AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit të votave (e përditësuar)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjate nje mbledhjeje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Pas debateve të ashpra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të përjashtojë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nga grupet e numërimit të votave për të ruajtur balancën në grupet e numërimit.

Gjate nje mbledhjeje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Gjate nje mbledhjeje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Komisioni qendror i zgjedhjeve votoi katër vota pro dhe tre kundër për të ndarë postet e numërimit të votave në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 duke i dhënë Partisë Socialistë, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane nga një anëtar, vendim që efektivisht përjashton Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nga grupet e numërimit.

Vendimi që ruan balancën maxhorancë-opozitë në grupet e numërimit, lë të pakënaqur PDIU-në, partinë që garoi në krahun e opozitës së sotme në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa kaloi me maxhorancën e majtë muajin e kaluar. Vendimi shpëton gjithashtu LSI nga një humbje e mundshme e një pjese të numërimit të votave si dhe Partinë Republikane, e cila përballej me të njëjtin rrezik.

PDIU e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe deklaroi se do ta ankimojë atë në Kolegjin Zgjedhor.

Ngërç

Kodi zgjedhor sanksionon që komisionet e numërimit të votave të përbëhen nga katër persona, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Kodi sanksionon gjithashtu që dy partitë e mëdha të kenë nga një numërues ndërsa dy numëruesit e tjerë të përcaktohen me short mes partive të vogla në secilin krah, me kushtin që këto parti të kenë më shumë se dy deputetë. Teorikisht, nëse ka dy parti, të vogla nga njëri krah, secila prej tyre merr një numërues në gjysmën e tavolinave të numërimit të votave.

Në zgjedhjet e vitit 2013 pati dy parti të vogla opozitare që plotësonin kriterin e dy deputetëve për të marrë pjesë në short dhe një parti nga maxhoranca, Lëvizja Socialiste për Integrim. Kalimi i PDIU-së nga opozita në maxhorancë shkaktoi problemin që solli edhe vendimin e djeshëm. Nëse PDIU llogaritej si parti e opozitës, siç u kërkua nga anëtarët e KQZ-së nga ana e së majtës, atëherë maxhoranca de facto do të merrte tre anëtarë në gjysmën e qendrave të numërimit, efektivisht duke shkatërruar parimin e balancës pozitë-opozitë. Nga ana tjetër, nëse PDIU do të llogaritej nga ana e maxhorancës, ajo do të hynte në short me LSI duke ndarë secila gjysmën e posteve të numërimit.

Ana e djathtë e komisionit qendror të zgjedhjeve kërkoi pikërisht këtë gjë. Ana e majtë kërkoi llogaritjen e PDIU te opozita. Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi hodhi propozimin final i cili, i dha nga një anëtar në grupet e numërimit PS, PD, LSI dhe PR, por rrjedhimisht përjashtoi PDIU nga grupet e numërimit.

Akrobaci juridike

Sipas dokumenteve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të zgjidhur dilemën nëse PDIU duhej të llogaritej nga ana e maxhorancës apo nga ana e opozitës, KQZ i pati kërkuar me shkresë Kuvendit të Shqipërisë listën e partive në maxhorancë dhe atë të partive në minorancë si dhe numrin e deputetëve që ata kanë. Sekretari i kuvendit mësohet se i ka dërguar KQZ rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2013, rezultat të cilin e ka prodhuar pikërisht KQZ. KQZ kërkoi sqarime të mëtejshme me një shkresë të dytë. Parlamenti, në shkresën e dytë, i dërgon sërish KQZ rezultatin e zgjedhjeve 2013 të shoqëruar me renditjen e partive sipas pozicionimit dhe numrit të deputetëve të dalë nga zgjedhjet. Kodi Zgjedhor thotë se grupet e numërimit duhet të jenë të balancuara, por nuk parashikon raste kur një parti mund të ndryshojë krah. Përgjigjja pa përgjigje e Kuvendit fsheh edhe një detaj tjetër, atë që Partia Republikane ka humbur që nga koha e zgjedhjeve dy nga tre deputetët e saj, duke mbetur efektivisht vetëm me kryetarin dhe rrjedhimisht duke humbur kriterin ligjor të pasjes së dy deputetëve si parakusht për marrje pjesë në ndarjen e posteve të numëruesve të votave.

