AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

BAT blen kompaninë kroate të duhanit për 505 milionë euro

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kompania kroate “Adris Group” ia ka shitur degën e saj, “Tobacco Factory Rovinj”, TDR, “British American Tobacco”, BAT, për 505 milion euro.

TDR factory in Kanfanar. Photo by AdrisNjë prej kompanive më të mëdha në Kroaci, “Adris Group”, ditën e hënë tha se ajo ia ka shitur degën e saj, “Tobacco Factory Rovinj”, TDR, “British American Tobacco”, BAT, për 505 milion euro.

Adris u bë kohë që kishte planifikuar ta shiste TDR-në, kompaninë lidere në Kroaci dhe rajon për produktet e duhanit. Marrëveshja me BAT u nënshkrua të shtunën në selinë e saj në Londër.

Përveç TDR-së, BAT ka blerë të gjitha kompanitë në sektorin e duhanit të “Adris Group”, të cilat ndihmojnë me prodhimin e produkteve të duhanit dhe shpërndarjen e tyre.

BAT ka rënë dakord ta mbajë prodhimin e produkteve të duhanit për pesë vjet në Kanfanar pranë Rovinjit, në gadishullin e Istrias perëndimore.

Konfirmimi përfundimtar do të jepet nga këshilli i aksionerëve të kompanisë dhe bordi mbikëqyrës i TDR-së në korrik.

Kryetari i bordit ekzekutiv të TDR-së, Mato Zadro, shprehu kënaqësinë për marrëveshje dhe për gjetjen e një “kompanie të shquar” për këtë blerje.

“Për të gjithë ne, është e rëndësishme që prodhimi në Kanfanar do të vazdhojë dhe se do të ruhen vendet e punës,” përfundoi ai.

“Adris Group” e ka shitur kështu të gjithë industrinë e saj të duhanit, duke iu drejtuar kështu vetëm industrisë së turizmit, ushqimit dhe sigurimeve. Kompania ka investuar 400 milion euro në kompaninë e saj të hoteleve Maistra dhe planifikon të investojë edhe 225 milion euro të tjera deri në vitin 2017.

Kompania e saj e kultivimit të peshkut, Cromaris, është shndërruar në një nga dhjetë më të mëdhatë në llojin e saj në botë. Përveç kësaj, vitin e kaluar “Adris Group” bleu aksionet e Kroacisë në kompanitë më të mëdha kroate të sigurimeve, “Croatia Insurance”.

Duke u luftuar me konkurrencë më fortë në vitet e fundit, TDR mbajti 57 për qind të aksioneve të tregut kroat në vitin 2014, 30 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe 11 për qind në Serbi.

TDR shiti 8.7 miliard cigare në vitin 2014, nga të cilat 67 për qind u eksportuan në vendet e ish-Jugosllavisë dhe disa në vendet e BE-së. Të ardhurat e saj operative në vitin 2014 ishin 25.7 milion euro.

Një kompani shumëkombëshe, BAT, është një nga pesë kompanitë më të mëdha të duhanit, me pozicione kryesore në 50 vende dhe operon në rreth 180 vende. Në vitin 2014, BAT fitoi 4.7 miliard euro në të ardhurat neto.

Deri në vitin 2005, BAT kishte konkurruar në tregun kroat, por u tërhoq për shkak të mungesës së fitimeve.

Kompania e shikon si shumë të rëndësishëm zgjerimin e saj në tregun e Ballkanit duke pasur parasysh nivelet e larta të konsumit të duhanit në rajon. Ndërsa në Britani vetëm pak më shumë se 20 për qind e të rriturve pinë duhan, shifrat përkatëse për Serbinë, Kroacinë dhe Bosnjën janë rreth 30 për qind për femrat dhe 40 për qind për meshkujt.

Etiketa: BEblerjeBritanicigareduhanEuroKroaciLondërMarrëveshjamarrëveshjePunërajonSerbi
Tjetri
Bosnja patriarkale mbyll sytë para artit feminist

Bosnja patriarkale mbyll sytë para artit feminist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.