AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Trafiku i organeve në Kosovë: Si u ekspozuan pretendimet

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Montgomery zbuloi pretendimet për trafik organesh të të burgosurve që ishin rrëmbyer
nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Foto: Vice

Një memorandum i shkruar në vitin 1999 nga gazetari Michael Montgomery, i cili hetoi pretendimet për trafikim organesh nga luftëtarët e Kosovës pas luftës, çoi në themelimin e një gjykate të re për krime lufte.

Montgomery zbuloi pretendimet për trafik organesh të të burgosurve që ishin rrëmbyer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Foto: Vice
Montgomery zbuloi pretendimet për trafik organesh të të burgosurve që ishin rrëmbyer
nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Foto: Vice

Duke folur në një konferencë mbi lirinë e medias në Beograd të enjten, gazetari investigativ amerikan Michael Montgomery kujton se si hetimi i tij për krime lufte nga luftëtarët serbë në vitin 1999 e çoi atë në zbulimin e akuzave të pazbuluara në lidhje me trafikimin e organeve të të burgosurve të cilët ishin rrëmbyer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, këto akuza çuan në themelimin e një gjykate të re speciale të mbështetur ndërkombëtarisht, e cila do të krijohet në muajt e ardhshëm nga autoritetet e Kosovës dhe baza e të cilës do të jetë në ish-provincën serbe dhe Holandë.

Si korrespondent për Ballkanin për “Telegraph Daily” me qendër në Londër, Montgomery mbuloi konfliktet në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, pastaj u kthye në Kosovë pas luftës në korrik 1999 për të bashkë-realizuar një dokumentar të madh radiofonik, ‘Masakra në Qyshk’, i cili dokumentoi vrasjen e fshatarëve shqiptarë të Kosovës nga forcat serbe.

“Në atë kohë dëgjuam se kishte njerëz – serbë, romë, disa shqiptarë të Kosovës – të vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata thjesht ishin zhdukur dhe kjo ishte shumë e çuditshme, kështu që filluam të hetonim në lidhje me këtë gjë,” tha Montgomery në konferencën në Beograd të organizuar nga revista amerikane Newsweek.

“Dhe për shkak të punës tonë në Qyshk, siguruam burime shumë të mira nga ana e shqiptarëve të Kosovës dhe filluam të bisedonim me anëtarë të nivelit të ulët të UÇK-së. Ata filluan të na tregonin histori civilësh të kapur që çoheshin përtej kufirit në Shqipëri,” vazhdoi ai .

“Burimet e mia ishin njerëz të nivelit të ulët në UÇK, të cilët ishin shoferë ose ishin në automjetet kur këta njerëz u dëbuan. Por duke qenë se ishin anëtarë të nivelit të ulët, ata nuk e dinin të gjithë ngjarjen.

Sipas Montgomery, ai dhe ekipi i tij patën mjaftueshëm materiale të vërtetuara për të botuar një histori, por ata hartuan një memorandum që ata ia dërguan misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, i cili ishte autoriteti administrativ në Kosovë pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999.

“Ne kishim burime të shumta, por s’i kishim të rreshtuara të gjitha faktet. Kishim njerëz që kishin dëgjuar se ata ishin rrëmbyer oër veshkat e tyre. Kishte disa shtëpi që ne qemë në gjendje t’i gjenim dhe mendohej se kishin ndodhur këto gjëra, por vendosëm se s’kishim mjaftueshëm informacione për ta publikuar këtë dhe se në atë kohë provat tona nuk i mbështesnin pretendimet, ” tha ai.

Memorandumi që ata i dërguan UNMIK-ut shkoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ICTY, e cila më pas hetoi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në vitin 2004, Montgomery shoqëroi një ekip të përbashkët hetuesish nga ICTY-ja dhe UNMIK-u në një vizitë në një shtëpi fshati pranë qytetit shqiptar të Burrelit.

Mendohej se të burgosurit serbë ishin çuar nga luftëtarët e UÇK-së në këtë shtëpi, tani e njohur gjerësisht si ‘Shtëpia e Verdhë’, që t’u merreshin organet e më pas ato të shiteshin.

Ekipi gjeti pajisje mjekësore, përfshirë shiringa, serume intravenozë dhe qetësues stomaku në Shtëpinë e Verdhë. Megjithatë, kjo dëshmi u shkatërrua më vonë nga Gjykata e Hagës pasi hetimi u rrëzua për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale.

Hetimi fillestar i Montgomery-t u bë publik vetëm kur ish-prokurorja e ICTY-së Karla del Ponte, e botoi memorandumin e tij origjinal në kujtimet e saj në vitin 2009.

“Nuk na përmend ne, por thotë se informacioni ka ardhur nga gazetarët të besueshëm. Karla del Ponte ishte shumë e frustruar me dështimin e Gjykatës së Hagës për të ndjekur penalisht udhëheqësit e UÇK-së dhe kishte shumë dëshmitarë që ishin kërcënuar për këtë. Mendoj se ajo i përfshiu informacionet në libër, sepse donte të nxiste një hetim dhe e bëri këtë,” shpjegoi Montgomery.

