AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

BDI është tani “vasali” i qeverisë maqedonase

Emir HasanovicngaEmir Hasanovic
11 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Politikani Gzim Ostreni. Foto: BIRN.

Gzim Ostreni thotë se partia në koalicionin qeverisës në Maqedoni ka shkëmbyer parimet demokratike për praktika korruptive, arsye për të cilën ai po del më vete.

Politikani Gzim Ostreni. Foto: BIRN.
Politikani Gzim Ostreni. Foto: BIRN.

Gzim Ostreni është një politikan karizamtik  i cili së fundmi ka vendosur të largohet nga partia më e madhe etnike e shqiptarëve në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI dhe të formojnë partinë Uniteti.

Ai e ka bërë lëvizjen e tij teksa Maqedonia mbetet e ngecur në krizën politike më të thellë që kur përjetoi pavarësinë në vitet 1990.

Ish-partia e Ostrenit është akuzuar se ka bashkëpunuar me regjimin autoritar dhe korrupsionin e kryeministrit Nikola Gruevski – akuza të forcuara nga bisedat inkriminuese të zyrtarëve të lartë publikuar në fillim të këtij viti nga Social Demokratët në opozitë.

“Ne jemi shumë të lumtur që Zaev ka zbuluar të gjithë abuzimet dhe krimet,” tha Ostreni.

“Ish-partia ime [BDI] nuk mund të riorganizohet. Ka humbur çdo sens zhvillimi të demokracisë në Maqedoni… ata janë bërë vasalë të VMRO DPMNE-së së Gruevskit.

Ostreni kërkon ta ndërtojë Unitetin mbi një koncept qytetar në të cilin të gjithë shtetasit, pavarësisht etnisë, janë të barabartë. Ai thotë se BDI u zotua të bënte të njëjtën gjë, por doli nga rruga.

“Pa shikojini ata tani. Në vend që të zgjidhin probleme po pengojnë veten, ndaj kujt? Nëse je pjesë e punëve të ndyra që përfshijnë ryshfetin dhe korrupsionin, atëherë je i mbaruar sepse po punon kundër ligjit”.

Ostreni thotë se ai do t’i japë njerëzve “zgjedhjen e një rruge tjetër që do të udhëheqë drejt zhvillimit dhe largimit të të metave aktuale. Ne nuk po formohemi për të mundur BDI apo VMRO… Ne jemi për më shumë parti, opinione të ndryshme”.

Pamja e tij e këndshme fsheh një të shkuar ushtarake të vështirë. Ai e filloi karrierën në ish-Ushtrinë Popullore Jugosllave, gjatë konfliktit të armatosur maqedonas të 2001, ku Ostreni drejtoi stafin e forcës kryengritëse të shqiptarëve etnikë, Ushtrinë Kombëtare Çlirimtare, UÇK, që përballej me forcat e sigurisë.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Ohrit në 2001, që i dha të drejta më të mëdha shqiptarëve etnikë, UÇK-ja u shpërnda. Vitin tjetër, ish-liderët ushtarakë të tij kryesuar nga Ali Ahmeti, krijuan BDI.

Ostreni thotë se ai dhe shokët e tij “nuk i morën armët për situatën aktuale të hajdutërisë kombëtare. UÇK-ja u shpërbë menjëherë pasi ne ramë dakord në Ohër dhe përcaktuam ndryshimet kushtetuese. Nëse dikush uzurpon të drejtat e maqedonasve, a nuk do të luftonin ata? A nuk e duan ata vendin e tyre? Unë e dua! Nuk dua të jetoj në një Maqedoni të prapambetur. Dua të jetoj në një Maqedoni Europiane të shekullit 11.”

Mes të tjerash, marrëveshja e Ohrit parashikoi që shqiptarët të hyjnë në forcat e sigurisë dhe në adminstratë, u lejuan të përdorin shqipen si një gjuhë të dytë zyrtare dhe u lejuan të përdorin simbole kombëtare shqiptare më shumë.

Ostreni thotë se marrëveshja është prishur. “Ka një bllokim në zbatimin e pikave kryesore të marrëveshjes,” thotë ai.

“Ne prisnim që këto ndryshim të bëheshin nga 2004 në 2006. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe situata po shkon në regres. Imazhi ynë ndërkombëtar po bie dhe sitata është keq,” shtoi ai.

Ostreni thotë se marrëdhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe Shqiptarëve mbeten të brishta, për vaj të partive qeverisëse.

Incidentet e shpeshta etnike mes të rinjve madje edhe të rriturve “janë një pasojë e farës që politikanët nga të dyja blloqet kanë mbjellur në zgjedhjet e shkuara,” tha ai. “Në vend të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, për të kthyer marrëdhënie të mira etnike dhe harmoni, ata kanë nxitur tensionet”.

