AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të dalim nga kurthi i dhunës në Lindjen e Mesme

Adeel MalikBassem AwadallahngaAdeel MalikdheBassem Awadallah
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Stephen Coles/Flickr

Çfarë duhet të bëjë Lindja e Mesme për të shpëtuar nga pasojat katastrofike të konfliktit të rajon mbi ekonominë e vendeve? Adeel Malik dhe Bassem Awadallah argumentojnë për Project Syndicate.

Foto: Stephen Coles/Flickr
Foto: Stephen Coles/Flickr

Bota arabe dhe fqinjët e saj kanë ngecur në një grackë dhune. Luftimet në Libi, Siri, Jemen dhe Irak, bashkë me grupe si Shteti Islamik, po shkatërrojnë lidhjet ekonomike të nevojshme për të siguruar stabilitet politik afatgjatë. Në fakt, duke vizatuar nga e para kufijtë ekonomikë të rajonit, vala më e fundit e dhunës ka sjellë një tronditje reale të tregtisë, shkalla dhe domethënia e vërtetë e së cilës kanë kaluar gjerësisht të pavëna re.

Teksa përhapja e grupeve të armatosura i bën kufijtë më porozë ndaj konfliktit, po i forcon ata kundrejt tregtisë. Pasojat po ndjehen më mirë në Levant, ku transporti i përmirësuar dhe reformat në tregti kishin forcuar lidhjet ekonomike mes Irakut, Jordanisë, Libanit dhe Sirisë.

Tregtia mes këtyre vendeve ka qenë mesatarisht më e lartë, sesa mes shokëve të tyre arabë, por ka rënë teksa dhuna është shtuar. Mbylljet e kufirit të Sirisë, në veçanti, kanë penguar tregtinë rajonale, duke ndërprerë një rutinë kyç që lidh Levantin e gjerë, Shtetet e Gjirit dhe Turqinë. Viktimat e pavënare përfshijnë rritësit vendas të mollëve, që mbijetojnë me eksporte. Që nga 2011, Libani ka humbur pothuajse të gjitha tregjet e tij të eksportit në Jordani, Irak dhe në Gji.

Me mbylljen e pikës së fundit të kalimit të Jordanisë me Sirinë, ai vend përballet me një fat të ngjashëm. Iraku dhe Siria ishin tregje kyçe të eksportit për Jordaninë dhe mbylljet e kufirit kanë bërë kërdinë mes fermerëve dhe prodhuesve vendas. Fermat në Jordaninë e veriut, të shkëputura nga Siria, nuk mund të shesin më produktin e tyre.

Lidhjet në rritje të tregtisë të Turqisë me Levantin dhe Gadishullin Arabik kanë vuajtur po ashtu. Pesë vite më parë, qytetet siriane të kufirit verior po korrnin dividentët e ekonomisë në rritje të Turqisë. Tani ata ndërprerë. Importet turke nga Siria kanë rënë me 74% që nga 2010.

Rajoni ka nevojë dëshpërimisht për mundësi të reja tregtie për të zgjidhur papunësinë; në vend të kësaj po merr një devijim të tregtisë. Eksportet turke i kanë tejkaluar zonat e konfliktit duke përdorur rrugë alternative për shembull Kanalin e Suezit. Një studim i fundit i Bankës Botërore vlerëson se rajoni i Levanit të Madh ka humbur rreth 35 miliard dollarë në tre vitet e para të luftës civile të Sirisë.

Pasojat për politikën ekonomike të rajonit janë të thella. Çfarëdo bashkimi i dobët të ekzistonte në mbështetje të tregtisë rajonale ai është margjinalizuar nga konflikti. Për shembull, mbyllja e pikës së fundit të kufirit mes Sirisë dhe Jordanisë do të thotë se zona e tregtisë së lirë që lulëzoi përgjatë kufirit po përballet me rrënim. Magazina dhe fabrika – investime që vlejnë miliona dollarë – po çmontohen dhe komunitetet aty pranë përballen me spektrin e papunësisë na masë dhe rënies së shpejtë ekonomike.

Kjo përbën një dilemë fundamentale për politikëbërësit. Teksa konflikti shkatërron lidhjet ekonomike vendase dhe zgjidh lidhjet e mirëfillta të furnizimit, gjithashtu po  prish themelin mbi të cilin mund të ndërtohet një rend social paqësor dhe i begatë. Siç ka argumentuar ekonomisti laureat i çmimit Nobel, Douglass North, rezoluta afatgjatë e konfliktit zakonisht kërkon lidhje ekonomike të forta, që kultivohen më së miri përmes specializimit dhe tregtisë. Kjo dinamikë është e lehtë të arrihet: duke rritur koston e konfliktit të dhunshëm, duke shtuar rrjetet ekonomike dhe përmes marrëdhënieve të shumta të këmbimit që ofrojnë stimuj të fuqishëm për aktorët që preferojnë zgjidhje paqësore.

Një rend i ri ekonomik do të jetë i nevojshëm për të krijuar dhe ruajtur një rend të qëndrueshëm politik në rajon. Një skenar i tillë mund të duket si ëndërr e largët sot, prej konflikteve të panumërta në rajon. Por logjika e mbijetimit po i shtyn shumë aktorë në rajon drejt bashkëpunimit me fqinjët mbi çështje si uji, energjia dhe tregtia.

Në Kurdistan, për shembull, autoritetet po lënë mënjanë armiqësitë politike, ideologjike dhe historike për t’u angazhuar me qeverinë qendrore të Irakut, Iranin dhe Turqinë. Ngjashmërisht, interesi vetjak ekonomik ka detyruar qeverinë në Sudanin Jugor të bashkëpunojë me Sudanin, nga i cili fitoi pavarësi pas një lufte civile brutale në 2011.

Në Lindjen e Mesme të trazuar të kohëve tona, bashkëpunimi ekonomik nuk është më zgjedhje; është bërë një domosdoshmëri. Marrëdhënia e mirënjohur mes bashkëpunimit ekonomik dhe stabilitetit politik do të jetë themelore për krijimin e një rrugëdalje nga këneta aktuale. Shpërfillja e saj është një çmim për dhunën e vazhdueshme dhe fragmentimin.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Escaping the Middle East’s Violence Trap

Etiketa: dhunaDhunëEnergjiaImportetinvestimeIrakKënetaLibiLindjaLindja e MesmeLufteMASmbështetjeParaProject SyndicaterajonrajoniRezolutaShteti IslamikSiriSiriastabilitettregtizgjedhje
Tjetri

Rinasi, Kukësi dhe një ceremoni elektorale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.