AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gara Malaj-Gëllçi, dështon votimi i parë për kreun e RTSH

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e RTSH në Tiranë | Foto nga : Wikimedia

Votimi i së hënës në Këshillin Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar nuk i ka dhënë 2/3 e votave asnjërit prej kandidatëve të mbetur në garë. Të enjten sprova e radhës.

Ndërtesa e RTSH në Tiranë | Foto nga : Wikimedia
Ndërtesa e RTSH në Tiranë | Foto nga : Wikimedia

Përballja e parë mes Thoma Gëllçit dhe Petrit Malajt për kreun e Televizionit Publik Shqiptar mbyllet pa një fitues. Dy kandidatët dolën në balotazh pas një procesi seleksionimi, por në votimin e së hënës, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të marrë 2/3 e votave të Këshillit Drejtues të RTSH.

Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktor i gazetës së Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për të kandiduar për postin e drejtorit të Përgjithshëm. Rivali i tij në këtë garë, Petrit Malaj është aktualisht rektor i Universitetit të Arteve.

Në votimin e së hënës, Petrit Malaj ka marrë votat e 6 anëtarëve të Këshillit Drejtues, kundrejt 5 votave që shkuan për Gëllçin. Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik zgjidhet për një mandat 5-vjeçar  me miratimin e 7 anëtarëve të Këshillit Drejtues, nga 11 gjithsej.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH u hap në datat 1-10 qershor nga Këshilli Drejtues. Në këtë garë u përfshinë 20 kandidatura, të cilët prezantuan platformat e tyre në një dëgjesë publike.

Në votimin e parë, Gëllci dhe Malaj morën një numër të barabartë prej 5 votash, duke dalë në balotazh. Kandidati i tretë në këtë garë, Artur Zheji mori një votë.

Zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Publik konsiderohet si hapi i fundit i rifreskimit të strukturave të këtij institucioni, pasi posti ishte vakant që prej dorëheqjes së Petrit Becit në dhjetor 2013.

Pas dështimit të votimit të së hënës, Këshilli Drejtues vendosi të mblidhej sërish të enjten për një votim të dytë mes dy kandidaturave.

Etiketa: kandidatëtKëshilli DrejtuesPartisë SocialisteRTSHShtetet e BashkuaravotimVotimi
Tjetri
Sulmi i Europës ndaj Demokracisë Greke

Sulmi i Europës ndaj Demokracisë Greke

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.