BE-ja heton

Montgomery foli në konferencën e lirisë së medias në Beograd ditën e enjte. Foto: BIRN
Montgomery foli në konferencën e lirisë së medias në Beograd ditën e enjte. Foto: BIRN

Pasi Del Ponte botoi librin e saj, Këshilli i Evropës ngriti një ekip të drejtuar nga raportuesi Dick Marty, i cili në vitin 2011 botoi një raport duke thënë se po grumbulloheshin prova se grupe ku përfshiheshin edhe luftëtarë të lartë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një rrjeti marrje dhe trafikimi organesh që operonte nga një vilë në qytetin e Fushë-Krujës, në Shqipëri, e cila ishte pjesë e një rrjeti të krijuar.

Disa serbë dhe shqiptarë etnikë u vranë atje, pohon raporti, dhe më pas atyre iu hoqën veshkat. Raporti gjithashtu detajet abuzime të tjera me të drejtat e njeriut nga elementë që kishin lidhje me UÇK-në, si dhe “një lidhje” midis elementëve të UÇK-së dhe krimit të organizuar.

Pas raportit, BE-ja ngriti një grup pune i cili kreu një hetim tre-vjeçar mbi këto akuza dhe publikoi raportin e saj, i cili thoshte se kishte prova për të ndjekur penalisht zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë rrëmbime dhe vrasje të kryera pas konflikti i vitit 1999.

Raporti thoshte gjithashtu se kishte prova “të qëndrueshme ” se luftëtarët e UÇK-së kanë qenë të përfshirë në trafikim organesh, edhe pse vetëm në një shkallë shumë të kufizuar me pak individëve të përfshirë.

“Një numër i vogël i individësh u vranë me qëllim heqjen dhe trafikimin e organeve të tyre,” thuhej në raportin e grupit të punës.

Këto zbulime siguruan baza për ndjekjet penale në gjykatën e re të krimeve të luftës. Dhomat e reja speciale, siç ato përshkruhen në mënyrë diplomatike në legjislacionin e miratuar nga deputetët e Kosovës muajin e kaluar, priten të ngrihen dhe të jenë gati të marrin në gjykim çështjet e tyre të para gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Ato duhet të gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe persekutim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej të ishin bashkëpunëtorë me regjimin serb apo kundërshtarët politikë të udhëheqjes së UÇK-së.

Trafikimi i organeve nuk është përmendur në mënyrë të drejtpërdrejt në legjislacionin e miratuar nga parlamenti i Kosovës që bën të mundur themelimin e gjykatës së re speciale. Por ai thotë se njerëzit mund të ndiqen penalisht për “nënshtrimin e personave që janë në fuqinë e një pale kundërshtare për më pas gjymtimin e tyre fizik apo eksperimente mjekësore ose shkencore të çdo lloji, të cilat nuk janë të justifikuara nga trajtimi mjekësor, dentar apo spitalor”.

Montgomery tha se televizioni publik serb RTS e dëmtoi shumë hetimin duke publikuar emrat e dy dëshmitarëve në një raport që u transmetua dhe publikua në internet në vitin 2009.

“Artikulli i RTS-së u shfaq menjëherë pas librit dhe ai i përmend ata, dy dëshmitarë të fshehtë, dy shqiptarë që qenë dëshmitarë të ngjarjeve në qytetin shqiptar të Kukësit, dhe nuk e di pse media duhet të përmendte dy dëshmitarë të besueshëm dhe në një histori që ka lidhje me Serbinë dhe viktimat serbe,” tha Montgomery.

“Nuk e di pse e bënë, por ja që e bënë dhe vunë në rrezik njerëzit. Në atë pikë historia shpërtheu,” shtoi ai.

Sipas Montgomery-t, OKB-ja dhe NATO-ja duhet të marrin përsipër disa përgjegjësi për atë që ndodhi pas luftës në Kosovë, sepse “kjo ndodhi para syve të tyre”.

“Ata nuk janë përgjegjës për vrasjet, por ata kishin autoritet ligjor mbi fushat ku ka ndodhur kjo gjë,” tha ai.

Etiketa: AkuzaBEBeogradBIRNburgosjedeputetdëshmitarëDick MartygazetarGjykataGjykatësgjykimHetimKosovëKrimekrime lufteKroaciKrujëLIBLufteMediaMjekmjekëNATOOKBpajisje mjekësoreParapersekutimraportRaportiromrrezikSHshqipShqipëriTrafiktrafik organeshtrafikuUNMIKvrasje
Tjetri
Deputeti i PS arrestohet pas përleshjes me armë për tenderin e lagunës së Patokut

Deputeti i PS arrestohet pas përleshjes me armë për tenderin e lagunës së Patokut

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.