Gjatë debateve të djeshme, Denar Biba udhëhoqi kërkesën e koalicionit qeverisës, e cila mendonte se PDIU duhej të llogaritej si parti opozitare, pasi e tillë ka dalë nga zgjedhjet e vitit 2013.

“Ligji është mekanik në këtë drejtim. Kolegji ka thënë: Jo fotografia aktuale, por ajo e të shkuarës. Togfjalëshi më i rëndësishëm është barazpeshimi politik. Është një gjë të cilës nuk mund t’i fshihemi. Është i rëndësishëm. Kodi e ka në një farë mënyrë në brendësi të frymës. Por ligji është mekanik, PDIU është pjesë e opozitës,” tha Biba.

Përfaqësuesit e opozitës në KQZ argumentuan nga ana e tyre se fryma e kodit është më e rëndësishme dhe se askush nuk mund ta fshehë faktin që PDIU është aktualisht pjesë e maxhorancës.

“Shkelet haptazi parimi i balancës në ligj, shkelet besueshmëria për të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgjegjës,” deklaroi Vera Shtjefni.

“Nuk është e logjikshme që votat e njërës palë të mund t’i numërojë pala tjetër. Po ju citoj një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se PDIU është në bashkëqeverisje”, deklaroi Klement Zguri, i cili nga ana tjetër kërkoi që Partia Republikane të përcaktohej si partia opozitare që plotëson kushtet për të përfituar një post anëtari në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2013, të cilat i dhanë tre mandate deputetësh kësaj partie, pavarësisht se sot nuk i ka.

Përfaqësuesit e PS argumentuan se PDIU nuk është efektivisht pjesëmarrëse në qeverisje për shkak se nuk ka dhënë votëbesim për qeverinë Rama.

Kryetarja Lefterie Luzi ndërhyri pas debateve me një propozim të papritur, i cili duket se i gjeti palët të papërgatitura.

“Unë nuk e kuptoj dot sot nëse PDIU është anëtare e qeverisë,” tha ajo. “Unë propozoj që Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim t’i jepet numëruesi i tretë i maxhorancës dhe Partisë Republikane t’i jepet numëruesi i katërt”.

Komisioni kaloi në votimin e propozimeve të mëparshme të cilat u rrëzuan, pastaj u votua propozimi i Luzit, i cili humbi pasi përfaqësuesja e PD Shtjefni nuk e ngriti dorën.

“A u votua apo jo?” Pyeti Shtjefni. “Vota ime është kundër”.

“Ju kërkoj dy minuta, të kuptojmë se çfarë është ky propozim!” tha Biba. “Po bëni teatër,” shtoi ai.

Luzi mori edhe një herë situatën në dorë duke e hedhur propozimin për herë të dytë. Përfaqësuesi i PDIU jashtë komisionit protestoi duke thënë se përderi sa propozimi u rrëzua një herë, nuk kishte arsye që ai të përsëritej. Luzi gjithsesi e përsëriti propozimin dhe kësaj here bashkoi votat me opozitën duke i dhënë nga një numërues katër partive kryesore por duke përjashtuar PDIU, rrjedhimisht duke krijuar një precedent tjetër në numrin e madh të precedentëve ligjorë të shkaktuara nga votimet politike në KQZ.

Etiketa: besimdeputetEdi RamaFinalGrupet e NumërimitIntegrim dhe UnitetKodi ZgjedhorKolegjiKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZLëvizja Socialiste për IntegrimLigjLSIMaxhorancaOpozitaPartiaPartia RepublikanePartisë DemokratikePartisë SocialistPDPDIUPRPSRamarepublikanerrezikSHshqipVendimVendimiVotaZgjedhjet
Tjetri
Kontrolli zbulon abuzime në tenderët e Radio Televizionit Shqiptar

Këshilli Drejtues hap garën për drejtorin e përgjithshëm të TVSH

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.