AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Humbja e gjuhës reflekton identitetin në ndryshim të romëve të Bullgarisë

Zornista StoilovangaZornista Stoilova
11 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jashar Hasan. Foto: Zornitsa Stoilova

“Si është e mundur që kam lindur në Bullgari dhe nuk ndihem bullgar?! Kjo nuk është e drejtë.” Jashar Hasan është i zemëruar.

 

Jashar Hasan. Foto: Zornitsa Stoilova
Jashar Hasan. Foto: Zornitsa Stoilova

Jemi ulur në mes të tregut të Stolipinovos, një lagje rome në qytetin bullgar të Plovdivit me më shumë se 50,000 banorë. Ai po pi cigare pas cigareje  dhe zëri i ngrihet me temperaturën e fjalëve.

Jashari është një anëtar i brezit të fundit të romëve bullgar që në fakt ndiheshin pjesë e shoqërisë bullgare. Tani në të ’50-tat, ai flet me nostalgji për kohët e komunizmit kur romët kishin vende pune, edukim dhe kushte të mira jetese. Jashar dikur ishte një këshilltar qyteti për Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, parti e turqve etnik në Bullgari. Por ai nuk mund ta ndalonte izolimin në rritje dhe ndjesinë e privimit që ndjente komuniteti i tij gjë që e zemëron edhe sot e kësaj dite.

“Përse nuk flasin më bullgarisht fëmijët tanë?” pyet Jashari, me sytë hapur sikur unë do mund t’i jap përgjigjen.

Përpiqem të sjell ndër mend ndonjë përgjigje në ditët në vijim teksa kjo pyetje del në çdo bisedë rreth një ndryshimi të madh të identitetit të komuniteteve myslimane rome.

Në Plovdiv, si dhe në qytetin fqinj të Pazardjik, turqishtja është gjuha mëmë e shumicës së romëve dhe shumë prej tyre e identifikojnë veten si turq ose thjeshtë si myslimanë. Së fundmi, në udhëtimin jashtë shtetit për punë, ata kanë zbuluar gjithashtu se turqishtja është gjuha e suksesit dhe porta e tyre në botë. Ajo i ndihmon ata të gjejnë kontate, të sistemohen dhe përshtaten në Gjermani, vendin me komunitetin më të madh turk në Europë. Ironia e trishto është se ata përzihen më lehtësisht në Gjermani sesa në Bullgari.

Njerëzit nga komuniteti në Pazadjik më thonë se romët në qytetin fqinj më të vogël të Septemvrit, gjuha mëmë e të cilëve është gjuha rome, i detyrojnë fëmijët të mësojnë turqisht në vend të bullgarishtes. Ata e konsiderojnë atë më të dobishme sepse nuk e shohin të ardhmen e tyre në Bullgari.

Nje nuse adoleshente ben pazar me te emen per nje fustan. Foto: Zornitsa Stoilova
Nje nuse adoleshente ben pazar me te emen per nje fustan. Foto: Zornitsa Stoilova

Shenko, një biznesmen 59-vjeçar me origjinë turke që zotëron një argjendari në Stolipinovo, vëzhgon një tjetër trend. Gjithnjë e më shpesh, thotë ai, të rinjtë që punëson nga lagjja lexojnë dhe shkruajnë në arabisht, jo bullgarisht.

Teksa ai flet, një i ri me mjekër të mirëmbajtur dhe bluzë të bardhë të ngushtë kalon pranë dhe Shenko ia bën me dorë. I riu afrohet, Shenko më thotë se emrin e ka Ramiz, ai është 24 vjeç dhe megjithëse është rritur në Stolipinovo, ai nuk flet  pothuajse fare bullgarisht. Ne mezi shkëmbejmë disa fjali me ndihmën e Shenkos rreth dijeve të Ramizit për arabishten dhe jetën e myslimanëve të rinj këtu përpara se ai të turpërohet nga paaftësia për të folur bullgarisht dhe të largohet shpejt.

Femijet luajne ne nje lagje ne Stolipinovo. Foto: Zornitsa Stoilova
Femijet luajne ne nje lagje ne Stolipinovo. Foto: Zornitsa Stoilova

Shenko më pas më shpjegon se shumë familje myslimane si e Ramizit i dërgojnë fëmijët e tyre në kurse arabishteje në xhamitë vendase ose gjatë qëndrimit në Gjermani sepse besojnë se çdo mysliman duhet të dijë arabisht, gjuhën e Kuranit.

Por romët e rinj po i kthejnë kurrizin bullgarishtes jo vetëm se turqishtja ofron mundësi më të mëdha ekonomike dhe se arabishtja është pjesë e identitetit fetar.

Më parë, fëmijët romë mësonin bullgarisht në shkolla dhe kopshte shtetërore, përveç gjuhës nënë që mësonin në shtëpi. Por prindërit dhe gjyshërit më thonë se cilësia e këtyre shkollave në lagjet rome është tani e dobët saqë ata nuk kuptojnë arsyen përse duhet t’i çojnë fëmijët në ato shkolla. Fëmijët mund të përfundojnë me diploma, thonë ata, por kjo do mbetej këtu.

“Asnjë student në një universitet nuk ka dalë nga ndonjë shkollë e lagjes sonë,” thotë një tjetër Jashar, nga distrikti Iztok në Pazardjik, që punon në administrimin e komunës. Të dy djemtë e tij jetojnë në Gjermani dhe ai pret që ata të telefonojnë së shpejti dhe t’i thonë se mund të zhvendoset atje me gruan e tij.

“Nuk kanë mbetur të rinj këtu,” thotë Jashari.

Etiketa: BiznesmenBullgaricigareFamiljeGjermaniMjekmjekëmyslimanePunëromromëshkollastudenttë drejtauniversitet
Tjetri
Një udhëtim i shpejtë drejt katastrofës së paralajmëruar greke

Një udhëtim i shpejtë drejt katastrofës së paralajmëruar greke

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.