AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zaev anulon takimin e ardhshëm, në Maqedoni do rikthehen protestat

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në mes të përpjekjeve ndërkombëtare për të zgjidhur tensionin politik të Maqedonisë, kundërshtarët e kryeministrit Gruevski kanë lajmëruar protesta të tjera për kërkimin e dorëheqjes së tij.

Protestat në Shkup. Foto: AP / Boris Grdanoski
Protestat në Shkup. Foto: AP / Boris Grdanoski

Një lëvizje e quajtur “Protestiram” [“Unë protestoj”] rifilloi marshimet e përditshme të protestave të premten, një muaj pasi policia largoi protestuesit përpara ndërtesës së qeverisë.

Më 5 maj, policia speciale përdori forcën për të shpërndarë një protestë antiqeveritare ku mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Gruevski. Protesta ndodhi pasi opozita publikoi përgjime që shfaqnin zyrtarët teksa përpiqeshin të mbulonin të vërtetën rreth vrasjes së një të riu të quajtur Martin Neshovski në 2011.

“I bëjmë thirrje kujtdo të na bashkohet që të vazhdojmë ndërtimin e një lëvizje masive civile që kërkon demokratizimin institucional në Maqedoni. Ky proces nuk duhet të bëhet me biseda mes partive politike por duhet të jetë i hapur për të gjithë,” tha Artan Sadiku, nga lëvizja Protestiram.

Ai këmbënguli se lëvizja, e përbërë kryesisht nga aktivistë të shoqërisë civile, nuk është një front për opozitën.

“Kriza politike në Maqedoni nuk është rezultat i përballjes së dy partive politike por një revoltë qytetarë kundër klikës kriminale në pushtet dhe sistemit politik të korruptuar që i ka shkelur të drejtat dhe i ka bërë qytetarët të ndihen të kërcënuar në vendin e tyre,” shtoi Sadiku.

Vrasja e Martin Neskovskit do të shënohet edhe nga një protestë tjetër që do të mbahet të shtunën.

Një simpatizant i partisë qeverisëse, Neskovski u rrah për vdekje natën që VMRO DPMNE festoi fitoren zgjedhore më 6 qershor 2011.

Protestat në Shkup. Foto: AP / Boris Grdanoski
Protestat në Shkup. Foto: AP / Boris Grdanoski

Vrasja iu atribua një oficeri policie që më vonë u dënua, nxiti protesta rreth brutalitetit të policisë, protesta që zgjatën dy muaj.

Ndërkohë, një tjetër rast polemik i quajtur “Monstra” nga autoritetet, në të cilin gjashtë shqiptarë etnikë u burgosën përjetë për vrasjen e pesë peshkatarëve, po nxit protesta antiqeveritare.

Një lëvizje politike shqiptare e quajtur “Besa” ka planifikuar një marshim në Shkup për 13 qershor për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe përgjegjësi nga ministrat shqiptarë etnik prej partisë BDI.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë së Nikola Gruevskit dhe Ali Ahmetit, për shkak të kthimit të vendit në partiak, keqpërdorim të institucioneve, dështimit për procesin e integrimit dhe politikat anti-shqiptare”, tha kryetari i lëvizjes “Besa”, Bilal Kasami.

Ai i bëri thirrje Zaevit që të publikonte përgjimet për këto çështje. Ky i fundit ka pretenduar se ka biseda të dyshimta të zyrtarëve për vrasjet e maqedonasve, por shtoi se ai nuk po i publikonte ende përgjimet nga frika e reagimit të dhunshëm.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev lajmëroi të premten se pas komenteve të Komisionerit Hahn në Uashington rreth zgjedhjeve të mëparshme në Maqedoni, partia opozitare e Social Demokratëve nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel më 10 qershor. Ai kritikoi komentet e Hahn rreth “raporteve përgjithësisht pozitive të misionit monitorues OSBE/ODIHR për zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni.

Negociatat janë një përpjekje për të zgjidhur krizën e thellë politike pas pretendimeve për mbikëqyrje masive në Maqedoni.

Etiketa: aktivistBDIBrukselGruevskiKrizaMaqedoniODIHROpozitaOSBEPartiaPoliciaProtestaProtestatSHShkupshqiptarevdekjeVMRO DPMNEVrasjaZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Video kërcënuese e ISIS tensionon Ballkanin

Video kërcënuese e ISIS tensionon Ballkanin

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.