AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Ish-refugjatët e Ballkanit kthehen për të ndihmuar migrantët sirianë

Natalia ZabangaNatalia Zaba
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë, të cilët e kanë përjetuar edhe vetë largimin e detyruar nga shtëpia, po bashkohen dhe po mbledhin fonde për të ndihmuar ata që tani po kalojnë të njëjtën situatë.

Gjëja e parë që pa Vanja Crnojeviç, e cila jeton në Zvicër, ishte një video në Facebook. Në të shfaqej policia maqedonase që po mbyllte kufirin për refugjatët, duke përdorur gaz lotsjellës për të ndaluar ata që donin të kalonin.

Crnojeviç, 37 vjeçe, e cila u largua nga Bosnja në fillim të luftës 1992-1995 në moshën 12 vjeçe, priti një lajmi të ngjallte një reagim, një konferencë për shtyp, një protestë masive në rrugë, apo një kryengritje. Por asgjë nuk ndodhi.

Një javë më vonë ajo qe në Preshevë, komunën më në jug të Serbisë, banuar kryesisht nga shqiptarët etnikë, duke blerë batanije për të mbuluar fëmijët që flinin në trotuare.

Dy kampe të improvizuar i presin ata për pak kohë, përpara se të largohen drejt Hungarisë.

Vanja ka lindur në Maglaj, një qytet i vogël që i përket sot entitetit të Federatës së Bosnjes.

“Fëmijëria ime në Maglaj ishte si një përrallë”, kujton ajo, duke folur për gjyshin, gjyshen, hallat dhe të tjerë. Me të njëjtin pasion ajo liston emrat e miqve nga ish-Jugosllavia të cilëve iu desh të largoheshin nga vendi për shkak të luftës ose vështirësive.

Këta miq, të ciëlt tani jetojnë në Zyrih, Dada Dijamant nga Bosnja, Sandi nga Serbia dhe disa miq shqiptarë, u bënë bashkë për të mbledhur para dhe ndihmë për refugjatët.

“Gjatë luftës në Bosnje, Dada kaloi disa dytë në pyje. Një myslimane, ajo u largua me tre fëmijë në Zvicër më këmbë. Sandi dhe unë qajmë kur kujtojmë ato kohë,” thotë Vanja.

Para të mbledhura në shtatë ditë:

Vanja me një familje afgane në Miratovaç. Foto: Natalia Zaba
Vanja me një familje afgane në Miratovaç. Foto: Natalia Zaba

Vanja hapi një faqe Facebook të quajtur FluchtlingsHilfe HOVIS (që njihet me emrin lidhja Pakufi) dhe filloi të mbledhë para nga 28 gushti. Ajo nuk kishte një llogari bankare ndaj njerëzit shkuan dhe ia lanë paratë në vend ose ia dërguan me postë.

“Në shtatë ditë, ne mblodhëm 2700 franga zviceriane [rreth 2500 euro]. U mblodhëm së bashku, Sandi nga Serbia, Dada që ishte dëbuar nga serbët dhe unë, e të tre filluam të planifikonim si të ndihmonim sirianët që largoheshin nga lufta,” thotë ajo.

Me paratë, ajo bleu batanije dhe ushqim në Preshevë. Natën e parë në Preshevë, ajo pa se çfarë mund të bëhej.

Fëmijë dhe foshnje që shtriheshin në rrugë, shpesh me vetëm një çantë, të rraskapitur. Atë natë ajo ëndërroi rreth vargonit të mallrave dhe refugjatëve.

“Lufta të bën ta humbasësh kontrollin. Tani ne i shohim refugjatët që buzëqeshin dhe janë pozitivë, por është e gjitha një shok. Sapo mbërrijnë në destinacionet në BE, makthi do të vijë dhe do t’i prekë. Nuk i shpëton luftës, po e përjetove,” thotë Vanja.

“Ata shkatërrojnë shtëpinë dhe vendin tënd dhe ti pyet veten kush je. Duhet të zgjedhësh por nuk di si dhe çfarë,” shtoi ajo.

Ajo kujton historitë  nga bashkatdhetarët e saj rreth qytetit të lindjes Maglaj, që u bë skenë luftimesh të forta mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve gjatë luftës në vitet ’90.

Qyteti ishte në një bllokadë për nëntë muaj dhe e vetmja rrugë për të mbështetur njerëzit ishte ushqimi i hedhur nga ajri.

Rinia  e Preshevës ndihmon:

Vanja me refugjatët. Foto: Natalia Zaba
Vanja me refugjatët. Foto: Natalia Zaba

Gjatë 72 orëve që ajo kaloi në Preshevë, ia doli të organizojë blerje ushqimin dhe shpërndarjen e tij, të vizitonte një kamp në Miratovaç dhe Preshevë gjatë ditës. Gjatë natës vizitoi rrugët e refugjatëve, të buzëqeshnin, qeshnin ose qanin.

