AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri maqedonas zotohet të mbajë pushtetin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Gruevski gjate fjalimit ne Shkup. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)

Kryeministri Nikola Gruevski tha në një fjalim në 25-vjetorin e partisë së tij se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni.

Nikola Gruevski gjate fjalimit ne Shkup. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)
Nikola Gruevski gjate fjalimit ne Shkup. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)

Përpara bisedimeve thelbësore me opozitën për të nxjerrë vendin nga kriza, kryeministri maqedonas Gruevski mbajti një fjalim sfidues ndaj mbështetësve të partisë së tij VMRO DPMNE të shtunën në të cilin la të kuptohej se nuk kishte ndërmend të linte postin.

Duke folur përpara bisedimeve rreth një qeverie tranzicionale që do ta përgatisë vendin për zgjedhjet në prill, Gruevski gjithashtu sulmoi kundërshtarët që kanë kryer protesta për largimin e tij.

“Në prill 2016, njerëzit do t’i japin mbështetjen më të madhe deri më tani VMRO dhe do të tregojnë se këta manipulues përtacë se nuk mund t’i intrigojnë dhe manipulojnë,” tha Gruevski në fjalimin e tij.

Duke këmbëngulur se partia e tij ka mbështetjen e gjysmë milioni votuesish – më shumë se më parë – ai gjithashtu e përshkroi opozitën dhe aktivistët e saj si elementë anti-shtetëror që nuk do kalojnë pa u ndëshkuar nga njerëzit.

Gruevski që mban pushtetin prej 2006 dhe që është akuzuar për autoritarizëm dhe korrupsion, këmbënguli se synimi i tij ishte anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO.

Fjalimi vjen pas një krize të thellë politike që kaploi vendin dhe që ka në qendër pretendimin për përgjim ilegal të 20,000 njerëzve.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit aktual. Përgjimet flasin për mashtrim me zgjedhjet, abuzim me gjyqësorin dhe median dhe sugjerojnë se qeveria mbuloi përgjegjësinë për vrasjen e një të ri nga një polic.

Si pjesë e përpjekjeve të BE-SHBA për të zgjidhur krizën, katër zyrtarë të lartë politikë nënshkruan një dokument aneks të premten në Shkup në të cilin konfirmuan zotim të plotë ndaj marrëveshjes për zgjedhjet e parakohshme të nënshkruar në 2 qershor nga Komisioneri i BE për Zgjerim, Johannes Hahn, si bazë për bisedimet e parashikuara për 29 qershor.

Ndërkohë Komisioni Europian ka bërë publik një raport në të cilin kërkon reforma kyçe në fusha të caktuara, si shërbimet e sigurisë, gjyqësori i pavarur, procesi elektoral dhe liria e medias. Gruevski tha në fjalimin e tij se raporti është mirëpritur si një udhëzim për reformat që do ta çojnë vendin drejt zhvillimit më të madh.

Etiketa: abuzimaktivistAktivistëBEFushaGjyqGruevskiKomisioneriKomisioni EuropianKorrupsionKrizakrizeLiriaLiria e MediasMaqedonimashtrimNATONikola GruevskiOpozitaPartiaProtestaQeveriaraportRaportiReformaSHSHBAShkupVMRO DPMNEZgjedhjetzgjerim
Tjetri

OSBE/ODHIR vlerëson ditën e votimit, kritika për politikën dhe KQZ

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.