AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ylli i Kuq i Beogradit nën hetim për fiksim rezultati

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndeshja Ylli i Kuq OFK Beograd e 19 korrikut 2015. Foto: Branislav Bozic/BETA

Policia dhe prokurorët po hetojnë aludimet se ndjeshja e futbollit e të dielës së kaluar mes Yllit të Kuq dhe një skuadre tjetër futbolli të kryeqytetit serb e pati rezultatin të paracaktuar për efekt të basteve sportive.

Ndeshja Ylli i Kuq OFK Beograd e 19 korrikut 2015. Foto: Branislav Bozic/BETA
Ndeshja Ylli i Kuq OFK Beograd e 19 korrikut 2015. Foto: Branislav Bozic/BETA

Autoritetet serbe po hetojnë skuadrën e futbollit Ylli i Kuq i Beogradit dhe skuadrën tjetër OFK pas një rezultati shumë të çuditshëm të ndeshjes mes tyre të zhvilluar të dielën më 19 korrik 2015. Ylli i Kuq arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 6 me 2 duke e përmbysur rezultatin e pjesës së parë e cila u mbyll 0 me 2.

Komisioneri për integrigetin e garës në Federatën e Futbollit të Serbisë, Milivoje Mirkov, tha se bastet mbi rezultatin e ndeshjes në kompanitë e basteve qenë shumë të larta dhe rrjedhimisht, të dyshimta. Presidenti i Federatës Tomislav Karadzic, tha se organizata do ta hetojë këtë ndeshje.

“Ndeshja mes OFK Beograd dhe Yllit të Kuq ka tërhequr vëmendje të pazakontë dhe është e sigurtë që autoritetet kompetente të Federatës së Futbollit të Serbisë… do të hetojnë faktet dhe rrethanat,” tha Karadzic më 21 korrik.

Mario Spasic, kreu i organizatës kundër korrupsionit Transparentnost, tha se ata fillimisht kontaktuan policinë në lidhje me ndeshjen – duke shtuar se ai pati marrë kërcënime me vdekje si pasojë e kësaj.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të kontaktojnë zyrën e prokurorisë së shtetit nëse është e nevojshme. Askush nuk është më i fortë se sa shteti. Është koha për të ndaluar mafien në futboll,” tha Spasic për të përditshmen serbe Kurir.

Zvezdan Terzic, drejtori menaxhues i Yllit të Kuq, tha se Karadzic, i cili ka qenë president i klubit rival Partizani i Beogradit para se të merrte postin e tij aktual, e ka nisur hetimin në mënyrë që të ndalojë Yllin e Kuq nga fitorja e kampionatit.

Terzic tha se ai do t’i kërkojë Interpolit, UEFA-s dhe FIFA-s të hetojnë ndeshjen – nëse Karadzic qe dakord që këto organizata të hetojnë të gjitha ndeshjet e dyshimta në kampionatin serb të futbollit përgjatë tetë viteve të fundit, kohë gjatë së cilës Partizani i Beogradit fitoi shtatë tituj.

Në anën tjetër, Milorad Vucelic, një zyrtar i Partizanit, e cilësoi atë që ndodhi të dielën “një krim dhe një nga momentet më të trishta të futbollit të Serbisë.”

“Unë e quajta ndeshjen ‘krim’ jo sepse desha të akuzoj ndokënd por për shkak se mënyra se si u luajt ndeshja vuri në rrezik interesin publik. Kur interesi publik rrezikohet, çdo qytetar duhet të reagojë… nuk kam parë kurrë një ndeshje të tillë në jetën time,” tha Vucelic.

Dy klubet janë rivale të ashpra në kampionatin serb. Publiku sportdashës i Serbisë në përgjithësi është ndarë mes Yllit të Kuq dhe Partizanit dhe rreth 90 për qind e popullsisë mbështet një nga këto dy klube. Mbështetësit e dhunshëm të këtyre klubeve përfshihen shpesh në krime dhe incicente.

Akuzat për fiksim ndeshjesh në Serbi janë të zakonshme por deri më tani nuk ka pasur hetime serioze.

Ylli i Kuq dhe Partizani janë që të dyja të regjistruara si organizata sportive publike. Kryeministri Aleksandar Vucic është përpjekur të gjejë blerës për klubet por ka dështuar deri tani.

“E pranoj, jam mposhtur, por besoj se e vetmja zgjidhje për sportin e Serbisë është privatizimi… të gjithë janë të frikësuar nga ata [klubet e futbollit] sepse janë të frikësuar se mbështetësit e tyre do të këndojnë ndeshjen e rradhës,” tha Vucic për televizionin publik të Serbisë më 29 dhjetorin e kaluar.

Etiketa: BeogradFIFAHetimhetimeKomisioneriKrimKrimeParaPartizaniPoliciapresidentprivatizimiprokurorrrezikSerbiUEFAvdekje
Tjetri
Problemi gjerman i Eurozonës

Problemi gjerman i Eurozonës

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.