AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Indeksi i 21 qershorit: Financimi i fushatës, një njollë e errët e zgjedhjeve

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një votuese në Vorë më 21 qershor 2015. Foto: LSA

Një raport i organizatave të shoqërisë civile vlerëson se partitë politike dhe institucionet dështuan të bëjnë transparencën e donacioneve për fushatën e kushtueshme të zgjedhjeve lokale.  

Një votuese në Vorë më 21 qershor 2015. Foto: LSA
Një votuese në Vorë më 21 qershor 2015. Foto: LSA

Organizatat e Shoqërisë Civile vlerësojnë se zgjedhjet e 21 qershorit u shoqëruan me përmirësime dhe probleme, por financimi i fushatës së partive politike mbetet një njollë e errët e tyre. Sipas një raporti të publikuar të hënën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, financat e fushatës për zgjedhjet e 21 qershorit kanë marrë vlerësimin më të ulët mes indikatorëve të tjerë të zgjedhjeve.

Raporti “Indeksi i integritetit të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2015”, i hartuar nga një grup ekspertësh të IDM ka marrë në analizë 11 indikatorë të zgjedhjeve, duke u bazuar tek monitorimet e shoqërisë civile.

Raporti vlerëson se partitë politike kanë përdorur financat si mjet për të ndikuar votuesit, duke tejkaluar edhe në këto zgjedhje shpenzimet e parashikuara nga buxheti i shtetit. “Subjektet konkurruese dhe institucionet e ngarkuara me transparencën financiare të zgjedhjeve dështuan në mbledhjen, publikimin dhe vlerësimin e financimit të fushatës,” thuhet në raport.

“Në shumë raste, ka pasur përdorim të burimeve shtetërore në funksion të kandidatëve,” vlerësojnë ekspertët.

Financimi i fushatave ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e zgjedhjeve, pasi përdorimi i fondeve të dyshimta sjell pabarazi në garë dhe mund të deformojë rezultatin zgjedhor. Megjithatë, nga viti në vit, fushatat zgjedhore janë bërë më të kushtueshme, ndërsa fondet shtetërore arrijnë të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të këtyre shpenzimeve.

Raporti “Indeksi i integritetit të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2015” vlerëson se në këto kushte, partitë politike dhe kandidatët po mbështeten gjithnjë e më tepër në donacione për të realizuar një fushatë efektive.

“Kjo qasje mbart rrezikun e financimit të fushatave me burime të dyshimta financimi ose premtimeve nga kandidatët për krijime favoresh për donatorë të ndryshëm, nëpërmjet pushtetit të ardhshëm,” thuhet në raport.

Organizatat e Shoqërisë Civile vlerësojnë se zgjedhjet e 21 qershorit u shoqëruan me mungesë të transparencës financiare. Ato theksojnë se “vetëm një kandidat i pavarur ka zbardhur kontributet financiare të donatorëve dhe ka ftuar partitë të veprojnë njësoj”.

Përveç donacioneve të panjohura të përdorura në fushatë, raporti ka vlerësuar se legjislacioni zgjedhor ka qenë i paplotë, ndërsa administrata zgjedhore ka sjellë probleme, sidomos në nivelet e ulëta.

Indeksi i Integritetit të Zgjedhjeve është një vlerësim i cilësisë së zgjedhjeve nga organizatat e shoqërisë civile, që synon të kontribuojë në përmirësimin e këtyre proceseve në të ardhmen.

Etiketa: AdministratabuxhetiBuxheti i ShtetitdemokracidonacioneFinancatIDMIndeksikandidatëtLokalendikimraportRaportiSHvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Policia maqedonase kritikohet për dhunimin e refugjatëve

Policia maqedonase kritikohet për dhunimin e refugjatëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.