AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Koha t’i themi “Jo” rrugaçokracive në Ballkan

Mikra KrasniqingaMikra Krasniqi
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Ambasada e Kosovës në Berlin.

Politikanët në shtetet e Ballkanit nuk i ngjajnë aspak drejtuesve demokratikë që janë shërbëtorë të popullit të tyre. Ata i ngjajnë më tepër një grupi rrugaçësh që kërkojnë të themelojnë geton e tyre – komenton Mirka Krasniqi.

Liderët gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin më 28 gusht 2014. Foto: (AP Photo/pool/JOHN MACDOUGALL)
Liderët gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor
në Berlin më 28 gusht 2014. Foto: (AP Photo/pool/JOHN MACDOUGALL)

Për vëzhguesit politikë afatgjatë dhe të kalitur me një interes të sinqertë mbi Maqedoninë dhe të gjithë Ballkanin, ngjarjet e fundit të përgjakshme në Kumanovë kanë pak të bëjnë me qytetin dhe banorët.

Kjo tragjedi e panevojshme, që la viktima, shkatërroi jetë dhe ka trazuar rajonin, është thjesht një pasojë e asaj që ndodh kur një vend e ngatërron veten për demokraci kur në fakt një klasë politikanësh ndjekin rrugën e asaj që duhet të quhet më mirë rrugaçokraci.

Reagimi ndaj këtyre ngjarjeve nga ruajtësit e paqes në rajon, domethënë BE-ja dhe SHBA-të, tregon një shmangie strategjike nga ana e tyre ose një moskuptim të një krize më të madhe.

Ata preferojnë të lokalizojnë incidentet, t’i tkurrin ato artificialisht dhe t’i shtypin. Ata fusin në burg disa psikopatë të mashtruar me armë, hetojnë disa burokratë të pafat dhe pafytyrë, shkruajnë një plan reformimi me dhjetë pika për sigurinë, udhëtojnë në Bruksel ose Uashington për disa bisedime dhe pinë kafe, kështu retë e zeza të Ballkanit duhet të largohen edhe një herë tjetër.

Çfarë komuniteti ndërkombëtar duket se po shpërfill, jo vetëm Maqedoninë por edhe për Ballkanin si një i tërë, është se rajoni nuk është një treg idesh dhe vizionesh filozofike konkurruese mbi mënyrën si qeveriset shoqëria.

Është një terren për rrugaçët politikë që përdorin një panoramë të thyer etnike për të përjetësuar dhe ruajtur çifligjet e veta.

Që një vend të mbajë një ngjashmëri të respektueshme me një demokraci moderne që respekton shtetasit, të drejtat njerëzore dhe lirinë e shprehjet, ndarjet rreth etnisë dhe historisë duhet të lihen sa më mënjanë.

Kjo jo për të injoruar dallimet etnike dhe për të harruar padrejtësitë e së shkuarës; bëhet për t’i mohuar rrugaçëve politikë tagjinë që i ushqen dhe që i bën të sakatojnë, teksa ata përpiqen të mbajnë fuqinë e tyre të korruptuar.

Kryesisht gjenerata aktuale e politikanëve që qeverisin Ballkanin u rrit dhe u indoktrinua në mjedisin politik toksik të 1990. Një klasë sharlatanësh politikë, ata kanë një sjellje përçmuese ndaj njerëzve që pretendojnë se i shërbejnë.

Kjo është një gjeneratë që kurrë nuk pati kohën, vullnetin ose kontekstin e duhur për të mësuar ku ishin konturet e një demokracie funksionuese, përtej pazareve politike dhe thikave pas shpine. Ka një  besim të shërbimit publik që politikanët në Ballkan nuk e kuptuan kurrë.

E gjithë përpjekja për të provuar të vihet në vend një sistem qeverisje demokratik, në Maqedoni, Kosovë ose në Bosnje në vitet e fundit, dukej një maskaradë, një parodi handikape, që rrëzohet sapo duket se ka gjetur stabilitet.

