AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbyllen votimet, “mungojnë” mbi 230 mijë vota (Infografik)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një votuese në Vorë më 21 qershor 2015. Foto: LSA

Shqiptarët votuan sot për pushtetin vendor, ku pjesëmarrja e ulët qe elementi më i rëndësishëm dhe shqetësimi kryesor i partive politike.

Kryeministri Edi Rama duke votuar në një qendër votimi në fshatin Surrel pranë Tiranës më 21 qershor 2015. Foto: Hektor Pustina/AP
Kryeministri Edi Rama duke votuar në një qendër votimi në fshatin Surrel pranë Tiranës më 21 qershor 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Zgjedhjet kaluan relativisht qetë në Shqipëri të dielën më 21 qershor 2015, ndonëse tensioni qe i lartë në disa zona zgjedhore, veçanërisht në zonat ku garonin kandidatët e aleatëve të vegjël të qeverisë, LSI dhe PDIU.

Pjesëmarrja qe dukshëm e ulët ndërsa të dhënat paraprake të raportuara nga KQZ tregojnë se vetëm 45 për qind e votuesve u paraqitën në qendrat e votimit, plot 8 pikë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2013. Në rast se pjesëmarrja qe me të vërtetë 45 për qind, atëherë rreth 1.5 milionë shqiptarë e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, mbi 230 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2013.

Kjo është edhe pjesëmarrja më e ulët e regjistruar në zgjedhje që nga viti 2009.

Kreu i opozitës Lulzim Basha duke votuar në Tiranë më 21 qershor 2015. Foto: Hektor Pustina/AP
Kreu i opozitës Lulzim Basha duke votuar në Tiranë më 21 qershor 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Pjesëmarrja reale e popullsisë votuese aktualisht të pranishme në Shqipëri duhet të jetë shumë më e lartë se sa 45 për qind për shkak se një pjesë e konsiderueshme e votuesve janë praktikisht emigrantë. Gjithsesi, rënia e ndjeshme e numrit të votuesve përbën një vlerësim indirekt për qeverisjen aktuale si dhe për mungesën e alternativës reale nga ana e opozitës aktuale.

Në zgjedhjet e vitit 2013, pjesëmarrja qe rekord, me 53 për qind, gjë që konsiderohet edhe faktori kyç pas fitores masive të zgjedhjeve nga ana e Partisë Socialiste.

Përveç pjesëmarrjes së ulët, një pjesë e shqiptarëve shprehën protestën e tyre edhe përmes zhgarravitjes së fletëve të votimit, shpesh, me shprehje dhe figura fyese ndaj partive politike apo kandidatëve.

Të ndërgjegjshëm për problemin moral të shkaktuar nga pjesëmarrja shumë e ulët në votime, deputetja Olta Xhaçka e Partisë Socialiste deklaroi pas mbylljes së kutive të votimit se në fakt, pjesëmarrja e votuesve të kësaj partie ka qenë “masive dhe në nivelin më të lartë historik”. Mbetet për t’u pritur rezultatet finale për të parë se cilës prej palëve të partive politike i munguan votuesit në këto zgjedhje.

Etiketa: BashaEdi RamakandidatëtKQZKryeministri Edi RamaLSILulzim BashaOlta XhaçkaPartisë SocialistePDIURamashqipShqipëriTiranëVotaVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri

Rama: Zgjedhjet, “më të lirat e të ndershmet”, PD: Pati parregullsi

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.