AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Trafikuan qindra shqiptarë të Veriut drejt SHBA, 7 të pandehur në gjyq

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për 7 të pandehurit e akuzuar për trafikimin e qindra banorëve të Malësisë së Madhe drejt Shteteve të Bashkuara, përmes kufirit të Meksikës.   

Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)
Një traget i Ishullit Staten po kalon pranë Statujës së Lirisë në Gjirin e Nju Jorkut më 5 shkurt 2015. (AP Photo/Richard Drew)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal, që akuzohet se ka trafikuar qindra shqiptarë nga Veriu i Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi prej 7 personash do të gjykohet për tre vepra penale, që lidhen me trafikimin e shqiptarëve përmes kufirit Meksikë-SHBA, kundrejt një pagese që shkonte deri në 25 mijë dollarë.

Prokuroria tha në një deklaratë për shtyp se kishte provuar akuzat për 7 nga 15 të arrestuarit e operacionit të realizuar më shumë se një vit më parë në Shkodër dhe Tiranë. Të pandehurit sipas Prokurorisë janë Enver Karaj, Fatmir Bakalli, Nertil Previzi nga Struga, Fatos Fasko, Durim Koxha, Nikoll Kolaj dhe Fatmir Flaga.

Hetimi për këtë linjë trafiku nisi pas shqetësimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në janar 2014 i dërgoi Policisë shqiptare një informacion që tregonte  dhjetëfishim të numrit të klandestinëve shqiptarë, të cilët hynin në SHBA përmes kufirit poroz të Meksikës.

Informacioni tregonte se gjatë vitit 2012, autoritetet amerikane kishin kapur 56 klandestinë shqiptarë, ndërsa një vit më pas, numri i tyre kishte arritur në 487.

BIRN e ka investiguar këtë linjë trafiku, duke zbuluar se shumica e klandestinëve që u trafikuan në SHBA ishin banorë të disa komunave të thella të Malësisë së Madhe. Ata kishin lidhje gjaku ose miqësore me njëri-tjetrin, ndërsa fatura 25 dollarëshe për llogarinë e  trafikantëve u pagua nga të afërmit e tyre, emigrantë në SHBA.

Drejt SHBA me pasaporta bullgare

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se klandestinët shqiptarë kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përdorur dokumente të falsifikuara bullgare.

Sipas Prokurorisë, shumica e klandestinëve shqiptarë kanë ndjekur të njëjtin itinerar udhëtimi. Nga Shqipëria, ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Maqedonisë dhe Bullgarisë. Pasi pajisesishin me dokumente bullgare, ata udhëtonin në rrugë ajrore drejt Spanjës e më pas në njërin prej vendeve të Amerikës Qendrore.

Udhëtimi përmes Nikaraguas, Hondurasit, Guatemalës dhe Meksikës zgjaste deri në 2 javë për klandestinët shqiptarë, të cilët kalonin më pas në këmbë kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Përveç rrugëtimit të mundimshëm të qindra klandestinëve shqiptarë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar edhe rolin e secilit prej të akuzuarve në këtë rrjet të trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas hetimit, Fatmir Bakalli ishte personi kyç i grupit, i cili mbante kontaktet me njerëzit që rekrutonin emigrantë dhe ata që mundësonin trafikimin e tyre. Krahu i tij i djathtë ishte Nertil Pervizi nga Struga, i cili rezulton të ketë hyrje-dalje të shpeshta në Shqipëri, para se të arrestohej.

Prokuroria ka mundur të gjejë prova për bashkëpunimin e të pandehurve përmes zbardhjes së episodeve të trafikimit.

“Në datë 28.02.2014, i pandehuri Previzi është takuar me shtetasit Fatmir Bakalli, Enver Karaj dhe Fatos Fasko në një lokal në Tiranë, nga ku ka marrë shumën e 50 mijë dollarëve, si pagesë për kalimin e 3 shtetasve shqiptarë për në SHBA,” thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë. Në ditën e dorëzimit të parave, tre klandestinët gjendeshin në Honduras.

Peripecitë e klandestinëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep të dhëna për numrin e saktë të shqiptarëve që u trafikuan nga ky grup kriminal. Megjithatë, BIRN ka mësuar se nga Bajza e deri në Theth, shumë shtëpi janë boshatisur dhe të tjerë të rinj presin një mundësi të ngjashme për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Emigrantët që udhëtuan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2013, të cilët janë identifikuar nga autoritetet, llogaritet të kenë gjeneruar rreth 12 milionë dollarë për rrjetin e trafikut.

Në këtë foto të 12 janarit 2015, njerëzit pop resin në rradhë për të aplikuar për karta identiteti në lagjen Bronks të Nju Jorkut. (AP Photo/Mark Lennihan, File)
Në këtë foto të 12 janarit 2015, njerëzit pop resin në rradhë për të aplikuar për karta identiteti në lagjen Bronks të Nju Jorkut. (AP Photo/Mark Lennihan, File)

Sipas Prokurorisë, shtatë të pandehurit ndiqnin një skemë të përpiktë në trafikimin e shqiptarëve drejt SHBA; ata nisnin një grup të ri vetëm pasi grupi i parë kishte mbërritur në destinacion.

Prokuroria ka mundur të provojë implikimin e të pandehurve në disa raste trafikimi, nga ku rezulton se një pjesë e klandestinëve janë ndaluar nga autoritetet amerikane apo ato shqiptare. Sipas Prokurorisë, një 30-vjeçar i trafikuar nga ky grup ndodhej në një burg të Amerikës, ndërsa dy të rinj të tjerë u ndaluan nga policia shqiptare në doganën e Morinës.

“Kur u intervistuan nga policia kufitare, dy të rinjtë pranuan se po udhëtonin drejt SHBA-ve. Ata kishin tentuar edhe një tjetër herë më parë, por ishin ndaluar në Meksikë,” thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shumë prej shqiptarëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht kërkojnë leje qëndrimi si azilkërkues, me të mbërritur në destinacion.

Statistikat e Zyrës së Emigracionit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se përgjatë viteve 2004-2013, përfituan azil 3 782 qytetarë shqiptarë, edhe pse aplikimet kanë qenë shumë herë më të larta.

Etiketa: azilazilkërkuesBanorëBIRNBurgGjyqHetimetHondurasMorinMorinëParapasaportaPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSHBAShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësShteteve të Bashkuara të AmerikësStatistikatThethtrafiku
Tjetri
Rrugëtimi i dytë problematik i Isa Boletinit drejt Vlorës

Rrugëtimi i dytë problematik i Isa Boletinit drejt Vlorës

Komente 1

  1. Orjeta Zhupa says:
    11 years më parë

    Keta u paskan bere nder shqiptareve, gjynaf te quhen kriminele 🙂 hahahaha

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.