Ka një moskuptim të rëndë në Ballkan rreth faktit se çfarë përbën një demokraci të vërtetë, përmes të cilës gjërat si zgjedhjet takojnë kërkesat e një shoqërie demokratike.

Por zgjedhjet në vetvete nuk bëjnë demokracitë. Një sistem i duhur demokratik është i ndërtuar mbi një grup parimesh themelore, si liria e shprehjes, të drejtat themelore të njeriut, një sistem i drejtë gjyqësor, dhe mbi të gjitha një kontratë sociale mes shërbëtorëve publikë dhe popullsisë.

Komuniteti ndërkombëtar mund të ketë shpenzuar miliarda dollarë për të rregulluar Ballkanin gjatë 15 viteve të fundit, por ka dështuar në kultivimin e parimeve themelore dhe në krijimin e sistemeve të qëndrueshme në të cilat mund të shfaqet një shoqëri demokratike e saktë.

Pjesë të mëdha të qeverisë kanë rënë peng të rrjeteve të sofistikuara nepotike, duke lejuar korrupsionin të depërtojë dhe të gërryejë besimin e publikut në qeveritë përpara se rajoni të kishte një mundësi për të dalë nga rrënojat e historisë.

E parë nga kjo perspektivë, ata që interesohen për rajonin mund të ndihen të zymtë dhe të brengosur. Ka pak gjëra që janë më depresuese për një rajon sesa dorëzimi ndaj sundimi të despotëve të vegjël që i bëjnë shoqërive të mbeten pa rininë dhe të humbin potencialin.

Por, një kuptim i thellë i këtyre nënrrymave shkatërrimtare duhet të shërbejë si një platformë sociale dhe morale mbi të cilën duhet të dalë një brez i ri liderësh.

Këta liderë të rinj nuk duhet të zbukurohen vetëm me besueshmëri pune dhe edukimi. Ata duhet të kultivojnë një kuptim themelor të ringritur të asaj që përbën një shërbim publik.

Politika në Ballkan nuk ka nevojë vetëm për reformë qeverisje – ka nevojë për një rindërtim etik në thelb, një riorientim moral ku politikanët të shërbejnë me një detyrim qytetar në mendje, për përpjekje për të ndërtuar një vend të duhur ku të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre të gjithë njerëzit.

Kjo kohë nuk ka ardhur vetëm për shtetasit në Maqedoni, por edhe për njerëzit kudo në Ballkan. Ata duhet të ngrihen dhe t’i thonë jo rrugaçëve që ndërtojnë rrugaçëritë e tyre nëpër rajon. T’i thonë JO kultivimit të nepotizmit dhe shërbimit publik të korruptuar dhe jo ndaj shkeljes së lirive personale dhe lirisë së fjalës apo diskriminimit gjinor, etnik, fetar apo politik.

Këto janë të drejta themelore dhe vlera që përbëjnë një demokraci, pa të cilat çdo progres ekonomik ose tjetër, është i pashpresë në afat kohor të gjatë.

Rajoni ka parë tepër konflikte dhe gjakderdhje për të lejuar ngritjen e një klase tjetër politikanësh miopik që abuzojnë të shkuarën, mbajnë plagët të freskëta dhe i vjedhin njerëzve mundësinë për të shijuar frytet e lirisë.

 

Mikra Krasniqi, një shtetas i Kosovës, është një ekonomist pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Merilend në Baltimore. Opinionet e autorit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të punëdhënësit të tij.

Etiketa: BallkanBanorëBEbesimbisedimeBosnjeBrukselBurgdemokracidetyrimGjyqKosovëkrizeLiriaLiria e ShprehjesMaqedoniprogresPunërajonrajoniSHSHBAstabilitettë drejtaTregVëzhguesitviktimaZgjedhjet
Tjetri
Autostradat kroate falimentojnë, qeveria merr përsipër kreditë

Autostradat kroate falimentojnë, qeveria merr përsipër kreditë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.