AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pagë minimale apo të ardhura për të jetuar?

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa robotika gjithnjë e më shumë po zëvendëson punën njerëzore, njerëzit do të kenë nevojë për të ardhura për të zëvendësuar pagat nga puna. Kjo është arsyeja se pse ideja e një të ardhure bazë të pakushtëzuar, e promovuar prej kohësh si nga idealistët e tregut të lirë ashtu edhe nga socialistët, është një masë të cilës i ka ardhur koha.

kamariereShumica e vendeve të pasura tashmë kanë miliona nga “punëtorët e varfër” – njerëz, punët e të cilëve nuk paguajnë mjaftueshëm për t’i mbajtur ata mbi nivelin e varfërisë dhe që pagat e të cilëve për rrjedhojë duhet të subvencionohen nga shteti. Këto subvencione kanë formën e krediteve të taksave.

Kjo ide është shumë e vjetër. Anglia pati zbatuar sistemin e “Speenhamland” – një formë lëmoshe të hapur që synonte të kompensonte çmimet e rritura të bukës – gjatë Luftërave Napoleonike. Më 1795, autoritetet e Speenhamland, një fshat në Berkshair, autorizoi një shkallë rënëse me fuqi blerëse të suplementeve të pagës. Suplementet që familjet përfitonin, varionin me numrin e fëmijëve dhe çmimin e bukës.

Por skema u kritikua për lejimin e punëdhënësve që të paguanin paga më të ulëta se sa minimumi jetik, për shkak se taksapaguesi do të mbulonte diferencën. Më 1834, sistemi Speenhamland u zëvendësua me një Ligj për të Varfërit, i cili kufizoi ndihmën për familjet, në kushte mjaftueshëm të këqija për të detyruar njerëzit të riktheheshin te tregu i punës.

Pastaj, në shekullin e njëzet, parimi Speenhamland u rigjallërua – nga vetë Milton Friedman, babai i liberalizmit modern. Më 1962, Friedman propozoi një “taksë negative mbi të ardhurat,” në të cilën, njerëzit që kanë të ardhura më pak se sa një nivel i caktuar, duhet të marrin të ardhura suplementate nga qeveria në vend që t’i paguajnë asaj taksa. Ideja qe që njerëzit të nxirreshin nga lëmosha dhe të riktheheshin në punë. Ajo u zbatua përmes skemave të Krediteve Fiskale Mbi të Ardhurat e Fituara në Shtetet e Bashkuara si dhe Kreditet Fiskale mbi Familjet në Punë në Britaninë e Madhe.

Në të njëjtën kohë, ka pasur përpjekje për të rritur nivelin e të ardhurave të fituara përmes vendosjes së ligjeve mbi pagën minimale. Por paga minimale nuk e ka mbërritur kurrë nivelin për të krijuar “të ardhura të mjaftueshme për të jetuar” dhe për rrjedhojë, nuk e ka reduktuar faturën për subvencionim të pagave.

Në vitin 2008, rreth 5.5 milionë familje në Britaninë e Madhe morën kredite fiskale, përfshirë kreditë për punë dhe për rritjen e fëmijëve, përfitime për strehim dhe përfitime për taksat vendore. Politikat e kursimit e kanë reduktuar këtë numër në 4.3 milionë. Duke marrë parasysh se kishte 11.4 milionë familje në punë në Britaninë e Madhe më 2012, kjo nënkupton që plot 38 për qind e tyre nuk kanë “të ardhura të mjaftueshme për të jetuar”. Ose, për ta thënë në një mënyë tjetër: pagat sipas kushteve të tregut nuk siguronin të ardhura të mjaftueshme për të jetuar për 38 për qind të familjeve. Këto janë “të varfërit në punë.”

Në deklaratën e tij të 8 korrikut, Kancelari i Thesarit George Osborne propozoi 12 miliardë paund shkurtime nga fatura e ndihmës ekonomike të qeverisë përgjatë katër viteve të ardhëshme si pjesë e planit të tij për shkurtimin e deficitit. Nga këto, 9 miliardë do të sigurohen nga shkurtimi i subvencionimeve fiskale për familjet në punë.

