AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rrënjët e liberalizmit gjerman

Dominique MoisingaDominique Moisi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Treni qe kalon kufirin Serbi-Kroaci. 18 shtator 2015. BETA/HINA/Damir Sencar

Gjermania – një vend që, më pak se një shekull më parë, qe një burim i stërmadh refugjatësh – është bërë destinacioni më i dëshiruar për ata që po ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika si dhe një kompas moral për pjesën tjetër të Europës. Si ia doli ky vend të lëvizë kaq shpejt nga errësira në dritë?

Treni qe kalon kufirin Serbi-Kroaci. 18 shtator 2015. BETA/HINA/Damir Sencar
Treni qe kalon kufirin Serbi-Kroaci. 18 shtator 2015. BETA/HINA/Damir Sencar

“Gjermani! Gjermani!” bërtasin me mijëra refugjatë, të cilët përballen me vullnetin e keq të autoriteteve politike të Hungarisë, përballë stacionit të trenit Keleti të Budapestit. Ata po ëndërrojnë Gjermaninë – jo ndonjë vend dosido evropian, por specifikisht Gjermaninë – në të njëjtën mënyrë se si më shumë se një shekull më parë, të varfrit e Evropës që përpiqeshin t’i shpëtonin mjerimit – dhe në disa raste edhe masakrave – ëndërronin Amerikën.

Kjo përfaqëson një ndryshim dramatik nga e kaluara. Çfarë kontrasti midis fotografisë, të shkrepur më pak se 80 vjet më parë në Geton e Varshavës, të një fëmije të vogël hebre me duart lart dhe sy të mbushur plot frikë, dhe një tjetër fotografie të shkrepur disa ditë më parë në Mynis rë një djali të vogël refugjat, koka e të cilit mbrohej nga kapela e një polici. Për fëmijën e parë, Gjermania nënkuptonte një lloj vdekje. Për të dytin, ajo ofron shpresën për një jetë më të mirë.

Dhe Gjermania nuk përfaqëson thjesht një shpresë abstrakte; vendi po mirëpret më shumë emigrantë sesa ndonjë nga homologët e tij evropianë, me kancelaren Angela Merkel që ka lajmëruar se vendi do të marrë të paktën 800,000 azilkërkues këtë vit. Si mundet një vend të lëvizë kaq shpejt nga errësira në dritë?

Asnjë s’mund ta mohojë rolin e shkollave, liderëve qytetarë dhe biznesmenë dhe, sigurisht, forcat e jashtme për këto ndryshime. Por nuk duhet as të nënvlerësojmë rëndësinë e lidershipit politik.

Ngjarjet mund të krijojnë politikanët. Para rënies së Murit të Berlinit, Helmut Kohl ishte në thelb një figurë politike provinciale e Gjermanisë Perëndimore; një figurë ndaj të cilit presidenti francez François Mitterrand do të shihte me një farë shpërfilljeje. Pastaj, si kancelar – një post që e mbajti për 16 vjet – Kohl ka luajtur një rol kyç në ribashkimin e Gjermanisë dhe, së bashku me Mitterand dhe të tjerë, hartuan Traktatin e Mastrihtit që krijoi Bashkimin Evropian.

Ngjarjet e kanë transformuar në mënyrë të ngjashme Merkelin nga një njeri që përllogariste me kujdes gjërat e shpesh merrte vendime të ngadalshme në një forcë të madhe morale. Me vendosmëri dhe qartësi, Merkel ka dënuar të gjitha format e ksenofobisë dhe ka kritikuar kolegët e saj evropianë për refuzimin e tyre në pranimin e refugjatëve. Në vend që të shqetësohej se mund të ofendonte njerëzit ose humbiste zgjedhjet e ardhshme, ajo po ndjek diktatin e ndërgjegjes së saj. Bija e një pastori protestant e rritur në Gjermaninë Lindore gjatë sundimit komunist, ajo po mbron vlerat demokristiane. Në fakt, në një kohë kur pjesës më të madhe të liderëve politikë evropianë u mungon frymëzimi dhe drejtimi, në mos edhe kuraja, Merkel është shfaqur si busulla morale e Evropës.

