Kompanitë novatore si Uber sjellin rritje të jashtëzakonshme të eficencë si dhe sfida shoqërore e sfida për kuadrin rregullator të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë që të garantohet drejtësia. Koncepti se tregjet më vete mund ta menaxhojnë këtë impakt transformues është thjeshtë çemduri.
Çdo korrik, ekonomistë, udhëheqës biznesesh dhe organizatas si dhe politikanë nga e gjithë bota mblidhen në Eks-o-Provonce (Aix-En Provence), për forumin treditor Rencontres Économiques, i cili organizohet nga Cercle des Économistes. Forumi i këtij viti u përqendrua në natyrën e ndryshueshme të punës. Koha e takimit, i cili përkoi me një debat të nxehtë në francë mbi shërbimin novativ të ndarjes së udhëtimit të quajtur Uber, qe shumë e përshtatshme.
Tema e forumit pa dyshim u zgjodh pjesërisht në përgjigje të frikës se përparimet teknologjike do të sjellin papunësi të gjithëpërhapur, ndërsa makinat bëhen mjaftueshëm të përparuara për të zëvendësuar njerëzit në kryerjen e një numri gjithnjë e më të madh punës. Siç vërejti edhe Andreë McAfee nga MIT, historikisht, revolucionet teknologjike kanë sjellë “eventualisht më shumë punë, ndonëse më të ndryshme”; por, me makinat që po bëhen gjithnjë e më shumë inteligjente, “këtë herë mund të ndodhë ndryshe.”
Duke parë këtë rrezik, sugjeron McAfee, ne mund të kemi nevojë të rindërtojmë shoqëritë tona në mënyrë që, ndërsa makinat inteligjente rrisin produktivitetin, kërkesa në rënie për punë njerëzore ka pasoja që rrisin mirëqënien, të tilla si tendenca për krijimin e të ardhurave më të larta (dhe më të barabarta në shpërndarje) si dhe më shumë kohë të lirë. Ai nuk është vetëm: John Maynard Keynes e parashikoi këtë mundësi 85 vjet më parë.
Uber, i cili i lejon njerëzit të lidhen me shoferë të disponueshëm përmes një aplikimi në smartfon, është ekzaktësisht ai lloj kompanie shkatërrimtare që po udhëheq ndryshimin. Shoferët e taksive nëpër Francë dhe nëpër të gjithë botën janë veçanërisht të zemëruar nga UberPop (i quajtur UbeX jashtë Europës), një shërbim pa kosto shtesë. Uber që nga ajo kohë e ka tërhequr UberPOP nga Franca, së paku përkohësisht – pasi menaxherët e saj kryesorë u arrestuan për shkak se injoruan urdhërin e qeverisë për ta pezulluar UberPOP.
Por lloji i novacionit që Uber ka bërë nuk është se mund të ndalohet lehtë. Softi kompjuterik Uber, në një kuptim, bën punën e mijëra koordinatorëve të alokimit të shërbimit në nivel vendor në hapësirë dhe në kohë, duke sjellë një rezultat pothuajse perfekt në çmimet diskriminuese. Kompanitë ajrore kanë përdorur prej kohësh diskriminime të tilla në çmim, duke ofruar shumë çmime për të njëjtën distancë të fluturuar, në varësi të datës dhe kohës. Por mënyra e përcaktimit të çmimeve nga Uer është unike në cilësi, pasi ka arritur të shfrytëzojë avantazhet e plota të krijuara nga teknologjitë moderne të komunikimit.
Në termat e punës, Uber krijon më shumë vende pune nga sa shkatërron. Kjo sjell një rritje të qartë në efikastet dhe ofron përfitime në të ardhura në nivel të përgjithshëm.
Edhe nëse humbësit kompensohen tërësisht, totali i përfitimeve – fitimet e kompanisë, punonjësve të saj të cilët në shumicë janë me kohë të pjesshme, dhe përfitimet e konsumatorëve – janë ndjeshëm më të mëdha se sa humbjet.
