AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Reforma në drejtësi hyn në fazën e tretë; ja ndryshimet kushtetuese

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi

Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi riformatim të KLD-së, ndryshime ligjore për Prokurorin e Përgjithshëm dhe variantet për kompetencat e Presidentit mbi sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi
Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi paralajmëroi tre ndryshime kushtetuese në paketën ligjore, që synon t’i hapë rrugën integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE.

Në një konferencë për shtyp, Xhafaj tha se ndryshimet do të prekin Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kompetencat e Presidentit të Republikës mbi sistemin e drejtësisë.

“Situata është mjaft kritike. Sistemi i drejtësisë nuk kërkon makiazh, por ndërhyrje kirurgjikale,” tha Xhafaj, i cili drejton njëherazi dhe Komisionin e Ligjeve për llogari të mazhorancës.

Komisioni parlamentar për reformën në drejtësi u ngrit më 27 nëntor 2014, ndërsa një grup i gjerë ekspertësh të ligjit janë angazhuar për të përgatitur ndryshimet në sistem. Opozita e bojkotoi fillimisht komisionin, por dërgoi anëtarët e vet më 16 korrik 2015, pas një marrëveshjeje të arritur me mazhorancën.

Propozimet e grupit të ekspertëve kërkojnë një riformatim tërësor të KLD-së dhe ndryshim të kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, përmes forcimit të rolit të Këshillit të Prokurorisë.

Sa i takon Presidentit, grupi i ekspertëve pranë Komisionit të Posaçëm është i ndarë mes dy variantesh; rikthim tek zgjedhja e tij me shumicë të cilësuar në Kuvend ose lënia e variantit aktual, por me kompetenca të reduktuara në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i komisionit, Xhafaj tha të enjten se do të kërkohet konsensusi i opozitës, por jo deri në sakrifikim të reformës së shumëkërkuar nga Bashkimi Europian.

“Konsensusi për hir të konsensusit është i dëmshëm. Konsensusi duhet t’i shërbejë reformës jo reforma të sakrifikohet për hir të konsensusit,” tha Xhafaj.

Reforma në drejtësi është kushti kyç i Bashkimit Europian për rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit. Megjithatë, hapat e ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama shihen me dyshim nga opozita shqiptare.

Eduard Halimi, nënkryetar i komisionit të posaçëm që përfaqëson Partinë Demokratike deklaroi se opozita do të prezantojë në shtator platformën e saj për reformën në drejtësi. Në një postim në Facebook të datës 2 gusht, ai u bën thirrje ekspertëve të ligjit që të japin kontributin e tyre për këtë platformë.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi ishte planifikuar t’i kalonte parlamentit për miratim në vjeshtë. Një afat i tillë nuk duket megjithatë realist.

“Megjithëse jemi në fazën e tretë të reformës në drejtësi, ajo nuk do të përfundojë brenda vjeshtës,” u tha gazetarëve Fatmir Xhafaj.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEDREJTESIEdi RamaFacebookFatmir XhafajgazetarKomisioni parlamentarKompetencakryetarkushtetueseKuvendMjaftndryshime ligjoreOpozitaQeveriaRamaReformaSHshqipshqiptareshtator
Tjetri
Pengesa amerikane

Pengesa amerikane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.