AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Thaçi nuk arrin t’i bindë deputetët e tij për Gjykatën Speciale

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi nuk arriti t’i bindë të ndërrojnë mendje deputetët e partisë së tij të cilët votuan kundër themelimit të një gjykate të re speciale, e cila do të gjykojë ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP
Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

Thaçi, i cili është gjithashtu Ministër i Jashtëm në Kosovë, mbajti një takim me deputetët e partisë PDK-së, Partia Demokratike e Kosovës, ditën e martë, por nuk arriti t’i bindte ata që kundërshtojnë të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale në diskutimin e ardhshëm në parlament.

Thaçi theksoi “nevojën për të përfunduar sa më parë të jetë e mundur procedurën për gjykatën speciale”, dhe sugjeroi që parlamenti nuk duhet t’i marrë pushimet e tij vjetore në gusht para se kjo çështje të mbyllet.

“Mendoj se Parlamenti i Kosovës nuk duhet të marrë pushimet para përfundimit të kësaj procedure të rëndësishme,” tha ai.

Por në takimin e të martës nuk morën pjesë disa deputetë të PDK-së që votuan kundër gjykatës muajin e kaluar në parlament, kur ligjvënësit nuk arritën të miratonin ndryshimet kushtetuese që do të lejonin themelimin e saj.

Gjykata e re e propozuar është e papëlqyeshme në Kosovë për shkak se shihet si diçka që do të shkatërrojë luftën e armatosur të UÇK-së kundër forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Midis shtatë deputetëve të PDK-së votuan kundër, ishte edhe Nait Hasani, i cili tha se do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.

“Nuk do të votoj për krijimin e gjykatës speciale, e cila thjesht do të gjykojë UÇK-në. Duhet të ketë një gjykatë do të gjykonte të gjitha krimet e kryera në Kosovë,” tha Hasani për BIRN.

Deputeti Fadil Demaku gjithashtu nuk mori pjesë në takimin e partisë dhe ritheksoi kundërshtimin e tij për themelimin e gjykatës. “Unë do të votoj kundër. Ky është qëndrimi im,” tha Demaku.

Mbetet e paqartë nëse ndryshimet kushtetuese do të votohen përsëri ditën e enjte në seancën parlamentare.

Ka pasur presion të fortë nga BE-ja dhe SHBA për krijimin e gjykatës, e cila pritet të gjykojë ish-luftëtarët e UÇK-së për vrasje, rrëmbime, burgime të paligjshme dhe persekutim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej të ishin bashkëpunëtorë të regjimit serb .

Ditën e martë, ministrja britanike e shtetit për punët e jashtme, Baronesha Anelay, shtoi presionin ndërkombëtar në rritje gjatë një vizite në Prishtinë.

“Kur Kosova të mbajë fjalën e saj dhe të krijojë gjykatën, ajo do t’i tregojë botës se Kosova është gati të ecë para dhe të pranohet ndërkombëtarisht si pjesë e botës,” tha Anelay në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Etiketa: BEBIRNdeputetGjykataGjykatëGjykatësHashim ThaçiJahjagaKosovaKosovëkushtetueseParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDKpersekutimPunëPunëtorromromëSHBAvrasje
Tjetri
Kurani më i vjetër në botë daton nga koha e Muhamedit (Foto)

Kurani më i vjetër në botë daton nga koha e Muhamedit (Foto)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.