AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjyqi i trazuar i ‘ Grupit të Drenicës ’

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestë kundër aktakuzës në vitin 2013. Foto: BIRN.

Gjyqi profilit të lartë të 15 ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shoqërua me  protesta të zemëruara, një arratisje nga burgu dhe probleme me dëshmitarë që tërhoqën dëshminë inkriminuese.

Një protestë kundër aktakuzës në vitin 2013. Foto: BIRN.
Një protestë kundër aktakuzës në vitin 2013. Foto: BIRN.

Gjyqi i ish-luftëtarëve të UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, i cili përfundoi ditën e mërkurë me 11 dënime, hasi probleme që në fillim, kur në Prishtinë u organizua një demonstratë e madhe nga mijëra njerëz të zemëruar nga arrestimi i veteranëve të luftës në vitin 2013.

Gjyqi pati turbullime të mëtejshme në vitin 2014, kur tre nga të pandehurit u arratisën për disa ditë në shenjë proteste ndaj transferimit në burg.

Të pandehurit ishin të gjithë ish-anëtarë të një grupi operativ të UÇK-së me bazë në zonën e Drenicës në Kosovën qendrore. Ata luftuan për pavarësinë e Kosovës nga Serbia në fund të viteve 1990 dhe shihen si heronj nga shumë njerëz.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, shumica e lidershipit të Kosovës doli nga “Grupi i Drenicës”, përfshirë këtu edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili tani është Ministër i Punëve të Jashtme.

Përveç Thaçit, Sylejman Selimi, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ishte anëtari më i spikatur dhe gjithashtu një nga të pandehurit më të njohur në gjyqin e “Grupit të Drenicës”. Si Selimi dhe Thaçi u dënuan për terrorizëm në vitin 1997 nga autoritetet serbe, por nuk e kryen kurrë dënimin e tyre.

Pas luftës, Selimi u emërua komandant i Gardës së Kosovës, atëherë komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe deri në vitin 2011, kur ai u emërua ambasador në Tiranë, ai ishte komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai u arrestua në vitin 2013 së bashku me Sami Lushtakun, një tjetër i ish-anëtar i njohur i “Grupit të Drenicës”.

Lushtaku, aktualisht kryetar i komunës së Skenderajt, u fut në politikë pas luftës dhe u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës, e njohur edhe si PDK-ja, e drejtuar nga Hashim Thaçi. Partia përbëhej kryesisht nga ish-anëtarë të UÇK-së dhe u formua menjëherë pas çmilitarizimit të grupit guerilas në fund të vitit 1999.

Sipas një raporti nga raportuesi i Këshillit të Europës Dick Marty, “Grupi i Drenicës” ishte i përfshirë në disa aktivitete të ndryshme kriminale duke filluar nga pastrimit të parave e deri te kontrabandë droge dhe cigaresh, trafikim njerëzish, prostitucion dhe monopolizim të detyruar të sektorëve më të mëdhenj të ekonomisë së Kosovës, duke përfshirë karburantin dhe ndërtimin.

Por akuzat më të rënda thanë se grupi ishte i përfshirë edhe në heqje organesh të të burgosurve të kapur gjatë konfliktit në Kosovë – edhe pse askush nuk është akuzuar ndonjëherë për këtë dhe ish-shefat e UÇK-së kanë mohuar me vendosmëri që kjo të ketë ndodhur ndonjëherë.

Ndërtesa e UÇK-së në Likovc.
Ndërtesa e UÇK-së në Likovc.

Akuza për vrasje dhe tortura

Pesëmbëdhjetë ish-anëtarët e UÇK-së – Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selam Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Isni Thaçi dhe Avni Zabeli – u akuzuarn për krime lufte kundër të burgosurve civilë.

Sipas aktakuzës, në shtator të vitit 1998 ata  “vunë në rrezik integritetin trupor” të dy civilëve, të njohur me emrat e koduar A dhe B, të cilët ishin të burgosur në një qendër burgimi të UÇK-së në fshatin Likovc në komunën e Skenderajt. Padia tha se ata i rrahën viktimat me shkopinj dhe i detyruan ata më pas të rrihnin njëri-tjetrin. Një numër civilësh të tjerë gjithashtu thuhet se janë torturuar dhe rrahur në të njëjtën qendrën paraburgimi në fshatin Likovc nga shtatori 1998 deri në fillim të vitit 1999.

Ata supozohet se kanë torturuar disa civilë të paidentifikuara shqiptare gjatë gushtit dhe shtatorit 1998 në fshatin Shipol në komunën e Mitrovicës.

Aktakuza akuzoi gjithashtu Sabit Gecin dhe Sahit Jasharin për vrasjen e policit serb Ivan Bullatovic në qershor 1998, duk i prerë fytin me sharrë elektrike.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, ishte gjithashtu përgjegjës për vrasjen e një numri civilësh në një vend të papërcaktuar midis fshatrave Galic dhe Dubovc në shtator 1998.