Ka ardhur koha që pjesa tjetër e liderëve të Evropës të hyjnë në rrugën e drejtë. Kur historia të troket kaq fort në dorë – këtë herë në formën e qindra mijëra refugjatëve – nuk mund të humbësh kohë duke qetësuar ose, më keq akoma, duke i bërë elozhe lëvizjeve populiste. Kjo është rruga më e sigurt për të humbur shpirtin – dhe zgjedhjet e ardhshme.

Sigurisht që s’duhet të tregohemi naivë. Politikat dhe morali nuk janë gjithmonë të pajtueshme, dhe Gjermania është në një situatë shumë të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës. Me tkurrjen dhe plakjen e popullsisë së saj, Gjermania ka nevojë për më shumë të rinj, njerëz të motivuar për të mbajtur ekonominë e saj të lulëzuar – një nevojë që refugjatët mund ta plotësojnë. Franca dhe shumë vende të tjera evropiane përballen me kushte më të favorshme demografike dhe kushtet më të këqija ekonomike, përfshirë papunësi të lartë.

Pas vitesh të tëra krize destabilizuese ekonomike, e cila mbetet ende për t’u kapërcyer, pjesa më e madhe e shoqërive evropiane ndihen tërësisht të papërgatitura – në aspektin shoqëror, ekonomik, politik, dhe madje edhe psikologjik – për të pritur valën e refugjatëve. Nëse Gjermania sillet në një mënyrë më dinjitoze, kjo është në sajë jo vetëm të udhëheqjes politike të Merkelit, por  edhe në sajë të faktit që gjermanët janë më të sigurt se shumica e evropianëve. Është më e lehtë të bëhesh i hapur ndaj të tjerëve kur e i sigurt në vetvete.

Por nuk duhet të nënvlerësojnë qëndrueshmërinë e vlerave si toleranca dhe solidariteti brenda shoqërive evropiane. Me këtë në mendje, liderët e BE-së duhet të punojnë për të inkurajuar dhe shfrytëzuar bujarinë e disave, ndërsa i përmbahen dhe rezistojnë egoizmit dhe ksenofobisë së të tjerëve. Megjithatë, për të qenë i suksesshëm, nuk duhet të ketë një ndarje të barrës. Nëse ata instinkt i të cilëve është të jenë bujarë lihen ta mbajnë të vetëm barrën, ajo bujari nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Në përfundim, një shoqëri mund të përparojë vetëm duke u treguar e hapur dhe tolerante. Refuzimi i diversitetit – qoftë kjo duke dallimet në shtëpi apo duke refuzuar të jashtmit – përshpejton prishjen. Për ta kthyer mbrapsht formulën e ish-presidentit të Çekisë Vaclav Klaus, fundi i Evropës nuk do të vijë nga pranimi valës së refugjatëve, por nga mbyllja dyerve tona kundrejt tyre dhe larja e duarve për fatin e tyre.

Po kështu, Hungaria nuk po e mbron Evropën duke ndërtuar mure të larta për të mbajtur jashtë refugjatët. Përkundrazi, ajo nuk po kundërshton vetëm vlerat themelore të Evropës, por po minon gjithashtu interesat e Evropës. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin bërë fuqia udhëheqëse botërore brenda më pak se dy shekujsh pa valën e madhe të emigrantëve që zbarkuan në brigjet e saj.

Evropa ka nevojë për refugjatët që të lulëzojë dhe refugjatët kanë nevojë për Evropën për të mbijetuar.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Roots of German Openness

Etiketa: AfrikaAngela MerkelazilkërkuesBashkimin EvropianBEBiznesmenEvropaFrancaGjermaniGjermaniahebrekrizeKroaciLindjaLindja e MesmeMerkelndarjepaktParapoliciProject SyndicateRefuzimiSerbiSHshtatorShtetet e BashkuaravdekjeZgjedhjet
Tjetri
Të ardhurat e qeverisë shënojnë deficit edhe me planin e ri

Të ardhurat e qeverisë shënojnë deficit edhe me planin e ri

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.