Për të kompensuar këtë, Osborne propozoi rritjen e pagës minimale nga 6.5 në 8 paund për orë në të njëjtën periudhë. Rritja do të rëndojë mbi punëmarrësit, jo mbi buxhetin publik dhe rrjedhimisht reduktimi i krediteve dhe përfitimeve përbën një fitim neto për Thesarin e Madhërisë së Saj. Një analisë nga Instituti për Studime Fiskale ka dalë në konkluzionin se ndërsa Thesari do të kursejë 12 miliardë paund, të ardhurat bruto nga pagat më të larta minimale do të jenë vetëm 4 miliardë paund. Siç e tha kreu i institutit Paul Johnson: “Thjeshtë nuk ka mjaftueshëm para për te paga e re minimale për të kompensuar në para të thata njerëzit mbi shtrëngimin e kushteve për kreditet fiskale”.

Por edhe nëse paga minimale rritej në mënyrë të mjaftueshme për të kompensuar heqjen e krediteve fiskale, transferimi i më shumë kostove të punës nga taksapaguesit dhe punëdhënësit duket se është një strategji e gabuar. Arsyeja për këtë është se për shumë – ndoshta për pjesën më të madhe – të njerëzve, puna do të jetë një burim të ardhurash gjithnjë e më shumë në rënie.

Në fund të fundit, një parashikim mbi të cilin ne mund të mbështetemi është se automatizimi do të depërtojë gjithnjë e më shumë në botën e punës së njeriut. Deri në 50 për qind të vendeve të punës ekzistuese mund të jenë në rrezik në 20 vitet e ardhëshme. Është së paku një pyetje e hapur nëse vende të reja pune do të hapen në mënyrë të mjaftueshme për të kompensuar humbjet nga automatizimi, ose, për më tepër, nëse ëstë e dëshirueshme të vijohet të prodhohet gjithnjë e më shumë produkte të cilat ofrojnë për punëtorët njerëz paga gjithnjë e më të ulëta.

Ndërsa robotët zëvendësojnë gjithnjë e më shumë punën njerëzore, njerëzit do të kenë nevojë për të ardhura për të zëvendësuar pagat e ulëta. Ndërsa kreditet fiskale janë në drejtimin e zëvendësimit të të ardhurave, rritja e pagës minimale shkon në drejtim të kundërt, duke i bërë të ardhurat edhe më shumë të varura nga puna. Në fakt, fokusimi në pagën minimale ka gjasa që do të përshpejtojë procesin e automatizimit. Provat e mëparshme që ligjet mbi pagat minimale nuk e reduktojnë kërkesën për punë vështirë se janë të vlefshme në kohën tonë kur automatizimi i prodhimit të mallrave dhe shërbimeve po bëhet me kosto gjithnjë e më të ulëta.

Shkurt, nëse Osborne është serioz mbi premtimin e tij për të siguruar “të ardhura të jetueshme” për të gjithë, ai duhet të lëvizë drejt idesë së të ardhurave “bazë” apo të ardhurave “qytetare” të pavarura nga tregu i punës. Një rrugë e thjeshtë përpara do të jetë t’i japësh të gjithë qytetarëve kredite fiskale të pakushtëzuara, të cilat duhet të rriten gradualisht ndërkohë që shpërblimet nga puna bien.

Si mendimtarët e tregut të lirë ashtu edhe ata socialistë kanë mbështetur idenë e zbatimit të një skeme për të ardhura bazë. Por ideja nuk është zbatuar kurrë tërësisht për shkak të dy kundërshtive: Shoqëritë janë tepër të varfra për ta përballuar atë dhe, ajo skemë mund të jetë diskurajuese për punën.

Kundërshtimi i parë është natyrisht i pavërtetë sot për ekonomitë e përparuara ndërsa kundërshtimi i dytë është i parëndësishëm, duke parë se objektivi është jo që të fuqizohet incentiva për punë, por që të mundësohen njerëzit të jetojnë pa punë. Një e ardhur bazë e pakushtëzuar do të mund ta bëjë punën me kohë të pjesshme një mundësi për shumë nga ata që sot duhet të punojnë me kohë të plotë me paga më të ulëta se sa minimumi jetik. Dhe të gjithë punëtorët mund të fillojnë të fitojnë lirinë për të bërë të njëjtat zgjedhje në lidhje se sa shumë duhet të punojnë dhe në çfarë kushtesh, të cilat pronarët e kapitaleve i kanë aktualisht.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Minimum Wage or Living Income?

Etiketa: FamiljekostoLigjMASMinimumi jetikpaga minimalePagatParaProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriarobotërrezikSHShtetet e BashkuarasubvencionetaksaTaksatTreguzgjedhje
Tjetri
Premtimet e pambajtura të Serbisë për vrasjen e vëllezërve shqiptaro-amerikanë

Premtimet e pambajtura të Serbisë për vrasjen e vëllezërve shqiptaro-amerikanë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.