Politikani Ostreni. Foto: BIRN
Politikani Ostreni. Foto: BIRN

Ai thotë se i mbetet besnik interesave strategjikë të Maqedonisë, që përfshijnë integrimin në Europë dhe NATO.

“Ne duhet të luftojmë të sjellim vlera europiane këtu. Duke vepruar kështu do ta bëjmë vendimin e pranimit në BE më të lehtë. Kjo është gjithashtu një arsye përse formuam këtë parti të re,” tha ai.

Ostreni këmbëngul se e shkuara e tij paraushtarake nuk është një pengesë për të tani që lfuton për të drejta civile dhe barazi.

“Shumë politikanë në botë kanë pasur një të shkuar ushtarake në konflikte më të mëdha dhe më vonë janë bërë shtetarë të rëndësishëm,” thotë ai.

Një sociolog me profesion, që dikur ishte aleati më i ngushtë i Ahmetit në UÇK dhe BDI, ai thotë se i ka kaluar vitet e fundit të jetës larg nga politika sepse donte të përqëndrohej më tepër në punën akademike.

Gjatë kësaj kohe ai  ka shkruar një libër në shqip dedikuar konfliktit 2001, të titulluar “Ushtria Çlirimare Kombëtare – Lufta dhe Paqja në Maqedoni”, që përfshin kujtimet e tij dhe një arkivë të dokumenteve zyrtare prodhuar nga ish-UÇK.

“Ky është një dokument historik i rëndësishëm. Për fat të keq, kur aplikova për përkthim maqedonisht në Ministrinë e Kulturës, u mohua,” tha ai.

Mes pakënaqësisë në rritje të shqiptarëve në Maqedoni me politikanët  e tyre të jetër dhe formacionin e rinj të lëvizjeve të reja politike që planifikojnë të konkurrojnë në zgjedhjet e prillit, Ostreni mohon formimin e partisë së tij për të sabotuar shanset e të tjerëve dhe për të zbutur sulmin ndaj BDI.

“Kjo është e gjitha disinformim sepse ne po kundërshtojmë politikat e tyre me aletarnativa konkrete dhe nuk planifikojmë të mbështesim as Ahmetin dhe as këdo tjetër. Kjo është e gjitha një budallallëk,” tha ai.

Ostreni thotë se kanë marrëdhënie miqësore por jo zyrtare me lëvizje të tjera të shqiptarëve si BESA apo partia e re e Zijadin Selës.

“Nëse mbajmë njërën anë që në fillim, atëherë nuk i kemi punët në vijë. Përse do të vinte ndokush të na bashkohej atëherë?” pyet ai.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2004, Ostreni ishte kandidati i BDI. Ai mbetet kandidati më i suksesshëm presidencial i partisë, pasi fitoi thuajse 140 mijë vota. Ai shpreson se kredencialet nga ajo fushatë zgjedhore do të përkthehen në mbështetje për partinë e re.

“Ne po bëjmë ngadalë më shumë punë dhe po flasim më pak. Nëse premtoj diçka dhe nuk e mbaj nuk do të jem në gjendje të justifikohem,” thotë ai.

Ai thotë se qeveria e Gruevskit, ku BDI ka qenë një anëtare që nga 2008, ka krijuar një atmosferë frike dhe intimidimi.

Ai gjithashtu dyshon se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mes katër partive kryesore politike që synojnë t’i japin fund krizës do të sjellin një atmosferë të drejtë elektorale në prill.

“Presioni te qytetarët do të jetë shumë i madh derisa ata shkojnë për të votuar. Por sapo të mbërrijnë në kutitë e votimit nuk do të ketë më presion. Në atë vend, në shenjë revolte, njerëzit do të votojnë sipas bindjeve dhe dëshirave të tyre”, thotë ai.

“Falsifikimet janë një problem krejt tjetër,” shtoi ai, duke argumentuar se në zgjedhjet e ardhshme ka gjasa të shohim qeverinë të praktikojë votuesit fiktivë për të kaluar balancën.

Etiketa: akademikeAkuzaAli AhmetiArmëBDIBEBIRNbllokimGruevskikushtetueseLIBLuftaMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjambështetjeNATONikola GruevskiohritPartiaPunëQeveriaShpresONshqipshqiptaretë drejtaUshtriaVMRO DPMNEVotavotuesitZgjedhjet
Tjetri
Bosnja: Fotografi të një shoqërie të traumatizuar

Bosnja: Fotografi të një shoqërie të traumatizuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.