Kriticizmi ndaj ekonomiksit – nga arroganca, neglizhenca ndaj objektivave shoqërore përtej të ardhurave, përqendrimi i tepërt te teknikat formale, apo paaftësia për të parashikuar ndryshimet e mëdha të tilla si krizat financiare – zakonisht kanë rënë mbi ekonomistët nga njerëzit e profesioneve të tjera, ose nga ndonjë ekonomist jokonformist i periferisë. Por së fundmi duket se edhe udhëheqësit e ekonomiksit janë të palumtur.
Që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur ekonomiksi, që po përqafonte gjithnjë e më shumë matematikën dhe statistikën, zhvilloi një pretendim si shkencë, praktikuesit e saj janë akuzuar për një larmishmëri mëkatesh. Akuzat – përfshirë arrogancën, neglizhimin e objektivave socialë përveç të ardhurave, përqendrimi i tepërt te teknikat formale, apo paaftësinë për të parashikuar ndryshimet e mëdha të tilla si krizat financiare – zakonisht kanë rënë mbi ekonomistët nga njerëzit e profesioneve të tjera, ose nga ndonjë ekonomist jokonformist i periferisë. Por së fundmi duket se edhe udhëheqësit e ekonomiksit janë të palumtur.
Paul Krugman, një nobelist i cili gjithashtu është opinionist në New York Times, e ka bërë ves të shajë gjeneratën e fundit të modeleve në makroekonomiks duke argumentuar se ato neglizhojnë të vërtetat demode kejsianiste. Paul Romes, një nga krijuesit e teorisë së re të rritjes ekonomike, ka akuzuar disa emra të rëndësishëm, përfshirë nobelistin Robert Lucas, për atë që ai e quan “mathiness” – përdorimin e matematikeës për të turbulluar dhe jo për të qartësuar.
Richard Thaler, një ekonomist i mirënjohur i ekonomiksit të sjelljes te Universiteti i Çikagos, e ka bërë rrugë të akuzojë profesionin se po injoron sjelljen e botës reale në favor të modeleve që i supozojnë njerëzit si optimizues racionalë. Dhe profesori i financës Luigi Zingales, gjithashtu i Universitetit të Çikagos, ka akuzuar homologët e tij specialistë të financave se i kanë çuar shoqëritë drejt rrugës së gabuar duke mbivlerësuar përfitimet që prodhohen nga industria financiare.
Ky lloj ekzaminimi kritik i disiplinës nga emra të mëdhenj është i shëndetshëm dhe i mikpritur – veçanërisht në një fushë që nuk ka pasur shumë reflektim. Unë, gjithashtu, kam shënjestruar idetë më të shtrenjta të kësaj disipline – tregun e lirë dhe tregtinë e lirë dhe e kam bërë shumë shpesh. Por ka një nënkuptim shqetësues në të gjithë këtë gamë të re kriticizmi që duhet të bëhet i qartë – dhe të hidhet poshtë. Ekonomiksi nuk është ajo lloj shkence që do të arrijë ndonjë herë të realizojë një model të vërtetë që punon më së miri në të gjitha kontekstet. Çëhstja është jo që “të mbërrihet në një konsensus se cili model është i drejtë,” siç thotë Rimer, por të zbulosh se cili model aplikohet më mirë në një gjendje të caktuar. Realizimi i kësaj do të mbetet gjithmonë një zanat, jo një shkencë, veçanërisht kur zgjedhjet duhet të bëhen në çastin që shfaqet problemi.
Bota shoqërore është e ndryshme nga bota fizike për shkak se ajo është e krijuar nga njeriu dhe për rrjedhojë është i ndryshueshëm pothuajse në pafundësi. Kështu, ndryshe nga shkencat e natyrës, ekonomiksi përparos si shkencë jo duke zëvendësuar modelet e vjetër me modele më të mira, por duke zgjeruar bibliotekën e vet me modele, secili duke hedhur dritë mbi një nevojë të ndryshme shoqërore.
