AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shansi i fundit për Ukrainën dhe Europën

George SorosngaGeorge Soros
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ushtar ukrainas, 15 qershor 2015. Foto: (AP Photo/Evgeniy Maloletka, File)

Përse duhet të ndërhyjë BE-ja në Ukrainë dhe çfarë dobish do t’i sillte kjo në të ardhmen e saj, George Soros argumenton.

Një ushtar ukrainas, 15 qershor 2015. Foto: (AP Photo/Evgeniy Maloletka, File)
Një ushtar ukrainas, 15 qershor 2015. Foto: (AP Photo/Evgeniy Maloletka, File)

Bashkimi Europian ndodhet në një udhëkryq. Forma që do të marrë pas pesë vjetësh do të vendoset në 3-5 muajt e ardhshëm. Vit pas viti, BE-ja ia ka dalë me sukses të kalojë vështirësitë. Por tani duhet të përballet me dy burime krize ekzistenciale: Greqinë dhe Ukrainën. Kjo mund të provojë shumë.

Kriza e gjatë e Greqisë është për trajtuar pa kujdes nga të gjitha palët që nga fillimi. Emocionet tani po janë aq të mëdha saqë kalimi i saj është e vetmja alternativë konstruktive.

Por Ukraina është ndryshe. Është një çështje bardhezi. Rusia e Vladimir Putin është agresori dhe Ukraina në mbrojtjen e vetes, po mbron edhe vlerat dhe parimet mbi të cilat u ndërtua BE-ja.

Megjithatë Europa po e trajton Ukrainën si një Greqi tjetër. Kjo është qasja e gabuar dhe po prodhon rezultatet e gabuara. Putin po fiton terren në Ukrainë dhe Europa është shumë e prokupuar me Greqinë saqë po i kushton pak vëmendje.

Rezultati i preferuar i Putin në Ukrainë është të krijojë një kolaps financiar dhe politik që do destabilizojë vendin dhe për të cilin ai mund të mos mbajë përgjegjësi, në vend të një fitoreje ushtarake që i jep atij posedimin dhe përgjegjësinë për një pjese të Ukrainës.

Ai e ka treguar këtë dy herë duke e kthyer një fitore ushtarake në një armëpushim. Dëmtimi i pozicionit të Ukrainës mes dy marrëveshjeve të armëpushimit – Minsk I, negociuar në shtator dhe Minsk II, në shkurt – tregon shtrirjen e suksesit të Putinit. Por ky sukses është i përkohshëm dhe Ukraina është një aleat shumë i vlefshëm për t’u braktisur nga BE-ja.

Ka diçka shumë të gabuar në politikën e Be. Si tjetër mund t’i kishte shmangur Rusia e Putinit aleatët e Ukrainës që dikur drejtonin botën e lirë?

Problemi është se Europa e ka ndihmuar me pikatore Ukrainën, ashtu si ka bërë me Greqinë. Si rezultat, Ukraina mezi mbijeton, ndërsa Putin ka avantazhin e veprimit të parë. Ai mund të zgjedhë mes luftës hibride dhe paqes hibride dhe Ukraina dhe aleatët e saj mezi po përgjigjen.

Përkeqësimi i situatës së Ukrainës po përshpejtohet. Kolapsi fiskal të cilin e kam paralajmëruar prej muajsh ndodhi në shkurt, kur vlera e monedhës vendase hryvina ra me 50 për qind në pak ditë dhe Banka Kombëtare e Ukrainës u detyrua të fusë sasi të mëdha parash për të shpëtuar sistemin bankar. Kulmi arriti më 25 shkurt kur banka qendrore prezantoi kontrollet e importit dhe ngriti normat e interesit në 30 për qind. Që atëherë, ndikimi i presidentit Petro Poroshenko e ka kthyer normën e shkëmbimit afërsisht te niveli mbi të cilin u bazua buxheti i Ukrainës për vitin 2015. Por përmirësimi është shumë jo i sigurt.

