AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia përballet me presione të reja për vrasjet e vëllezërve Bytyqi

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Vuçiç në Uashington në qershor. Foto: Beta.

Kryeministri i Serbisë ka gjasa të vihet përsëri nën presion gjatë vizitës së tij në SHBA këtë javë për të zgjidhur çështjen e vrasjeve të vëllezërve Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi në vitin 1999.

Kryeministri Vuçiç në Uashington në qershor. Foto: Beta.
Kryeministri Vuçiç në Uashington në qershor. Foto: Beta.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç fillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara ditën e martë, por një premtim që ai bëri tri muaj më parë në Uashington për “të vënë drejtësi” në çështjen e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në korrik të vitit 1999 në Serbi mbetet ende i pa përmbushur dhe deri më tani s’është ngritur asnjë padi.

Praveen Madhiraju, një këshilltar ligjor i familjes Bytyqi, tha për BIRN se “për këtë çështje s’është bërë pothuajse asgjë që prej vizitës së fundit të Vuçiç në Shtetet e Bashkuara në qershir, kur ai tha se vrasjet e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi do të zgjidheshin”.

“Rreth tre muaj më vonë, të gjitha shenjat tregojnë se kryeministri Vuçiç do të kthehet duarbosh në Uashington përsa i takon çështjes së vëllezërve Bytyqi,” tha Madhiraju.

Megjithatë, pritet që çështja Bytyqi do të jetë përsëri në krye të axhendës gjatë takimit të Vuçiç me zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe sekretarin e shtetit John Kerry.

Vëllezërit Bytyqi iu bashkuan një njësie vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999. Pasi lufta mbaroi, ata u arrestuan në Serbi pasi kishin kaluar kufirin dhe më pas u vranë në qendrën e trajnimit në Petrovo Selo. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2002 në një varr masiv aty pranë.

Zyrtarët serbë kanë më shumë se një dekadë që i premtojnë qeverisë së Shteteve të Bashkuara se do të gjejnë personat që burgosën dhe vranë tri vëllezërit.

Muajin e kaluar, kryeprokurori i Serbisë për krime lufte Vladimir Vukcevic tha “se janë bërë përparime”, por nuk zbuloi ndonjë informacion më shumë duke u shprehur se kjo do të vinte në rrezik hetimin.

Megjithatë, ai tha se Vuçiç do t’i merrte provat me vete në Shtetet e Bashkuara dhe se “të dyshuarit janë ende në poste të rëndësishme në vend” ose rajonin përreth.

Familja Bytyqi ka akuzuar vazhdimisht shefin e qendrës së trajnimit në Petrovo Selo në atë kohë, Goran Radosavljevic, i njohur si ‘Guri’, si personi kryesor përgjegjës për vrasjet.

Radosavljevic tani është anëtar i bordit ekzekutiv të partisë qeverisëse të Vuçiçit, Partisë Progresive.

Ai i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk ka qenë në qendrën e trajnimit në Petrovo Selo në atë kohë dhe se s’ishte në dijeni të vrasjeve.

Serbia ndoqi penalisht dy oficerë policie për ndihmë në vrasje, por ata u liruan nga akuzat në vitin 2011. Pas kësaj, prokuroria serbe këmbënguli se po hetonte ata që urdhëruan dhe kryen krimin.

Gjatë një dekade që kur filluan hetimet, një numër i madh dëshmitarësh janë shprehur se janë kërcënuar që të mos dëshmojnë.

Etiketa: BidenBIRNdëshmitarëHetimetJoe BidenJohn KerryKëshilltar ligjorKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftepadiProkuroriarrezikSerbiSerbiaSHSHBAShtetet e Bashkuaravarrvarr masivVladimir Vukcevicvrasjevuçiç
Tjetri
Foto: Odiseja e zymtë e refugjatëve përmes Maqedonisë

Hekurudhat në Maqedoni ngrenë tarifat për të shfrytëzuar refugjatët

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.