Dëshmitarët ndryshojnë dëshmitë e tyre

Një bluzë gjatë protestës ku shkruhet se i pandehuri është i pafajshëm.
Një bluzë gjatë protestës ku shkruhet
se i pandehuri është i pafajshëm.

Gjatë gjyqit dy vjeçar, sfida më e madhe për gjykatën ishte të siguronte sigurinë dhe besueshmërinë e dëshmitarit. Para se të fillonte gjykimi, disa prej dëshmitarëve të mbrojtur biseduan me gazetarin e Kosovës Milaim Zeka, i cili transmetoi një intervistë me fytyrat e tyre të fshehura, por zërat e tyre ishin të identifikueshëm, e cila është e ndaluar me ligj në Kosovë.

Problemet vazhduan gjatë gjykimit ndërsa disa nga dëshmitarët e propozuar nga prokuroria ndryshuan dëshmitë e tyre nga deklaratat që dhanë gjatë hetimit ose në polici. Pjesa më e madhe e dëshmitarëve u shpreh se deklaratat e tyre origjinale ishin falsifikuar ose nuk ishin përkthyer si duhet, ose se ata nuk kishin kontrolluar atë që ishte shkruar në emër të tyre.

Disa nga dëshmitarët u deklaruan gjithashtu “dëshmitarë armiqësorë” pasi u thirrën nga prokuroria, por më pas i ndryshuan plotësisht dëshmitë e tyre.

Shumica e dëshmitarëve thanë se ish-luftëtarët e UÇK-së i rrahën “sepse ata bashkëpunuan me Serbinë” gjatë konfliktit të Beogradit me forcat guerile.

Një dëshmitar i mbrojtur, me emrin e koduar A, tha në gjykatë se Hashim Thaçi e kishte urdhëruar direkt Sylejman Selimin “t’i vriste këta njerëz” – pra, të dyshuarit si bashkëpunëtorë me qeverinë serbe.

Dëshmitari tha gjithashtu se Selimi i kishte thënë se Shtetet e Bashkuara po i paguanin ata që të vrisnin ata që dyshoheshin si bashkëpunëtorë.

“Këtë ma thanë Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Ata më thanë se ata secili kishte marrë nga 500 marka gjermane në muaj për të vrarë spiunë,” shtoi dëshmitari.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuar në kampin e burgimit në Likovc rriheshin rregullisht. Dëshmitarja e mbrojtur K tha se kur i shoqi u kthye në shtëpi, pasi u mbajt atje për një muaj, ishte i plagosur rëndë.

“Gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Ai kishte gjak mbi rrobat, brinjë të thyera dhe ishte enjtur në të gjithë trupin. Pyesja veten se si mund të kishte ardhur në shtëpi në këmbë në atë gjendje,” tha dëshmitarja.

Megjithatë, disa prej dëshmitarëve kryesorë të cilët ndryshuan dëshmitë e tyre gjatë gjykimit akuzuan EULEX-in (misionin e sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë) për keqtrajtim, duke përfshirë edhe dëshmitari i koduar F, i cili i tërhoqi deklarata inkriminuese që ai bëri për të pandehurit. Dëshmitari F tha në gjykatë se ish-prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro kishte shkruar atë që ai e donte në deklaratë në këmbim që ta dërgonte atë dhe gruan e tij të sëmurë jashtë vendit.

Sylejman Selimi.
Sylejman Selimi.

Të pandehurit mohojnë gjithçka

Të gjithë burrat në gjyq këmbëngulën se nuk ishin fajtorë dhe se lufta e tyre kundër Serbisë ishte e ligjshme dhe e nderuar.

Në deklaratën e tij mbyllëse, Sami Lushtaku, i tha gjykatësit se ai thjesht mbrojti vendin e tij gjatë luftës, por nuk ka kryer asnjë krim.

“Nuk po kërkoj mëshirë, por drejtësi,” tha Lushtaku.

Ai tha se do ta bënte përsëri të njëjtën gjë në të njëjtat rrethana

“Edhe po të kisha 100 jetë, do të bëja të njëjtën gjë,” shtoi ai.

Gjyqi në fund vendosi se ai ishte fajtor për vrasje dhe Selimi fajtor për torturimin e një të burgosuri civil.

Lushtaku u dënua me 12 vjet burg dhe Selimi mori dy dënime të veçanta me nga gjashtë dhe tetë vjet burg.  Nëntë nga ish-guerilasit e tjerë u dënuan gjithashtu, ndërsa katër të mbeturit u liruan nga akuzat.

Etiketa: aktakuzëAkuzaArratisjearrestimiBEBIRNBurgdëshmitarëDick MartyDrogeEULEXGjyqGjyqiHashim ThaçiheronjKosovëKrimKrimekrime luftekryetarLuftaLufteMitrovicëParaPDKpoliciProkuroriProkuroriaProtestaprotesteRaportiSerbiaShqipërishqiptareshtatorShtetet e BashkuaraSylejman SelimiThirrëtorturavrasje
Tjetri
Karton i kuq për zyrtarët e korruptuar të FIFA -s (Foto)

Karton i kuq për zyrtarët e korruptuar të FIFA -s (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.