AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fiksimi gjerman i Syrizës?

Nikolaos PapadogiannisngaNikolaos Papadogiannis
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një këmbësor kalon pranë një grafiti kundër masave të kursimit në Athinë të hënën më 16 shkurt 2015. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Populli grek foli. Në një referendum historik, ai refuzoi me vendosmëri marrëveshjen e ofruar nga kreditorët e vendit. Brenda partisë qeverisëse të Syrizës, megjithatë, gjërat nuk janë kaq të  qarta.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe kryeministri grek Alexis Tsipras, shtrëngojnë duart pas një takimi në Berlin, 23 mars 2014. (AP Photo/Michael Sohn)
Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe kryeministri grek Alexis Tsipras, shtrëngojnë duart pas një takimi në Berlin, 23 mars 2014. (AP Photo/Michael Sohn)

Që prej ardhjes në pushtet në janar, Syriza ka luftuar për të ruajtur balancën e nevojshme për të arritur një marrëveshje për borxhin grek me premtimin e fushatës për të mos firmosur asnjë marrëveshje që do të fuste më thellë vendin në recesion. Vendimi i kryeministrit Alexis Tsipras për ta nxitur publikun të votojë “jo” në referendum për ofertën e fundit të kreditorëve të vendit sugjeron se kjo e fundit ka marrë përparësi. Nuk është çudi, që lëvizja u prit përqeshje të zemëruara nga liderët e eurozonës.

Sipas qeverisë greke, marrëveshja aktuale jo vetëm transformoi Greqinë në një koloni borxhit, por kërcënon edhe dinjitetin e grekëve. Për Tsipras, dinjiteti kombëtar është suprem, siç dha shembullin në vizitën e tij, disa orë pasi u betua si kryeministër në janar, në një memorial lufte në Kaisariani, një distrikt në Athinë, ku 200 shtetas grekë u ekzekutuan nga forcat pushtuese naziste në vitin 1944.

Disa vëzhgues interpretuan vizitën si një përpjekje e shpenguar për të ngacmuar Gjermaninë, të cilën Syriza e sheh si forcën drejtuese pas marrëveshjeve të borxhit. Në fakt, pelegrinazhi i Tsipras foli për një trashëgimi të gjatë rezistence brenda lëvizjeve që përbëjnë partinën e tij – një trashëgimi që mund të ndërlikojë çdo përpjekje që ai bën për të arritur një marrëveshje.

Syriza – që përbëhet nga grupe të ndryshme të krahut të majtë, nga ato të së majtës ekstreme deri te social demokratët më të moderuar – ka rrënjë në Partinë Komuniste Greke, që luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse organizatat e rezistencës së qendrës dhe krahut të djathtë ekzistonin, ato ishin të pakrahasueshme me homologët e tyre komunistë të së majtës, si në kuptimin e numrave ashtu dhe të ndikimit. Forcat e krahut të majtë e provuan forcën e tyre më 5 mars 1943, kur paralizuan Athinën me një grevë masive.

Por, në luftën civile që ndodhi në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore mes forcave qeveritare dhe degës ushtarake të Partisë Komuniste, kjo e fundit u thye dhe anëtarët e partisë u etiketuan si tradhtarë. Ky refuzim në përgjithësi i komunizmit mbeti një përbërës kryesor i ideologjisë zyrtare greke derisa ra diktatura në vend në vitin 1974, kur organizatat komuniste u bënë sërish të ligjshme.

Edhe gjatë asaj periudhe të gjatë persekutimi, forcat e ekstremit të majtë në Greqi mbetën krenare për rolin e paraardhsëve të tyre në luftimin e okupimit gjerman-italian-bullgar, duke përmendur përpjekjet e tyre heroike për të shpëtuar territorin grek nga shfrytëzimi i huaj. Pas vitit 1974, komunistët mbajtën disa ngjarje kulturore ku theksuan këtë heroizëm dhe klube të vogla muzikore shpesh kënduan këngë të së majtës së viteve ’40. Edhe sot, komunistët grekë, përfshirë disa kuadro të Syrizës, e portretizojnë veten si trashëgimtarë të luftës së krahut të majtë kundër okupimit nazist dhe fashist.

Kjo nuk do të thotë se organizata të lidhura me të majtën komuniste të Greqisë besojnë se të gjithë gjermanët kanë një brendësi naziste. Përkundrazi, grupe të krahut të majtë në Greqi, përfshirë Syrizën, kanë shprehur rrallë ndjenja anti-gjermane (të paktën jo zyrtarisht). Ata kërkojnë të krijojnë lidhje me “Gjermaninë tjetër” atë që shpreh solidaritet me njerëzit grekë.

Syriza, nga ana e saj, ruan kontakt të ngushtë me Partinë e Majtë Gjermane (die Linke). Formuar në 2007, Partia e Majtë përfshin ish-anëtarë të Partisë Komuniste që qeverisë Gjermaninë Lindore, si dhe majtistë që u ndanë nga Partia Social Demokrate. Syriza dhe Partia e Majtë bashkëpunuan në Parlamentin Europian, ku të dyja marrin pjesë në grupin E Majta e Bashkuar Europiane/E Majta e Gjelbër Nordike.

Por ende, ligjërata anti-gjermane nuk është eleminuar plotësisht. Një poster i Giorgos Pantzas, një kandidat i Syrizës në zgjedhjet parlamentare të 2012, që shpallte “Jo Rajhut të Katërt” dhe “ne nuk i trembemi plumbave të gjermanëve” e ndihmoi atë të zgjidhej. Për më tepër, disa anëtarë të Syrizës kanë lidhur politikanët gjermanë të Kristian Demokratëve, veçanërisht kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e financave Wolfgang Schauble, me nazistët.

Sigurisht, nuk është një pozicion zyrtar i Syrizës. Tsipras, për shembull, ka kritikuar haptazi një karikaturë që e shfaqte Schaublen në uniformë naziste. Dhe, dy muaj më parë, pas një takimi me Merkelin, Tsipras e përjashtoi idenë se gjermanët duhet të jenë përgjegjës për gjendjen aktuale të Greqisë. Kjo sjellje tregon për një gatishmëri për të arritur atë që Syriza e quan një kompromis dinjitoz me partnerët europianë.

Arritja e një marrëveshje të tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi kërkon që Tsipras jo vetëm të kalojë rezistencën e anëtarëve radikalë të Syrizës në parlament, por edhe të mbrojë pozicionin e kreditorëve të vendit të tij.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Syriza’s German Fixation?

Etiketa: Alexis TsiprasAngela Merkeldemokratee majtaGreqiLigjLufteMarrëveshjamarrëveshjeMerkelnazistnazistepaktparlamentPartiaPartia Social DemokratePelegrinazhiProject SyndicaterecesionReferendumsocial demokrateSYRIZAVendimiZgjedhjet
Tjetri
Rusia ushtron veton kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Rusia ushtron veton kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.