaretë drejtaTelevizionetTreg
Tjetri
Revizionizmi si fat i keq

Revizionizmi si fat i keq

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.