AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Haradinaj për BIRN: Ndalimi im, ofendim për Kosovën (përditësuar)

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Haradinaj. Foto: BETA

Lideri i partisë politike dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet në Slloveni me një urdhër arresti nga Serbia për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet ditën e mërkurë në aeroportin e Lubjanës mbi pretendimet serbe se kryer krime gjatë kohës që ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Ish-kryeministri, i cili tani është kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për BIRN në linjë telefonike se autoritetet sllovene e kishin “katranosur punën” duke e ndaluar atë për urdhër arrestin e vitit 2004, i cili ai këmbëngul se nuk është i vlefshëm.

“Nuk e shikoj si një ofendim personal, por si një ofendim për Kosovën,” tha Haradinaj.

“Që prej vitit 2012 kam udhëtuar në shumë vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe vende evropiane dhe nuk kam pasur probleme,” shtoi ai.

Ai u shpreh se i është thënë të dalë para një gjykate sllovene në orën 18:00 me orën vendase “për të sqaruar gjërat”.

Partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ndalimi i tij ishte një përpjekje “për të shpifur ndaj Haradinajt dhe personalitetit të tij” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Prokuroria serbe e krimeve të luftës aktualisht po e heton Haradinaj në tre çështje, duke e akuzuar atë për vrasjen e të paktën 60 njerëzve.

Haradinaj është cituar gjithashtu nga mediat kosovare se është shprehur që urdhër arresti bazohej në akuza të rreme.

“Gjatë këtij udhëtimi kam kaluar në disa aeroporte dhe gjithçka shkoi mirë. Ata (sllovenët) janë  si ata (serbët) – ata janë vëllezërit e tyre,” tha ai në një deklaratë, sipas gazetës kosovare “Koha Ditore”.

Ish-komandant i UÇK-së u lirua nga akuzat në vitin 2012 nga Gjykata e Hagës për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja hodhi poshtë akuzat se ai ishte pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të vendosur kontrollin e UÇK-së në Kosovën perëndimore nëpërmjet kampeve të burgimit, dhe se ai dhe të tjerë ishin përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve që besohej se bashkëpunonin me serbët.

Ai tha se në atë kohë “drejtësia ndërkombëtare konfirmoi se rruga jonë drejt lirisë ishte e pastër dhe e drejtë”. Megjithatë, Serbia u shpreh se lirimi nga akuzat ishte i padrejtë dhe se gjyqi kishte të meta për shkak të problemeve me dëshmitarët.

Haradinaj, 46 vjeç, ka qenë kryeministër i Kosovës për 100 ditë nga dhjetori i vitit 2004 deri në mars të vitit 2005, para se të dorëzohej me dëshirën e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

I njohur me pseudonimin ‘Rambo’, ai konsiderohet nga shumë njerëz në Kosovë si një hero i luftës kundër regjimit serb të Sllobodan Millosheviçit.

Etiketa: AkuzaBIRNdëshmitarëDrejtësiaGjykataGjykatëGjyqiHaradinajKosovëKrimekrime lufteLufteMetaMillosheviçOKBpaktParaPartiaProkuroriaPunëRamush HaradinajSerbiaShtetet e BashkuaraSllobodan MillosheviçSlloveni
Tjetri

Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.