AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjermania do të kthejë azilkërkuesit serbë në atdhe

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët në Serbi. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Dhjetëra mijëra shtetas serbë që kanë kërkuar azil në Gjermani përballen me kthimin në Serbi, duke e nxitur Beogradin të bëjë më shumë për të parandaluar largimin e njerëzve.

Migrantët në Serbi. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)
Migrantët në Serbi. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Mijëra persona nga totali i 200,000 shtetasve serbë që kanë kërkuar azil ose qëndrim në Gjermani, të cilët nuk kanë lejet e duhura të banimit përballen me kërkesat për t’u larguar nga vendi dhe për t’u kthyer në Serbi, raportoi të premten e përditshmja me bazë në Beograd,  pa banim të Politika.

Rreth 24,000 prej tyre janë nxitur të largohen nga Gjermania këtë vit.

E përditshmja citoi zëdhënësen e Ministrisë së Brendshme gjermane, Lisa Hager, e cila tha në maj se 1311 shtetas serbë janë kthyer tanimë në Serbi sipas marrëveshjes mbi ripranimin mes dy vendeve.

Ajo tha se Gjermania e kishte klasifikuar Serbinë si një shtet origjine i sigurt për serbët ndaj ata kanë thuajse asnjë mundësi për të marrë azil. Gjermania me të njëjtën politikë ka kthyer edhe aplikantë të tjerë nga shtetet e Ballkanit.

Më shumë se 2300 persona nga Serbia kërkuan azil në Gjermani në korrik.

Sipas zyrtarëve gjermanë, 90 për qind janë romë të motivuar kryesisht nga faktorët ekonomikë.

Numri i azilkërkuesve nga Ballkani rritet çdo verë dhe vjeshtë sepse besohet se ata duan ta kalojnë dimrin në Gjermani.

Autoritetet gjermane i ofrojnë atyre strehë, ushqim dhe mbështetje financiare mujore prej 140 euro ndërsa janë në vend. E gjithë procedura e azilit shpesh kërkon muaj.

Hager gjithashtu tha se Gjermania ishte e kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me Beogradin, por qeveria serbe duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet e jetës për romët dhe të tjerët kur kthehen në atdhe.

Ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin së fundmi tha se Serbia e respektoi marrëveshjen e ripranimit me Gjermaninë.

Aleksandar Popov, nga OJQ-ja në Novi Sad, Qendra për Rajonalizim, tha se Serbia përballet me një ‘problem kompleks’ me azilkërkuesit dhe se duhet të ndërmarrë veprime për të parandaluar largimin masiv të njerëzve.

Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim. Foto: Qendra e Medias Beograd
Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim. Foto: Qendra e Medias Beograd

“Serbia duhet të fillojë t’i japë njerëzve një mundësi për të parë begati në rajonin që prodhon më tepër azilkërkues, që është pjesa jugore… qeveria duhet gjithashtu të lançojë një fushatë direkte për t’i shpjeguar shumicës së azilkërkuesve se do të kthehen,” tha për BIRN Popov.

Rados Djuroviç, nga OJQ-ja Qendra e Mbrojtjes së Azilit me bazë në Beograd, pranon se një fushatë parandalimi është e nevojshme.

Serbia nuk do përballet me probleme madhore sapo të kthehen azilkërkuesit, shtoi ai.

“Gjermania do t’i kthejë njerëzit me faza, ndaj nuk do të shkaktojë problem për autoritetet serbe,” tha për BIRN Djuroviç.

Sipas raporteve gjermane në vitin 2015 vendi mund të përballet me një fluks total prej 800,000 refugjatësh kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, gjë që do të vendoste rekord si viti me më shumë kërkesa për azil në Gjermani. Vlerësohet se Gjermania do të shpenzojë rreth dhjetë miliardë euro për azilkërkuesit.

Thomas de Maiziere, Ministri i Brendshëm gjerman ka nxitur partnerët e BE-së të bëjnë më shumë për të ndihmuar. “Gjermania nuk mundet të marrë 40 për qind të të gjithë refugjatëve që mbërrijnë në Europë,” tha ai.

Etiketa: AfrikaazilazilkërkuesAzilkërkuesitBallkaniBEBeogradBIRNEuroGjermaniGjermaniaLindjaLindja e MesmembështetjeNovi SadPunëQeveriaromromëSerbiSerbiaSH
Tjetri
Dilema e Europës me emigrantët do ta përkeqësojë situatën gjithnjë e më shumë

Dilema e Europës me emigrantët do ta përkeqësojë situatën gjithnjë e më shumë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.