AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ujqërit e naftës, duhanit dhe mashtrimeve

Bill MckibbenKelle LouaillierngaBill MckibbendheKelle Louaillier
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Wayne S. Grazio/Flickr.

Manipulimet e korporatave ndaj pasojave fatale të produkteve të tyre e sollën botën në humnerën klimatike dhe shëndetësore të tanishme, është koha që industria e naftës të përjashtohet nga procesi i ligjbërjes.

Foto: Wayne S. Grazio/Flickr.
Foto: Wayne S. Grazio/Flickr.

Gjatë viteve të fundit, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish kanë vëzhguar me kujdes në atë që po ndodh në planetin tonë – thatësira historike, nivele deti në rritje, përmbytje masive dhe së fundmi, fakti se veprimtaria njerëzore po nxit ndryshim të shpejt klimatik. Por gjejeni se çfarë? Exxon (tani ExxonMobil) kishte një ide të vaktë të kësaj që në vitin 1978.

Në fillim të viteve 1980, shkencëtarët Exxon kishin më tepër se një hamendësim. Ata jo vetëm që e kuptonin shkencën pas ndryshimit klimatik, por gjithashtu njihnin rolin e madh të kompanisë së tyre në drejtimin e fenomenit. Duke njohur pasojat e mundshme si “katastrofike: për një pjesë të mirë të popullatës, ata i nxitën shefat kryesorë të Exxon të ndërmerrnin veprim. Në vend të kësaj, shefat e varrosën të vërtetën. Mund të ketë një anë të ndritur në këtë histori të keqe: hetimi i fundit që ekspozoi mashtrimin e Exxon mund të rezultojë duke katalizuar nevojën për zgjidhje të krizës klimatike. Mbi të gjitha, zbulimet e ngjashme rreth industrisë së duhanit – atë që shumica e kompanive të cigareve e dinin dhe kur ato e dinin – transformuan peizazhin e shëndetit publik.

Në vitet 1996, një seri padish detyruan kompanitë e duhanit të publikonin miliona dokumente të brendshme, që konfirmonin atë që mbrojtësit e shëndetit publik dhe politikëbërësit kishin dyshuar prej kohësh: që në vitet 1950, industria e dinte se nikotina krijonte varësi dhe se cigaret shkaktonin kancer. Por për të mbrojtur interesat e veta, Ujqërit e Cigareve e disinformuan publikun, duke bërë çdo gjë të mundshme që të hidhnin dyshim mbi zbulimet shkencore që e dinin se ishin të sakta. Taktika të tilla i dhanë mundësinë industrisë të shtyjë, për më shumë se 50 vjet, rregullimin që do të shpëtonte miliona jetë njerëzish në vit.

Pas zbulimeve, megjithatë, ishte e qartë se industria e cigareve ishte një forcë keqdashëse që nuk i përkiste procesit të politikëbërjes. Me largimin e Ujqërve të Cigareve nga peizazhi, dhe të armatosur me prova të pasojave të vërteta për konsumin e cigareve, mbrojtësit e shëndetit publik mundën të bindnin qeveritë të vepronin.

Në vitin 2003, liderët botërorë ranë dakord për Konventën Kornizë mbi Kontrollin e Duhanit (FCTC), negociuar nën rrethanave të favorshme të Organizatës Botërore të Shëndetit. Sot, traktati mbulon 90 për qind të popullatës së botës dhe ka kontribuar në një ulje të ndjeshme të shitjes për korporatat e duhanit. Me kalimin e kohës ka shpëtuar qindra miliona jetë (dhe shumta të mëdha buxheti në kujdesin shëndetësor te qeveritë).

Ujqërit e naftës, tani është e qartë se kanë pasuar shembullin e Ujqërve të Duhanit. Në vitin 1997, thuajse dy dekada pasi filloi të studionte ndryshimin klimatik, ata i hodhën poshtë studimet e tyre duke pretenduar se shkenca klimatike ishte larg nga të qenët e qartë dhe për këtë arsye ata nuk mbështetën ulje të detyrueshme në përdorimin e energjisë.

Përveçse shtypi zbulimet e veta, ExxonMobil (dhe bashkëshokësit e tij) themeluan dhe promovuan shkencën e kotë dhe tërhoqën shkencëtarë që paralajmëruan për pashmangshmërinë e katastrofës klimatike. Qasja e kompanive të karburantit fosil ishte aq efektive saqë media vetëm tani po fillon të kuptojë rolin që industria luajti në krijimin e të ashtuquajturit “debat klimatik”.

Por ndoshta suksesi më i madh i Ujqërve të Naftës ishte shkatërrimi i vullnetit politik për të zbatuar rregullimet e duhura. Edhe pasi komuniteti ndërkombëtar miratoi Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin Klimatik (UNFÇC) në 1992, industria e karburanteve fosile ia doli të bllokojë progresin – në atë pikë sa nëse nuk ndërmerret veprim serioz sa më shpejt, i gjithë procesi mund të veprimi serioz nuk shkatërrohet.

Në Europë, lobimi i Royal Dutch Shell i dobësoi aq shumë përpjekjet e Bashkimit Europian saqë nuk ka më synime për efikasitet të energjisë së rinovueshme për shtetet individuale. Kompania madje i çoi një letër presidentit të Komisionit Europian duke pretenduar se “gazi është i mirë për Europën”. Shell dhe kompani të tjera nafte tani po premtojnë të punojnë si “këshilltarë” të qeverive kombëtare se si të përballen me ndryshimin klimatik.

Ashtu si dosjet e duhanit e nxorrën industrinë e duhanit nga proceset politikëbërëse, hetimi i Exxon duhet të nxisë liderët botërorë të largojnë industrinë e karburanteve fosile nga përpjekjet për të shpëtuar krizën klimatike. Mbi të gjitha, asnjë politikë nuk mund të ketë sukses nëse ata që e krijojnë po vënë bast për dështimin e saj.

Pika e kthesës në politikën e shëndetit publik të lidhur me duhanin erdhi kur shthurja e industrisë u bë e padiskutueshme. Tani, ai moment ka ardhur për lëvizjen klimatike. Ne nuk mund thjesht të shpresojmë se industria e karburantit fosil do të ndryshojë mënyrat e veta. Siç po kërkon një aleancë e grupeve të të drejtave njerëzore, aktivistëve mjedisorë dhe mbrojtësit e llogaridhënies nga korporatat, ne duhet ta dëbojmë inudstrinë nga procesi ynë i politikëbërjes.

Shkencëtarët e Exxon kishin të drejtë: pasojat e ndryshimit klimatik në shumë komunitete janë katastrofike. Me kaq shumë jetë në rrezik – dhe prova kaq të qarta të kërcënimit – Ojqërit e Naftës, si Ujqërit e Duhanit përpara tyre, duhet të trajtohen siç janë: një telash i madh.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Big Oil, Big Tobacco, Big Lies

Etiketa: 1997aktivistAktivistëBashkimit EuropianbuxhetiLobimiMediapërmbytjeProject SyndicaterrezikSHShellShkencaulje
Tjetri
Kina nuk është në kolaps

Kina nuk është në kolaps

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.