Ky kolaps i përkohshëm ka prekur besimin e publikut dhe ka vënë në rrezik bilancat e bankave ukrainase dhe kompanive që kanë borxhe në valuta të sigurta. Gjithashtu ka penguar llogaritë mbi të cilat janë bazuar programet e Ukrainës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Fondi i Zgjeruar i Lehtësimit të FMN u bë i pamjaftueshëm pa u miratuar ende. Por shtetet anëtare të BE, përballë problemeve të veta fiskale, nuk kanë treguar gatishmëri për të konsideruar ndihmë bilaterale shtesë. Ndaj Ukraina vazhdon të shkojë drejt buzës së greminës.

Njëkohësisht, një program reformimi radikal brenda Ukrainës po fiton shpejtësi dhe po bëhet ngadalë i dukshëm për publikun ukrainas dhe autoritetet Europiane. Ka një kontrast të madh mes përkeqësimit të situatës së jashtme dhe progresit të vazhdueshëm në reformat e brendshme. Kjo i jep situatës në Kiev një lloj fryme joreale.

Një skenar i kënaqshëm është që Putin të arrijë objektivin e tij optimal dhe rezistenca e Ukrainës shkërmoqet. Europa do të përmbyset nga refugjatët – dy milionë duket se janë një vlerësim realist. Shumë njerëz presin që kjo të shënojë fillimin e Luftës së Dytë të Ftohtë. rezultati më i mundshëm është që një Putin fitimtar do të ketë shumë miq në Europë dhe se sanksionet mbi Rusinë do të lejohen të bien.

Ky është rezultati më i keq i mundshëm për Europën, që do të bëhej më e ndarë, duke u kthyer në një fushëbetejë për influencë mes Rusisë së Putin dhe Shteteve të Bashkuara.

BE-ja do të pushonte së qeni një forcë politike funksionuese në botë (veçanërisht nëse Greqia do të dilte nga eurozona).

Një skenar i ngjashëm është që Europa vazhdon fazën e ushqimit të Ukrainës me pikatore. Kjo nuk shkatërrohet, por oligarkët e marrin veten dhe Ukraina e re fillon të ngjajë me Ukrainën e vjetër.

Putinit do t’i dukej kjo po aq e kënaqshme sa një kolaps total. Por fitorja e tij do të ishte më pak e sigurt, pasi do të çonte në një Luftë të Ftohtë që Rusia do ta humbiste, ashtu si humbi i pari Bashkimi Sovjetik. Rusia e Putinit ka nevojë për naftë që do të jetë 100 dollarë për fuçi dhe do fillojë t’i mbarojë rezerva e valutës në 2-3 vjet.

Kapitulli i fundit në atë që e quaj “Tragjedia e Bashkimit Europian” është që BE-ja do ta humbë Ukrainën e re. Parimet që Ukraina po mbron – parimet mbi të cilat është ngritur BE-ja – do të braktisen dhe BE do të shpenzojë më shumë para duke mbrojtur veten sesa do të shpenzonte duke ndihmuar suksesin e Ukrainës së re.

Ky është një skenar më optimist. Ukraina e re është ende gjallë dhe e vendosur ta mbrojë vete. Ndonëse Ukraina vetë nuk mund t’i bëjë ballë ushtrisë Ruse, aleatët e saj mund të vendosur të bëjnë çfarë të nevojitet për të ndihmuar, në vend që të përfshihen në një përballje ushtarake direkte me Rusinë ose në vend që të shkelin marrëveshjen e Minskut. Duke vepruar kështu jo vetëm që ndihmojnë Ukrainën, por ndihmojnë edhe BE-në të rifitojë vlerat dhe parimet që duket se ka humbur. Nuk ka nevojë të thuhet, ky është skenari që unë mbroj.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Last Chance for Ukraine and Europe

Etiketa: ArmëBashkimi EuropianBashkimi SovjetikBashkimit EuropianBEBorxhebuxhetiEuropafitoreFMNGreqiGreqiaKievKrizakrizeOligarkëParaProject SyndicatePutinrrezikRusiaSHshtatorSorosUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
Zgjedhjet vendore 2015: Live Blog

Kandidatët më humbës të këtyre zgjedhjeve dhe fitoret më të thella të së majtës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.