AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Të ardhurat e qeverisë shënojnë deficit edhe me planin e ri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë një takimi me perfaqesues të biznesit shqiptar, ku eshte diskutuar ne lidhje me luften kunder informalitetit më 7 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Megjithëse në fund të korrikut, qeveria e uli planin e të ardhurave buxhetore në krahasim me planin fillestar, sërish tatimet dhe doganat dorëzuan në gusht edhe më pak të ardhura se sa plani i rishikuar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë një takimi me perfaqesues të biznesit shqiptar, ku eshte diskutuar ne lidhje me luften kunder informalitetit më 7 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë një takimi me perfaqesues të biznesit shqiptar, ku eshte diskutuar ne lidhje me luften kunder informalitetit më 7 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Qeveria shqiptare u përball me një deficit të ri prej 2.8 miliardë lekësh, (rreth 20 milionë euro) në të ardhurat e muajit gusht, pavarësisht se plani i të ardhurave qe rishikuar në ulje me ndryshimet e buxhetit të shtetit të miratuara nga qeveria në 31 korrik.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat buxhetore për muajin gusht qenë 32.4 miliardë lekë, nga 35.1 miliardë që qenë planifikuar në buxhetin e rishikuar dhe shumë më të ulëta se sa plani fillestar prej 36.4 miliardë lekësh që qe përcaktuar në fillim të vitit.

Të ardhurat tatimore të qeverisë realizuan edhe pjesën më të madhe të këtij deficiti të ri, i cili sugjeron se qeverisë do t’i duhet të rishikojë sërish buxhetin 2015 në ulje.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se gushti solli mosrealizime në të gjitha taksat kryesore me përjashtim të taksës doganore. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar qe edhe zëri që solli deficitin më të madh, pasuar nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Rritje minimale

Qeveria shqiptare pati planifikuar rritje të bollshme të të ardhurave të veta për vitin 2015 për shkak të pritshmërive për rritje më të lartë ekonomike se sa në vitin 2014 si dhe të taksave dhe tatimeve shtesë të vendosura me paketën fiskale 2015. Plani fillestar i qeverisë qe që për këtë vit të mblidhte 414.5 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2014. Kjo rritje e të ardhurave u planifikua nën sugjerimin që ekonomia e taksueshme do të rritej me 5 për qind ndërsa taksat e rritura mbi karburantet apo akciza shtesë mbi tatimet, bashkë me supozimin se administrata tatimore dhe doganore do të punonin më mirë, do të sillnin pjesën tjetër të rritjes.

Por për periudhën janar-gusht 2015, rritja e të ardhurave të qeverisë qe vetëm 5.1 për qind. Ministria e Financave, në relacionin e saj për ndryshimin e buxhetit, të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, argumenton se parashikimi qe i gabuar, se ekonomia shqiptare u rrit shumë më pak se sa shpresohej dhe se taksat dhe tatimet e rritura dolën huq për shkak të faktorëve të ndryshëm, si psh, rënia e ndjeshme në importin e cigareve apo rënia e fortë në interesat monetare. Për rrjedhojë, Kuvendi e ndryshoi ligjin për buxhetin e vitit 2015 duke i ulur të ardhurat e parashikuara me rreth 4 për qind nga plani fillestar.

Ministria e Financave argumenton se shkaqet e rënies së të ardhurave janë jashtë fuqisë së saj, si psh, rënia e çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, të cilat kanë shkaktuar një deficit të papritur në të ardhurat e rentës minerare që paguhen nga kompanitë e nxjerrjes së naftës,  Ajo thotë se interesat

Por ndërkohë, të dhënat e muajit gusht sugjerojnë se edhe parashikimi i ri është i gabuar dhe do të duhet të rishikohet, ndërkohë që përmasat e deficitit të hasur në krahasim me parashikimet e fillimit të vitit rezultojnë më të larta se sa humbjet e pësuara nga rënia ndërkombëtare e çmimit të naftës apo interesave monetare më të ulëta. Për tetëmujorin janar-gusht të ardhurat tatimore të qeverisë janë 17.6 miliardë lekë më të ulëta se sa parashikimi fillestar.

Shtrëngim shpenzimesh

Ndërkohë që të ardhurat e buxhetit të shtetit janë shumë më të ulëta se sa parashikimet, qeveria nuk duket në nxitim për të shpenzuar para. Përkundrazi, përgjatë tetëmujorit të parë të këtij viti, ka edhe një mosrealizim shpenzimesh prej 27 miliardë lekësh në krahasim me planin fillestar të buxhetit. Shkurtimi i shpenzimeve është realizuar te investimet publike, të cilat njihen në statistikat e buxhetit si “investime kapitale”, ndërkohë që shpenzimet operative, të tilla si shpenzime për paga, pensione e mirëmbajtje, kanë vijuar të rriten me shpejtësi.

Mosrealizimi i shpenzimeve publike kontribuon në mënyrë indirekte edhe në rritjen më të ngadaltë ekonomike, gjë që dëmton edhe vetë të ardhurat e buxhetit.

Qeveria ka nisur nga shtatori një fushatë kundër informalitetit në ekonomi, fushatë që nuk dihet se sa ndikim do të ketë te të ardhurat e buxhetit. Ministria e Financave njoftoi se mbi 11 mijë biznese të vogla janë regjistruar për herë të parë që nga fillimi i shtatorit.

 

 

 

Etiketa: AdministrataAhmetajArben AhmetajBlendi KlosiEdi RamaekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEuroinvestimeKarburantetKryeministri Edi RamaKuvendiMinistria e FinancavendikimNikolin JakaParaPensioneQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshpenzimeshqipshqiptareshtatorStatistikatTaksatulje
Tjetri

Indeksi i 21 qershorit: Financimi i fushatës, një njollë e errët e zgjedhjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.