AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Vrasja e turistëve çekë rikthen debatin mbi vendimet e gjykatave shqiptare

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarët shqiptarë duke ndezur qirinj për dy turistët çekë të vrarë në Dukagjin. Foto”LSA

Autori Sokol Mjacaj u dënua me 4 vjet burg për vrasjen e një të mituri në vitin 2010 dhe një muaj pas lirimit nga burgu ekzekutoi dy turistët çekë. Ministria e Drejtësisë nis inspektimin për gjyqtarët e Shkodrës.

Qytetarët shqiptarë duke ndezur qirinj për dy turistët çekë të vrarë në Dukagjin. Foto"LSA
Qytetarët shqiptarë duke ndezur qirinj për dy turistët çekë të vrarë në Dukagjin. Foto”LSA

Vrasja e dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut ka vënë sërish në shënjestër drejtësinë shqiptare. Sokol Mjacaj, 20 vjeçari i arrestuar për vrasjen tronditëse të turistëve Michal Svatos dhe Ana Kosinova ishte dënuar në vitin 2010 si bashkëpunëtor në vrasjen e një fëmije me 10 vjet burg.

Një vendim i dytë i Gjykatës së Apelit të Shkodrës i 4 janarit 2013 e reduktoi dënimin e Mjacajt nga 10 në 4 vjet burg, duke i dhuruar lirinë një muaj para se të kryente vrasjen e dy turistëve çekë. Sokol Mjacaj u arrestua të dielën në fshatin Grudë të Shkodrës nga forcat RENEA dhe pranoi autorësinë e vrasjes së Michal Svatos dhe Ana Kosinovës.

Një burim i Prokurorisë i tha BIRN se Mjacaj ka pohuar në dëshminë e tij se kishte si qëllim grabitjen e makinës së turistëve çekë, “por i vrau ata nga frika se mos i merrnin armën”.

Policia e Shkodrës e akuzon atë për “vjedhje me armë me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”. E ndërsa Prokuroria po analizon provat për të zyrtarizuar akuzën, vendimi i gjykatës për krimin e parë të kryer prej tij është rikthyer në vëmendjen e autoriteteve shqiptare.

Një grup inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është nisur të hënën drejt Shkodrës, për të verifikuar dy vendimet e dhëna për Sokol Mjacajn nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, pas vrasjes së kryer në shtator të vitit 2010.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë tha se inspektimi kishte nisur pas urdhrit të ministrit Naço për të verifikuar procedurën gjyqësore që u ndoq ndaj Sokol Mjacajt, në çështjen e parë të gjykuar ndaj tij.

Pikëpyetje drejt vendimit të gjyqësorit për Sokol Mjacajn ka ngritur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në Facebook. Pas arrestimit të Mjacajt, ai falenderoi policinë dhe banorët e Dukagjinit dhe argumentoi se “autori ndoshta duhej të ishte në burg për krimet e mëparshme dhe jo të vriste përsëri”.

Vendimi që do të bëhet objekt i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë u dha më 4 janar 2013 nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, nga një trup gjykues i drejtuar nga gjyqtari Musa Halili dhe anëtarët Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi. Sipas vendimit, Sokol Mjacaj, asokohe vetëm 15 vjeç kishte ndihmuar sy autorët e krimit t’i vidhnin një varëse floriri 13-vjeçarit Agim Lera dhe nuk kishte kallëzuar vrasjen makabre që iu bë më pas të miturit.

Përtej diskutimeve ligjore për vendimin e Gjykatës së Apelit, historia e Sokol Mjacajt nuk është një rast i izoluar në ato që konsiderohen vrasje të paralajmëruara në Shqipëri, apo të shkaktuara nga vendimet e diskutueshme të gjykatave.

Në janar 2014, një 53 vjeçar ekzekutoi bashkëshorten në Fier 4 ditë pasi ishte liruar nga burgu. Arben Muhaj ishte dënuar me 3 vjet burg nga shkalla e parë, ndërsa Apeli urdhëroi pezullimin e dënimit të tij.

Por rasti më i bujshëm ka qenë ai i Konstandin Xhuvanit, i cili u dënua me 2 vjet burg për një vrasje të kryer në vitin 2011. Pak kohë pas lirimit nga burgu, Xhuvani shkaktoi një masakër me 4 viktima në nëntor të vitit 2014 në Tiranë.

Ministria e Drejtësisë ka nisur procedura të ngjashme inspektimi si në rastin e Mjacajt edhe për ngjarjet e mësipërme. Megjithatë, masat ndëshkuese ndaj gjyqtarëve për vendimet e tyre të diskutueshme kanë munguar në të shkuarën.

Etiketa: ApeliArmëBanorëBIRNBurgDukagjinFacebookFierFuat VjerdhaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarLuan DervishiParaPoliciaProkuroriaPunëPunëtorRENEASaimir TahiriSHshqipShqipërishqiptareshtatorSokol MjacajturistVendimVendimetVendimiviktimavjedhjeVrasjavrasje
Tjetri
Shqiptarët e Maqedonisë formojnë parti të re opozitare

Shqiptarët e Maqedonisë formojnë parti të re opozitare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.