Pavarësisht kësaj ka shumë probleme reale që duhet të zgjidhen. Sa për fillim, kjo teknologji krijon humbës: Shoferët tradicionalë të taksive, të cilët shpesh duhet të paguajnë tarifa të shtrenjta për licencat e tyre dhe rrjedhimisht nuk mund të konkurrojnë me çmimet shumë të ulëta të Uber. Ky është një nga ato lloj problemesh që shfaqet gjithmonë, sa herë që vijnë teknologjitë e reja dhe në këtë rast novacioni dhe përdorimi i novacionit po kryhet më shpejt se kurrë më parë. Shoferëve të taksive po u kërkohet të përshtaten me këtë realitet brenda pak ditësh dhe jo brenda pak vitesh, duke i lënë sistemet e demokracisë me shumë pak kohë në dispozicion për të vendosur se sa shumë kompensim duhet të përfitojnë këta humbës dhe se si duhet të shpërndahet ky kompensim.
Një problem tjetër është rregullimi. Taksitë prodhojnë jo vetëm tatim mbi të ardhurat personale por edhe tatim mbi vlerën e shtuar apo taksë shitjeje. Por aplikacioni UberPOP, së paku deri tani, e ka bërë të pamundur mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Për ta zgjidhur këtë problem, autoritetet vendore apo kombëtare duhet t’i kërkojnë kësaj kompanie që të shtojë programin e saj me elementët e mbledhjes së taksave. Fakti që shoferët e UberPOP, ndryshe nga shoferët e taksive, nuk mbulojnë klientët e tyre me policvë sigurimi është e ngjashme me diçka si konkurrencë e pandershme dhe ky problem duhet të zgjidhet.
Për më tepër, në Francë, shoferët e taksive duhet t’i nënshtrohen herë pas here testimeve shëndetësore dhe profesionale, të cilat shoferët e UberPOP nuk i bëjnë. Shoferët e Uber janë të “monitoruar” gjatë të gjithë kohës nga përdoruesit, të cilët vlerësojnë punën e tyre dhe bëjnë vlerësime në soft pas çdo udhëtimi. Ky mund të jetë një novacion i vlefshëm; por nuk është një zëvendësim i vërtetë për teste të ndryshme, si psh, testin e syve.
Problemi final për kompanitë novatore si Uber është që të ardhurat financiare të saj shkojnë në mënyrë dërrmuese te udhëheqësia e kompanisë më shumë se sa te ofruesit e shërbimeve. Pavarësisht nëse një fitim i tillë është i justifikuar apo jo, rritja e pabarazisë së krijuar nga kjo kompani – dhe për rrjedhim, rreziku u korruptimit të rregullatorëve apo të medias, apo rreziku i ndikimit disproporcional në zgjedhje – nuk mund të justifikohen.
Uber është vetëm një nga shembujt se si teknologjia sjell ndryshime të menjëhershme dhe rritje të stërmëdha në eficencë, si dhe sfida të forta shoqërore dhe rregulluese, një argument të cilin e theksoi ministri i Ekonomisë së Francës Emmanuel Macron në fjalimin e tij në Rencontres Économiques. Dhe, në fakt, Uber është një nga novacionet më pak problematike për shkak se ajo është një shpikje që prodhon më shumë vende pune se sa shkatërron vende pune; nga ana tjetër, rritja e përdorimit të kompjuterëve të aftë për të zëvendësuar punëtorët e “call-center”, po sjell humbje të stërmëdha në numrin e vendeve të punës. Në një sistem demokratik, sfida të tilla si ato që sjellin teknologjitë ndryshuese duhet të përballen në një mënyrë që garanton drejtësi, pa penguar progresin.
Shkatërrimi krijues i të ashtuquajturës “epoka e dytë e makinerisë” nuk mundet dhe nuk duhet të ndalohet. Por që të mendosh se tregjet më vete janë në gjendje të menaxhojnë siç duhet pasojat transformuese të teknologjisë së re janë thjeshtë çmenduri – një fakt që kriza aktuale ekonomike globale, e cila i ka rënjët në novacionet e pamenaxhuara financiare, e ka bërë të qartë. Ajo që nevojitet tani është një politikë e re shoqërore dhe rregullatore, shpesh me natyrë globale, e cila duhet të përmbajë një kontratë të re shoqërore për shekullin e njëzet e një.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Is Uber a Threat to Democracy?