Muhammad dhe Aref, kurdë të rinj nga Turqia, i kërkuan të mos qante për ta.

Ata i ofruan cigare dhe një bisedë disa minuta për gjithçka, përfshirë se në cilat vende ishte më mirë të shkoje, Norvegji dhe Austri. Ata donin të bënin foto me Vanjën. “Nuk do ta harrojmë kurrë këtë,” thanë ata.

Çdo gjë që ajo bëri për të ndihmuar në një periudhë kaq të shkurtër do të ishte e pamundur pa ndihmën e aktivistëve vendas nga Zyra e Rinisë së Preshevës.

Valon Arifi, një vendas është vullnetar nga kjo zyrë që ndihmon refugjatët që nga fillimi.

U bënë muaj që ai dhe kolegët e tij janë dëshmitarë e një prej eksodeve më të mëdha në historinë njerëzore.

Valon ishte një refugjat në vitin 1999 kur NATO po bombardonte Serbinë.

Kur ishte 15-vjeç, ai kaloi tre ditë vetëm në shtëpi me qenin. Familja e tij u largua në qytetin maqedonas të Kumanovës dhe atëherë Valon u kujtua se kishin lënë qenin vetëm dhe u kthye në shtëpi. Ai u largua nga Kumanova dhe u kthye në Preshevë, pas tre ditësh ata u ribashkuan me familjen e tij teksa bëri më këmbë rrugën për në Kumanovë në Maqedoni dhe më pas në Shqipëri.

Vanja dhe Valoni nga Zyra e Rinisë të Preshevës. Foto: Natalia Zaba
Vanja dhe Valoni nga Zyra e Rinisë të Preshevës. Foto: Natalia Zaba

Sot ai është aty ku duhet të jetë, duke ofruar ndihmë.

Ka edhe të tjerë si ai, 16 vullnetarë punojnë çdo ditë në Zyrën e Rinisë në Preshevë dhe njerëz të papritur shfaqen vazhdimisht nga pjesë të ndryshme të Europës.

Besnik dhe Baftir Nuredini janë vëllezër, me origjinë nga Gostivari në Maqedoninë perëndimore. Tani ata jetojnë në Zvicër ku kanë një servis makinash.

Ata kanë ardhur në Preshevë së bashku me një mik, Ujkan Idrizin, avokat nga Gostivari.

Ashtu si Vanja, ata filluan të mbledhin para për refugjatët sirianë në vendin e punës. Klientët që riparonin makina linin disa para. Vetëm pak ditë më vonë mblodhën 4100 euro.

Ata shkuan së pari në kampin Gevgelija në Maqedoni në kufi me Greqinë. Ata përgatitën 1300 pako, secila me nga 10 artikuj, shpërndanë 900 pako në ditën e parë dhe 400 në të dytën.

Për Preshevën ata përgatitën 430 pako, të gjitha të shpërndara brenda natës.  Ata blenë jastëkë, ushqim, ujë dhe lëngje, farcoleta, lodra për fëmijët dhe shumë batanije.

Meqenëse dyqanet në Preshevë nuk kishin mjaftueshëm mallra që i duheshin refugjatëve, Ujkani, Besniku dhe Baftiri u larguan për t’i gjetur në vend tjetër. Ata do të sjellin 10,000 deri në 16,000 euro kur të kthehen.

Vanja në qendrën e pritjes në Preshevë. Foto: Natalia Zaba
Vanja në qendrën e pritjes në Preshevë. Foto: Natalia Zaba

Vanja gjithashtu po planifikon të kthehet, këtë herë e mobilizuar me tualete për refugjatët.

Ajo është e zemëruar që paratë e dërguara nga shtetet e BE si ndihmë nuk menaxhohen siç duhet. Tualetet nuk janë të organizuar për mijëra personat që kanë nevojë.

“Asnjë nga zyrtarët e bashkisë nuk ka menduar rreth tualetëve të lëvizshëm në rrugë. Është dikush në dijeni se mund të çojë në epidemi?” pyet ajo.

Ndërkohë një organizatë humanitare në Bosnja krijuar vitin e shkuar gjatë përmbytjeve, Pomzi.ba, ka organizuar 100 ton ushqime për refugjatët në Serbi, 20 ton prej të cilave do të shkojnë në Preshevë. Valon thotë se ai pret ndihmë nga Kroacia në ditët e ardhshme.

Etiketa: afganeaktivistAktivistëAustriBEblerjeBosnjaBosnjecigareEuroFacebookFamiljeFondegazkampKroaciaKufiLuftaMakinaMaqedonimyslimaneNATONorvegjiParaPoliciaPreshevëPunëPYJeSerbiSerbiaSHshqipShqipërisirianTurqiavideoZvicër
Tjetri
Bankers kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar mbi mosmarrëveshjet mbi taksat

Bankers kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar mbi mosmarrëveshjet mbi taksat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.