Për shembull, ne tashmë kemi shumë modele mbi tregjet me konkurrencë joperfekte dhe me informacion asimetrik. Këto modele nuk i kanë bërë paraardhësit e tyre, që bazoheshin mbi konkurrencën perfektë, të pavlefshme apo të parëndësishme. Ato thjeshtë na kanë bërë ne më të përgjegjshëm për faktin se rrethana të ndryshme kërkojnë modele të ndryshme.
Në mënyrë të ngjashme, modelet mbi sjelljet të cilat theksojnë vendimet orientuese na bënë ne analistë më të mirë të mjediseve ku konsiderata të tilla mund të jenë të rëndësishme. Ato nuk i hedhin poshtë modelet e bazuara te zgjedhja racionale, të cilat mbeten mjetet më të rëndësishme në situata të tjera. Një model rritjeje që aplikohet te vendet e zhvilluara mund të jetë një model shumë i keq për vendet në zhvillim. Modelet që theksojnë pritshmëritë janë në disa raste më të mirat për të analizuar inflacionin dhe papunësitë; në raste të tjera, modele me elementë kejsianistë do të bëjnë një punë më superiore.
Jorge Luis Borges, një shkrimtar argjentinas, shkroi dikur një tregim – një paragraf të vetëm – i cili është ndoshta guida më e mirë te metoda shkencore. Në të, ai përshkruan një tokë të largët ku kartografia – shkenca e krijimit të hartave – qe përparuar në ekstreme të jashtëzakonshme. Një hartë e një province qe aq e detajuar sa qe sa përmasa e një qyteti të tërë. Harta e perandorisë zinte sipërfaqen e një province të tërë. Me kalimin e kohës, kartografët u bënë edhe më ambiciozë: ata krijuan një hartë e cila qe ekzaktësisht kopje në përmasa reale të të gjithë perandorisë. Siç shkruan me ironi Borges, gjeneratat e mëvona nuk arritën të gjejnë ndonjë përdorim praktik të një harte të tillë të rëndë. Kështu, harta u la të kalbet në shkretëtirë, krahas shkencës së gjeografisë që ajo përfaqësonte.
Kjo që vë në dukje Borges vijon të mos kuptohet nga shumë njerëz të shkencave shoqërore: të kuptuarit kërkon thjeshtëzim. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kompleksitetit të jetës shoqërore nuk është që të hartohen modele gjithnjë e më të elaboruara, por për të mësuar se si funksionojnë mekanizma të ndryshëm shkak-pasojë në një kohë të caktuar dhe pastaj për të kuptuar se cila prej këtyre mekanizmave ka më rëndësi në një mjedis të caktuar.
Ne përdorim një hartë nëse po i japim makinës nga shtëpia në punë, por një hartë tjetër nëse po udhëtojmë për në një qytet tjetër. Lloje të tjera hartash nevojitet nëse ne jemi me biçikletë, më këmbë apo kemi në plan të përdorim transportin publik.
Lundrimi mes modeleve të ndryshme ekonomike – zgjedhja se cili model funksionon më mirë – është një çështje shumë më e vështirë se sa zgjedhja e hartës së duhur. Praktikuesit e këtij zanati përdorin një larmishmëri metodash empirike formale dhe informale me nivele të ndryshme aftësish. Dhe, në librin tim të ardhshëm, Ekonomiksi Sundon, unë kritikoj shkollat e ekonomiksit për arsyen se nuk po i pajisin studentët me aftësitë për diagnozë empirike që kërkon kjo disiplinë.
Por kritikët e brendshëm të këtij profesioni e kanë gabim kur pretendojnë se disiplina ka shkuar në rrugë të gabuar për shkak se ekonomistët nuk kanë arritur ende konsensusin mbi modelet “e vërteta” (modelet që ata parapëlqejnë gjithsesi). Ne duhet ta shijojmë ekonomiksin me të gjithë larmishmërinë e vet – racionale apo joracionale, Kejsianiste apo Klasike, të cilësisë së lartë apo të cilësisë së dobët, ortodokse apo jokonformiste – dhe t’i përkushtojmë energjitë tona te të bërit më të mençur në përzgjedhjen e kuadrit të përgjithshëm që ne aplikojmë në një kohë të caktuar.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Economists vs. Economics