AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Kandidatët më humbës të këtyre zgjedhjeve dhe fitoret më të thella të së majtës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kandidatët e LSI në Pogradec, Mallakastër dhe Lezhë janë humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi u mposhtën nga kandidatët që përfaqësonin parti apo koalicione thellësisht humbëse. Surpriza e madhe rezulton Berati.

elections11Eduard Kapri mori 17,600 vota ose 51 për qind në zgjedhjet për kryetar bashkie në Pogradec, duke u bërë kryebashkiak në emër të Partisë Demokratike. Suksesi i tij është surprizues nëse shikohet se votat për partitë politike ishin thellësisht në krah të kundërt. Partia Demokratike në bashkinë e re Pogradec mori të dielën më pak se 15 për qind të votave të proporcionalit dhe koalicioni i djathtë mori vetëm 33 për qind të votave. Leximi paraprak i votave të proporcionalit, tashmë që janë numëruar mbi 90 për qind të votave, tregon se Partia Demokratike është efektivisht forca e tretë në proporcional pas PS dhe LSI, pavarësisht se ka postin e kryetarit të bashkisë.

Megjithëse koalicioni i majtë mori 67 për qind të votave të banorëve të Pogradecit, një fitore kjo që duket plebishitare, ajo humbi postin e kryetarit të bashkisë. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila propozoi kandidaten Diana Mile për kryebashkiake, mori në këtë qytet më pak se 16 për qind të votave.

Dukshëm, një numër i konsiderueshëm votuesish kanë zgjedhur një nga partitë e maxhorancës së majtë ndërsa kanë votuar kandidatin e djathtë.

Diana Mile rezulton humbësja e madhe e zgjedhjeve të së dielës, për të cilën LSI akuzoi PS-në për “mungesë lojaliteti”. Por pavarësisht nëse ka pasur apo jo komplot nga PS kundër kandidates së LSI, partia e Metës nuk duket se i ka punët mirë gjetkë.

Në Mallakastër, kandidati i Partisë Demokratike Agron Kapllanaj realizoi një fitore të konsiderueshme me gati 55 për qind përballë kandidatit të LSI Shyqyri Kapllani. Ndërkohë, vetë partia e kandidatit fitues, Partia Demokratike, mori vetëm 9.7 për qind të votave në bashkinë e re Mallakastër dhe koalicioni i djathtë mori vetëm 32 për qind të votave.

Me 68 për qind të votave, koalicioni i majtë ka realizuar një fitore tjetër plebishitare ndaj të djathtës në një zonë që historikisht ka qenë bastion i majtë. Megjithatë, së paku 24 për qind e të gjithë votuesve të Mallakastrës kanë zgjedhur parti të majtë dhe kandidat të djathtë.

Në Lezhë, situata duket akoma më e çuditshme. Lezha është një nga ato zona që është konsideruar historikisht si bastion i të djathtës. Të dielën, banorët e Bashkisë së re Lezhë votuan Fran Frrokajn, ish kryetar i komunës së Shën Kollit, për kryebashkiak të bashkisë së re. Ai fitoi me një diferencë të thellë, 55 me 45 për qind përballë kandidatit të LSI Viktor Tushaj, i cili deri tani ka qenë kryetar i Bashkisë Lezhë. Në këtë zonë, koalicioni i djathtë fitoi 41 për qind të votave ndërsa koalicioni i majtë fitoi 59 për qind të votave. Këtu, Partia Demokratike, teorikisht është forca e parë politike, por të dielën ka marrë vetëm 14.5 për qind të votave.

LSI, e cila e konsideron Lezhën si qark si një bazë të rëndësishme për fuqinë e vet elektorale, rezulton se ka marrë vetëm 8.2 për qind të votave të proporcionalit. Ky është rezultat paraprak i nxjerrë pas numërimit të gjysmës së kutive të votimit. Duke pasur parasysh se qyteti i Lezhës qe qeverisur nga LSI që nga viti 2007, kjo sugjeron se Viktor Tushaj është një humbës shumë i madh i zgjedhjeve të së dielës.

Rezultati më kontroversial i këtyre zgjedhjeve ka gjasa që është Berati. Kandidati i LSI, Petrit Sinaj, fitoi zgjedhjet me 54 për qind të votave, një rezultat ky tmerrësisht i ngushtë në atë që mund të konsiderohet si bastioni më i fuqishëm i të majtës në Shqipëri. Megjithëse fitues, Sinaj vuajti shumë për të arritur fitoren. Në qytetin e Beratit, pra njësinë administrative që deri dje ka qenë Bashkia Berat, Sinaj mori vetëm një grusht votash më shumë se sa kandidati i të djathtës Kasëm Mahmutaj.

Partia Socialiste e pati fituar Beratin me Fadil Nasufin në vitin 2011 me afro 1 mijë vota diferencë, pavarësisht se kandidati fitues e kishte drejtuar këtë qytet që nga viti 2003. Vitin e kaluar, qeveria miratoi disa projekte të rëndësishme për qytetin e Beratit duke investuar miliona euro. Qeveria përshpejtoi gjithashtu punimet për aksin rrugor Lushnjë-Berat, duke i dhënë fund një problemi që kishte përndjekur qytetin për shumë dhe shumë vite. Por qyteti i Beratit duket se ia shpërbleu qeverisë këto investime duke i dhënë kandidatit të së majtës fitoren më të ngushtë në të gjitha kohërat.

Proporcionali i qytetit të Beratit shfaq një situatë dhe më të çuditshme. Koalicioni i majtë ka fituar 69 për qind të të gjitha votave të proporcionalit, 19 për qind më shumë se sa kandidati që ky koalicion ka mbështetur. Ndryshe nga perceptimi, LSI në qytetin e Beratit mori këto zgjedhje 16 për qind të votave dhe është forcë e tretë, pas PS-së dhe PD-së. Berati ka ofruar edhe disa surpriza të tjera. Partia Ora e Shqipërisë, (djathtas) ka marrë 2.7 për qind të proporcionalit ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka marrë 2.18 për qind. Partia Republikane, e cila pati propozuar Kasëm Mahmutajn, kandidatin e së djathtës për kryebashkiak, ka marrë vetëm 2.1 për qind të votave.

Në tërësi, koalicioni i majtë i ka fituar zgjedhjet e proporcionalit në të gjithë Shqipërinë, nga jugu në veri, me përjashtime të vogla. Koalicioni i majtë rezulton fituese në proporcional edhe në ato që dikur kanë qenë konsideruar si bastione të pakapërcyeshme të së djathtës si Tropojë, ku e majta ka marrë 58 për qind të votave të vlefshme për këshilltarë. Natyrisht, ky 58 përqindësh i të majtës është ndarë në një pafundësi partish, ku më e madhja, Partia Socialiste, ka marrë 6.62 për qind të votave. Për çudi, fitorja më e thellë e së majtës ndaj të djathtës ka ndodhur në Pukë ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 75 për qind të votave.

Etiketa: AdministrativeAgron KapllanajBanorëBashkiaBashkia BeratBerate majtaEurofitoreinvestimekandidatëtKASKasëm MahmutajKryebashkiakkryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLezhëLSIMallakastërPartiaPartia DemokratikePartia RepublikanePartia SocialistePartisë DemokratikePDPogradecPSPunëQeveriarepublikaneSHshqipShqipëriVotazgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Policia e Kosovës në aksion kundër OJQ-ve të lidhura me Iranin

Policia e Kosovës në aksion kundër OJQ-ve të lidhura me Iranin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.