AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

40 ish-luftëtarë të Kosovës ende kërkohen nga Serbia

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni.
Foto: Borut Zivulovic/Beta.

Pas ndalimit të shkurtër të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raportet e medias sugjerojnë se edhe për 40 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së ekzistojnë ende urdhërarreste të vjetra nga Serbia për krime lufte.

Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni. Foto: Borut Zivulovic/Beta.
Ramush Haradinaj pasi u ndalua në Slloveni.
Foto: Borut Zivulovic/Beta.

Politikanë të tjerë të lartë të Kosovës mund të rrezikojnë arrestimin si ish-kryeministri Haradinaj, një komandant guerilas i kthyer në lider të një partie politike, i cili u ndalua javën e kaluar në një aeroport në Slloveni bazuar në një urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte, raportoi ditën e hënë gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë.

“Azen Syla, Shukri Buja dhe Fatmir Limaj mund të kenë të njëjtin fat si Ramush Haradinaj në disa vende të botës. Për ta ka mandat-arreste ndërkombëtare për krime të lidhura me luftën në Kosovë,” tha “Koha Ditore”.

Syla dhe Limaj janë deputetët, ndërsa Buja është kandidat për ambasador të Kosovës në Shqipëri. Urdhër arrestimet për Sylan dhe Buja u ngritën në vitet 2002 dhe 2004, ndërsa ai për Limajn, i cili drejton partinë e NISMA për Kosovën (NISMA), u paraqit në vitin 2010.

Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kërkohej gjithashtu për një urdhër-arresti nga Serbia, por ky i fundit u anulua pasi ai zuri postin e kryeministrit, ndonëse mbetet i vlefshëm në Serbi, kane kembengulur zyrtaret e Beogradit.

Disa prej atyre që janë në kërkim, si Haradinaj, tashmë janë gjykuar dhe liruar nga akuzat nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Haradinaj u arrestua në Lubjanë të mërkurën e kaluar dhe pasaporta e tij u konfiskua, por ai u lirua tri ditë më vonë, pasi një gjykatë sllovene vendosi se ai kishte qenë në një mision diplomatik legjitim në Gjermani.

Në një deklaratë pas kthimit të tij në Prishtinë ditën e shtunë, Haradinaj kritikoi presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga që falënderoi autoritetet sllovene për lirimin e tij.

“Ajo nuk duhet t’i falënderojë ato për atë që më bënë,” tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin Isa Mustafa, i cili tha se autoritetet sllovene vepruan sipas ligjit.

“Sipas ligjit ishte fakti që unë shkova dy herë në Gjykatën e Hagës dhe e përmbusha detyrimin tim,” tha ai.

Ekspert ligjor në Kosovë Arianit Koci tha se Sllovenia nuk ishte fajtore për arrestimin e Haradinajt.

“Ky është një urdhër arresti i vlefshëm. Autoritetet sllovene thjehst po përmbushnin detyrimet e tyre ndaj Interpolit,” tha Koçi.

Ai tha se urdhër arresti i paraqitur nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 2004 do të vazhdojë të jetë i vlefshëm derisa Serbia, pasuesja e bashkimit mes dy shteteve ish-jugosllave, ta tërheqë urdhërin e arrestit.

“Gjermania dhe Austria, dy vendet e tjera ku zoti Haradinaj udhëtoi para se të përfundonte në Lubjanë, kanë procedura të ndryshme ligjore në lidhje me urdhrat e Interpolit,” shtoi ai, duke shpjeguar se pse Haradinaj nuk u arrestua para se ai të arrinte në Slloveni.

Ministria gjermane e Drejtësisë ka një zyrë ligjore që kontrollon urdhër-arrestimet e Interpolit rast pas rasti, ndërsa sistemi slloven është i automatizuar, tha ai.

Kosova nuk është pjesë e Interpolit, por në vitin 2011, një Departament për Bashkëpunim Ndërkombëtar u formua në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për t’u marrë me çështjet që kanë lidhje me organizatën ndërkombëtare policore.

“Që kur bashkëpunimi ynë me Interpolin ka kaluar përmes UNMIK-ut, kundër qytetarëve të Kosovës nuk është ngritur asnjë urdhër arresti. Tani kur Interpoli merr një urdhër arrestimi, ata konsultohen me zyrën e Kosovës. Këto urdhra-arresti (për ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) janë të gjitha të vjetra,” tha Koçi.

Etiketa: AeroportambasadorArrestarrestimiAustriadeputetFatmir LimajgazetaGjermaniGjermaniaGjykataGjykatëHaradinajHashim ThaçiIsa MustafaJahjagaKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteMaliMali i ZinismaParapasaportaRamush HaradinajSerbiSerbiashqipShqipëriSlloveniUNMIK
Tjetri
Koalicioni i majtë humbi 22 mijë vota në Vlorë, e djathta humbi 4 mijë (Infografik)

Koalicioni i majtë humbi 22 mijë vota në Vlorë, e djathta humbi 4 mijë (Infografik)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.