AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Familjet nga Kosova kërkojnë trupat e personave të armatosur në Maqedoni

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Familjet e shqiptarëve të Kosovës të vrarë në përleshjet e fundit me forcat e sigurisë në Kumanovë, janë nisur për në Maqedoni me qëllim identifikimin dhe kthimin në shtëpi të trupave të pajetë.

Trupat maqedonase në Kumanovë. Foto: Boris Grdanoski / AP.
Trupat maqedonase në Kumanovë.
Foto: Boris Grdanoski / AP.

Të afërmit e personave të vrarë në shkëmbimin e zjarrit në Kumanovë dy javë më parë u nisën për në Shkup ditën e enjte bashkëë me kreun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gerxhaliu, si edhe një ekip mjekësh ligjorë në një mision për të marrë trupat e pajetë.

“Pesë automjete me arkivole janë nisur për Shkup me familjet dhe ne do të përpiqemi t’i identifikojmë së bashku trupat,” tha Gërxhaliu për BIRN.

Nëse identifikimi shkon pa probleme, familjet do të kthehen menjëherë së bashku me trupa. Por procedura mund të ngadalësohet nëse autoritetet maqedonase nuk janë të kënaqur me identifikimin ose nëse janë të nevojshme dokumente shtesë.

Viktimat mund të identifikohen vetëm nga anëtarët e afërt të familjes. Nëse ata nuk janë të disponueshëm, të tjerët do të duhet të marrin autorizim nga një noter që të mund të shohin dhe identifikojnë viktimat atje.

Autoritetet e Prishtinës kanë publikuar listën përfundimtare të shqiptarëve të Kosovës të vrarë kur policia maqedonase bastisi qytetin verior të Kumanovës, në kërkim të atij që ata e quajtën një “grup terrorist”.

Emrat e tyre janë: Xhafer Zymeraj (lindur në vitin 1972) dhe Samid Kastriotit (1975) nga Prizreni; Beg Rizaj (1977) nga Deçani, Mirsad Ndrecaj (1979) nga Gjakova, Valon Kabashi (1985) nga Rahoveci, Turgaj Gashi (1978) nga Prishtina, Hysen Rushiti (1965) nga Vushtrria, Fatlum Vishesella (1983) nga Lipjani dhe Arben Rexhaj (1971) nga Ferizaj.

Anëtarët e familjes dhe shoqatat e veteranëve të Kosovës duan  që viktimat të varrosen me nderime ushtarake me pretendimin se shumica prej tyre ishin veteranë të luftës në Kosovë në fund të viteve 1990.

“Ne do ta kërkojmë këtë gjë nga ushtria jonë. Nëse nuk marrim asnjë përgjigje, veteranët tanë do të veshin uniformat e tyre të vjetra. Ne nuk do të lejojmë që ata të varrosen pa nderime,” tha Avdyl Mushkolaj, kreu i Shoqatës së Veteranëve të Dukagjinit në Kosovën perëndimore.

“Ata që u vranë në Kumanovë ishin veteranë lufte sepse ata morën pjesë në tri luftëra,” vazhdoi ai, duke iu referuar konfliktit në vitet 1990 në Kosovë, një konflikt të vogël të mëvonshme në zonën  e Luginës së Preshevës të Serbisë dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001.

“Ne do të organizojmë një ceremoni për ta, në Prishtinë ose diku tjetër,” tha ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova ishte përfshirë në gjakderdhjen dhe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për këtë çështje.

“Ajo që ndodhi në Kumanovë është vetëm përgjegjësi e qeverisë maqedonase,” tha Hyseni më herët këtë javë.

Policia maqedonase bastisi Kumanovën duke kërkuar grupin e dyshuar etnik shqiptarë ‘terrorist’, të cilët kishin më herët kishin sulmuar një bazë policie në Gosincë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Për këtë është i nevojshëm një hetim i pavarur i brendshëm,” vazhdoi Hyseni, duke pretenduar se autoritetet maqedonase nuk “kanë bashkëpunuar sa duhet.”

Kreu i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se sipas informacioneve, 21 persona janë arrestuar dhe po mbahen në Shkup.

Media e Kosovë raportoi ditën e enjte se Kosovai  kishte dërguar autoriteteve maqedonase një shënim në lidhje me trajtimin e 21 personave që po mbahen në paraburgim.

Më herët, Ministria e Jashtme kërkoi më shumë informacione nga Maqedonia për qytetarët e saj të cilët janë arrestuar ose vrarë në luftimet në Kumanovë dhe ftoi vëzhgues nga “Human Rights Watch” që të hetojnë trajtimin e të burgosurve.

Përfaqësuesit e “Human Rights Watch” thonë se atyre u është mohuar e drejta për të kontaktuar me të burgosurit e akuzuar për terrorizëm.

Luftime të ashpra shkatërruan lagjen e Trimave në Kumanovë pasi policia bastisi qytetin, me sa duket, në një mision për të parandaluar një sulm militant. Tetë policë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Policia tha se ata e bastisën Kumanovën për të kapur të njëjtët njerëz të armatosur të cilët më herët sulmuan një post policie në afërsi të kufirit me Kosovën. Një grup i paidentifikuar në internet ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

Bastisja në Kumanovë erdhi në mes të një situate të tensionuar politike në Maqedoni, ku liderët e opozitës kanë organizuar protesta duke bërë thirrrje për t’i dhënë fund qeverisë së Nikolla Gruevskit.

Përgjimet e bisedave zyrtare janë u bënë publike nga opozita që prej shkurtit të këtij viti dhe kanë zbuluar një rrjet të ndërlikuar korrupsioni, ryshfeti dhe manipulimi nga ana e qeverisë.

Lideri i Social Demokrat i opozitës maqedonase Zoran Zaev shprehu shqetësime pas gjakderdhjes në Kumanovë se qeveria po e përdorte shkëmbimin e zjarrit për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza politike në vend.

Etiketa: BIRNFerizajGjakovaHetimHuman Rights WatchkonfliktKorrupsioniKosovaKosovëKrizaLufteMaqedoniMaqedoniaMediaMjekmjekëOpozitaparaburgimPoliciaPreshevëPrishtinaProtestaQeveriaSHShkupSkender HyseniSulmTerroristUshtriaZoran Zaev
Tjetri
Koha t’i themi “Jo” rrugaçokracive në Ballkan

Koha t’i themi “Jo” rrugaçokracive në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.