AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

I dënuari me burgim të përjetshëm drejtonte bandën e vrasësve me pagesë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fotot e antarëve tw bandës publikuar nga policia e shtetit

Policia e shtetit njoftojë të mërkurën se ka arritur të godasë dhe dokumentojë një grup të strukturuar kriminal i cili akuzohet për një seri vrasjesh me pagesë, që urdhëroheshin nga një i burgosur me dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë.

Fotot e antarwve tw bandws publikuar nga policia e shtetit
Fotot e antarëve twëbandws publikuar nga policia e shtetit

“Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë,” tha policia e shtetit në një njoftim për shtyp.

Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh, janë kryer një seri vrasjesh ose tentativë për vrasje gjatë vitit 2014.

Sipas policisë më datë më 25 qershor 2014, është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine. Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Më datë 4 shtator 2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.

Ndërsa me datë 4 dhjetor 2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Përveç Tafilajt, polica ka arrestuar të dyshuarit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia si ekzekutorë të grupit, si dhe Alksander Ridvan Goro, Elson Pal Merdani, Albano Beqiraj, Fatos Mehmet Koka si anëtarë bandës. Ndërkohë që Dhimiter Bujar Zito është shpallur në kërkim.

Një tjetër anëtar i bandës, Adrian Emaz Uzuni , i dyshuar si porositësi i një vrasje, është i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.

Banda e drejtuar nga Tafilaj akuzohet për një listë të gjatë veprash penale, përfshirë “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.”

Etiketa: ArmëBandaBradasheshBurgDhunëEuroItaliNarkotiknarkotikëpolicaPoliciaPolicia e ShtetitPunaPunëShkodërshtatorTiranëVrasjavrasje
Tjetri
Protestë e dhunshme në Athinë ndërsa Tsipras përballet me kryengritje brenda Syrizas (Foto dhe video)

Protestë e dhunshme në Athinë ndërsa Tsipras përballet me kryengritje brenda Syrizas (Foto dhe video)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.